17 Maj 2022, 18:09
Nga DOSJA
Mbledhja
TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua ditën e sotme nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolli. Mësohet se në rendin e mbledhjes ishin kërkesa për mocion me debat publik urgjent të Kuvend për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, përcaktimi i datës së votimit të dytë të votimit për Presidentin e Republikës si dhe caktimi i afatit të shqyrtimit të kandidaturës nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Në lidhje me kërkesën për mocion me debat publik urgjent në Kuvend për deklaratën e Ramës, mbledhja nuk arriti konsensus për miratimin e saj dhe vendosi t'ia kalojë për shqyrtim seancës plenare. Në konferencë u përcaktua data e votimit të dytë zgjedhjen e Presidentit të Republikës në 23 maj 2022, ora 18:00.
Gjithashtu në konferencë, u caktua afati i shqyrtimit të kandidaturës nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut datën 23 maj 2022 në orën 10:00. Po ashtu konferenca caktoi datën e dorëzimit të dokumentacionit nga sot deri në 22 maj 2022, ora 16:00.
Në kërkesën për deklaratën e Ramës e kanë firmosur deputetët: Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Sali Berisha. Vasili këtë deklaratë e quajti e turpshme dhe e cilësoi si një tradhëi ndaj të ardhmes së vendit.
“Dorezohet ne Parlament Mocioni per Debat Urgjent!(DOKUMENTI).Deklaratat e turpshme serboruse te Rames per ndryshim kursi te integrimit europian jane tradheti e hapur ndaj te ardhmes se vendit,” ka shkruar Vasili.
(I.A/dosja.al)
Politike
17 Maj 2022, 18:02
Michael Granoff
TIRANË- Kreu i fornacionit Shqiptaro Amerikan (ADF) Michael Granoff tha se në Shqipëri synojnë të investojnë ...
Politike
17 Maj 2022, 17:58
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes me Fondin amerikano-Shqiptar për n...
Politike
17 Maj 2022, 17:56
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se të paktën 100 shkolla në Shqipëri do të kenë laboratorë Smart. Qever...
Politike
17 Maj 2022, 17:44
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së i...
Politike
17 Maj 2022, 17:38
Ilir Meta dhe Momchil Raytchevski
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin bullgar Momchil Raytchevs...
Politike
17 Maj 2022, 17:31
Edi Rama dhe Michael Granoff
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen në ‘klubin e të korruptuarve’, drejtori...
Politike
17 Maj 2022, 16:41
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar të paligjshëm vendimin e Gjykatës së Apelit që ka marr&e...
Politike
17 Maj 2022, 16:06
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Gjykata e Apelit u ka bërë thirrje palëve politke që të mos ndërhyjnë nd&eum...
Politike
17 Maj 2022, 15:55
Kuvendi i Shqiperise
Skena politike në Shqipëri është përfshirë në diskutime për zgjedhjen e presidentit të ve...
Politike
17 Maj 2022, 15:36
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Treshja e gjyqtarëve Elona Toro, Genti Shala dhe Edlira Petri janë përzgjedhur për të shqyrtua...