LIVE UPDATES
Politike

"Keni pasur presion nga qeveria?"/ SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, Bardhi zbulon DETAJE nga mbledhja: I pyeta avokatët, a po bën Rama gjyq politik?

Bardhi theksoi se edhe maxhoranca pyeti kreun e SPAK, Altin Dumanin nëse kishte pasur presion nga qeveria për dosjen që kishte dorëzuar në Kuvend.

11 Korrik 2023, 20:10 Nga k.m.
"Keni pasur presion nga qeveria?"/ SPAK kërkon arrestimin e
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar çështjen e Arben Ahmetaj para mediave, pasi doli nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të vulës, Gazment Bardhi, është shprehur pas përfundimit të mbledhjes së maxhoranca mori vendimin pa votim në Këshill për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura. Në fjalën e tij para mediave, Bardhi tha se i ka pyetur vetë avokatët e Ahmetajt nëse kanë pretendime se kryeministri Edi Rama po bën ndaj klientit të tyre një gjyq politik. Ndërsa theksoi se edhe maxhoranca pyeti kreun e SPAK, Altin Dumanin nëse kishte pasur presion nga qeveria për dosjen që kishte dorëzuar në Kuvend. Po ashtu, në fund, Bardhi premtoi se kishte parë në dosje edhe emra të tjerë "VIP", që sipas tij, do të mund të formonin në burg një grup të tërë paralamentar. Por nuk përmendi asnjë emër tjetër. 

"Nuk morëm përgjigje nga kreu i SPAK as për Ramën dhe as për Veliajn. Pyetjet tona kishin të bënin në motivimin politik të kërkesës, për njërin kërkohet arrestim; ndërsa për tjetrin nuk ka formalizim të hetimeve. Prandaj bëmë këtë pyetje. Nuk morëm përgjigje. Nuk morëm përgjigje as lidhur me vilën e Ahmetaj, pretedimi i SPAK është që e ka marrë nga Edmond Begaj. E kam pyetur nëse është dhuratë në kuadër të aferës së Unazës së Madhe. Nuk kemi marrë përgjigje. Nesër do të dëgjojmë pretendimet e Ahmetajt. Nuk do të bëjmë gjyq, por unë konkretisht i kam pyetur nëse kanë apo jo informacione nëse është Edi Rama ai që po nxit hetimet në SPAK. Avokatët nuk kanë konfirmuar se ka një presion nga Edi Rama ndaj Ahmetajt. Nuk e di çfarë sqarime të kohëve shtesë kanë nevojë. Nga maxhoranca kishte vetëm dy pyetje, nëse ka pasur presion nga shteti dhe nëse plotësoheshin kriteres për të aplikuar masën e sigurisë "arrest me burg". Të dyja këto çështje nuk kanë lidhje me këshillin e rregullores. Ahmetaj duhet të ishte nbë burg ëq në 2020 kur PD dhe unë kemi depozituar kallëzimin penal në SPAK. Ka marrë 3 vite kohë. Ka qenë një hetim i thelluar dhe i përgëzoj. Standad që duhet të aplikohet ndaj çdo zyrtari publik. A kishte emra të tjerë VIP? Më shumë sesa numri i nevojshëm për të formuar një grup parlamentar. "

FJALA E PLOTË:

Mbledhja e Këshillit filloi me një kërkesë që të ishte e hapur për mediat dhe opinionin publik. SPAK kishte kërkesë për të ruajtur sekretin hetimor. Sipas Kushtetutës, duhet të vendosë Këshilli, maxhoranca e mori vendimin pa votim. Diskutimet e SPAK nuk kishte asnjë informacion shtesë. Kërkesa është publike prandaj iu dha kohë Ahmetaj për t'u larguar nga Shqipëria. Nuk kam pasur një konfirmim nga SPAK, ndaj dhe nuk dua që të aludoj për vendndodhjen e tij. Largimi i tij u konfirmua nga avokatët e tij.  Avokatët e dinin që nuk kishte ikur për t'u arratisur por nuk e dinin se ku ishte. Do shtyhet autorizimi javën që vjen. Kjo është një ndihmë dhe mbështetje që maxhoranca i jep Ahmetaj për t'u fshehur nga drejtësia. U konfirmua se ai nuk ndodhet në Shqipëri. Duhet të jeni të qartë se mes ditës së kërkesës së SPAK kanë kaluar 3-4 ditë që Ahmetaj të largohej nga Shqipëria.

Nuk morëm përgjigje nga kreu i SPAK as për Ramën dhe as për Veliajn. Pyetjet tona kishin të bënin në motivimin politik të kërkesës, për njërin kërkohet arrestim; ndërsa për tjetrin nuk ka formalizim të hetimeve. Prandaj bëmë këtë pyetje. Nuk morëm përgjigje. Nuk morëm përgjigje as lidhur me vilën e Ahmetaj, pretedimi i SPAK është që e ka marrë nga Edmond Begaj. E kam pyetur nëse është dhuratë në kuadër të aferës së Unazës së Madhe. Nuk kemi marrë përgjigje. Nesër do të dëgjojmë pretendimet e Ahmetajt. Nuk do të bëjmë gjyq, por unë konkretisht i kam pyetur nëse kanë apo jo informacione nëse është Edi Rama ai që po nxit hetimet në SPAK. Avokatët nuk kanë konfirmuar se ka një presion nga Edi Rama ndaj Ahmetajt. Nuk e di çfarë sqarime të kohëve shtesë kanë nevojë. E gjitha kjo vonesë është një vonesë që nuk ka ndodhur në raste të tjera. Për zotin Tahiri kërkesa ka ardhur në datën 19, më 20 e ka marrë këshilli, më 21 ka përfunduar e gjithë procedura. Po të mos jepnin "ok" për lëshimin e mandatit do të ishte çmenduri. Faktet janë shteruese, nuk ka asnjë aryse pse Kuvendit duhet të japë mosdhënien e autorizimit. Nga maxhoranca kishte vetëm dy pyetje, nëse ka pasur presion nga shteti dhe nëse plotësoheshin kriteres për të aplikuar masën e sigurisë "arrest me burg". Të dyja këto çështje nuk kanë lidhje me këshillin e rregullores. Ahmetaj duhet të ishte nbë burg ëq në 2020 kur PD dhe unë kemi depozituar kallëzimin penal në SPAK. Ka marrë 3 vite kohë. Ka qenë një hetim i thelluar dhe i përgëzoj. Standad që duhet të aplikohet ndaj çdo zyrtari publik. A kishte emra të tjerë VIP? Më shumë sesa numri i nevojshëm për të formuar një grup parlamentar. 

gazment bardhi arben ahmetaj ne spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet