LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja me kryetarët e degëve të PD-së! Berisha: Diktatura e Tiranës është më e rrezikshmja në planet sepse ka një fuqi të jashtëzakonshme, fuqinë e drogës

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e mekryetrët e e degëve të PD-së, Berisha e cilësoi regjimin aktual si diktaturën më të rrezikshme në planet, duke theksuar se, ndryshe nga regjimet e tjera autoritare, ajo e Tiranës kontrollon pasurinë dhe ndikimin që buron nga trafiku i drogës.

11 Nëntor 2025, 14:08 Nga M.L
Mbledhja me kryetarët e degëve të PD-së! Berisha: Diktatura
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka ngritur në vend një diktaturë autoritare të rrezikshme, e cila, sipas tij, mbështetet në fuqinë e drogës dhe pastrimin e parave të krimit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e mekryetrët e e degëve të PD-së, Berisha e cilësoi regjimin aktual si diktaturën më të rrezikshme në planet, duke theksuar se, ndryshe nga regjimet e tjera autoritare, ajo e Tiranës kontrollon pasurinë dhe ndikimin që buron nga trafiku i drogës.

Sipas tij, persona të lidhur me qeverinë përfitojnë miliarda euro nga trafiku i lëndëve narkotike, të cilat më pas përdoren për blerje votash dhe kapjen e institucioneve, ku nuk la pa përmendur se vetëm një individ i lidhur me qeverinë, Franç Çopja, ka tregtuar 28 ton kokainë në një vit.

DEKLARATA

Cilido që është i interesuar për alfën e realitetit politik shqiptar, që ka nocionet më elementare të diktaturave, Shqipëria është një diktaturë e mirëfilltë autoritare. Çfarë janë diktaturat autoritare? Janë diktaturat që e pranojnë pluralizmin, por e shtypin pluralizmin. Totalitaret nuk e pranojnë pluralizmin. Diktaturat autoritare janë të njohura. Janë diktatura elitash, janë diktatura grupesh të caktuara, por kjo e Tiranës është diktatura më e rrezikshme e planetit.

Pse është diktatura autoritare më e rrezikshme e planetit? Sepse kjo ka një fuqi të jashtëzakonshme që asnjë diktaturë tjetër nuk e ka, ka drogën dhe paratë e saj. Vetëm një person, i lidhur me Edi Ramën dhe qeverinë, vetëm në një vit, tregtoi 28 ton kokainë dhe këto nuk janë të dhënat tona, këto janë të dhënat e agjencive ndërkombëtare, dhe ky është Franç Çopja.
17 ton i çoi në Roterdam, 11 ton i çoi në Antverpë. Kjo do të thotë se vetëm me këta të Antverpit, ky mori 3 miliardë euro. Çfarë do të thotë kjo për ne shqiptarët? Për Edi Ramën do të thotë fuqi elektorale, blerje votash, dhunim ligji, dhunim Kushtetute.

Për qytetarin e thjeshtë që do të jetojë me nder dhe dinjitet, kjo do të thotë varfëri, mjerim, vrasje, krim. Ky është vetëm një person. Këta, këto para krimi më lehtë se kudo tjetër i sjellin në Shqipëri, dhe jo vetëm në Shqipëri që këta diktojnë rezultatin e zgjedhjeve më shumë se çdo gjë tjetër, por këta kanë filluar të luftojnë për të diktuar rezultatin e zgjedhjeve në Ekuador, Uruguaj, Paraguaj. Këta vrasin kandidatë për presidentë, vrasin zyrtarë, vrasin gjykatës, vrasin prokurorë.
E megjithatë këta kanë mburojë qeverinë e Tiranës, tek e cila gjejnë hapësirën më të madhe për të larë paratë e tyre të vrasjeve, krimit dhe drogës.

E vërteta, këtu do ndalem në këtë moment, është shumë e hidhur. Pak më e hidhur se ç’po e them. Sepse ky narkoshtet që po rrënon kombin tonë, që nga viti 2014 gjer në vitin 2023 largoi nga Shqipëria vetëm në hapësirën evropiane sipas statistikave të BE, largoi nga Shqipëria 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Pse i largoi? Si i largoi? I largoi sepse shkatërroi ekonominë.

Euro dhe dollari u zhvlerësuan me 35 përqind dhe unë i kërkoj guvernatorit të Bankës të jetë transparent dhe i hapur. Stabiliteti monetar i Shqipërisë është një fatkeqësi kombëtare për faktin se ai, para syve tanë, narkoeuro, euro e kokainës, e heroinës dhe kanabisit shtrin përtokë euron e djersës, euron e mundit, euron e krijimit, të eksportuesve shqiptarë. Dhe këta, për shkak të këtyre narkoeurove që vijnë dhe futen me arka në rrënjët e ullinjve, këtyre u bie kursi.  Dhe unë u garantoj se mijëra prej tyre falimentuan.

Falimentuan sepse nuk ka eksporte me fitime 50 përqind. Aq më tepër kur një pjesë e madhe ishte industri fasoni. Dhe në qoftë se u kujtohet, Edi Rama për të justifikuar këtë dramë të madhe, është industri e botës së tretë, e shpallte atë. Haptas. Paçka se ajo punësonte, në atë kohë kur ai fliste, 120 mijë shqiptarë. Dhe e përzumë për shkak të drogës, se i hapëm dyert narkoeuros. Çfarë pasojash të tjera?

Lexoni statistikat e INSTAT. Prodhimi industrial është në recesion. Prodhimi bujqësor është në recesion. Ka një sektor që u bë sinonim i drogës, ndërtimi. Ky është tre herë më i lartë se sa treguesi i ndërtimit mesatar në BE. Është më i larti në Europë dhe tre herë më i lartë se treguesi mesatar i BE. Faktori i dytë janë rrogat e shqiptarëve. Këto dy shtylla ka ekonomia shqiptare sot. De facto ka drogën dhe taksat e shqiptarëve. Ndërtimi, sipas hetimeve që janë bërë, del se 80 përqind e parave të ndërtimit janë drogë, nuk vijnë nga bankat, vijnë nga arkat e futura në rrënjët e ullinjve.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj