LIVE UPDATES
Politike

Mbyllja e doktoraturave/ Berisha: Duke bllokuar kërkimin shkencor, Rama po ia kalon edhe Enver Hoxhës! Studentët dhe pedagogët të ngrihen në protesta

Berisha theksoi se prej vitesh ka denoncuar sesi ndalimi i doktoraturave në univeristet publike i ka kthyer universitet private si biznese me fitime të mëdha.

23 Korrik 2025, 13:16 Nga N.F
Mbyllja e doktoraturave/ Berisha: Duke bllokuar kërkimin shkencor, Rama po
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka komentuar mbylljen e doktoraturave në vend. Berisha u shpreh se sipas kryeministri Edi Rama ky vendim u mor pasi doktoraturat janë kot.

Berisha theksoi se prej vitesh ka denoncuar sesi ndalimi i doktoraturave në univeristet publike i ka kthyer universitet private si biznese me fitime të mëdha. Sipas tij me këtë vendim Rama oi u heq universiteteve të drejtën e kërkimit shkencor. Berisha e cilësoi këtë vendim so sterilizim të mendimi akademik dhe shkencor.

"Sot unë gjithashtu dua të denoncoj një deklaratë të Ramaduros me të cilën ai de facto ka tejkaluar çdo diktator në planetin Tokë, ka tejkaluar në mënyrë totale paraardhësin e tij, Enver Hoxha, ka tejkaluar Kim Jong-un, ka tejkaluar Maduron. Dje, Ramaduro deklaroi para pedagogëve, të quajtur pedagogë, se mbyllëm doktoraturat se ishin kot.

Siç jeni në dijeni, unë kam denoncuar gjatë këtyre viteve në mënyrën më të përsëritur ndalimin e doktoraturave në universitetet publike dhe lejimin e tyre në universitetet private, çka krijoi një biznes doktoraturash të jashtëzakonshme me fitime kolosale për Edi Ramën dhe ata që përfituan nga ky vendim absolutisht antikushtetues, antiligjor. Por Edi Rama hoqi maskën dhe u mburr dje para një këshilli që ai tha se janë pedagogë, se mbyllëm doktoraturat sepse ato ishin kot.
Nuk ka deklaratë që në rrafshin e injorancës mund të tejkalojë.

Nuk ka akt dëshmi më flagrante të një urrejtje ky person zhgarravitës me një kulturë mizerabël socialiste të tregojë për kërkimin shkencor dhe universitetet, por nuk ka goditje më të rëndë për mendimin intelektual, mendimin akademik, mendimin universitar se sa ky vendim. T’u heqësh universiteteve të drejtën e kërkimit shkencor, doktoraturave pra, do të thotë t’i sterilizosh ato nga mendimi akademik, nga mendimi shkencor.

Do të thotë në mënyrë absolute t’i shkatërrosh në mënyrë përfundimtare dhe këtë nuk e ka bërë njeri në botë. Kjo ndodh për herë të parë që nga themelimi i tij i Universitetit të Tiranës. Diktatura hoxhiste, as në periudhën e revolucionit kulturor kinez, periudhën më të zezë ideologjike që ka njohur Shqipëria, periudhë në të cilën u sulmua Rilindja shqiptare si dekadente, nuk bllokoi kërkimin shkencor. Të bllokosh kërkimin shkencor do të thotë të vrasësh që në ngjizje ëndrrat shkencore të mijëra e mijëra të rinjve, të cilët nga laboratorët dhe klinikat dhe auditoret e këtij universiteti kanë publikuar, kanë realizuar punimet shkencore origjinale nga më seriozet, të publikuara në revistat më serioze të Europës dhe botës si punime origjinale.

Të mburresh se mbyllëm doktoraturat se ishin kot, do të thotë jo vetëm se je një injorant kongjenital, një urrejtës i universiteteve dhe mendimit akademik, por je një armik i egër i mendimit kombëtar, i mendimit shkencor dhe iu bëj thirrje studentëve, pedagogëve të universiteteve të ngrihen me forcën më të madhe kundër këtij injoranti urrejtës të tyre që me përroin e tij të shkatërruar psikik, kërkon të censurojë, të bllokojë ëndrrën e tyre shkencore, kërkimin shkencor, formimin e tyre shkencor si shtyllë kryesore e përparimit akademik.
Nuk mund të ketë... u them atyre pedagogëve që e kanë dëgjuar aty, unë nuk e pashë, se pashë vetëm Korbën e Kovidit, u them atyre pedagogëve që kanë qenë dhe kanë heshtur, kanë kryer një turp kombëtar intelektual.

Ata duhet të braktisnin sallën, jo të heshtnin para një deklarate të tillë. Ndaj dhe ftoj studentë, pedagogë të marrin në dorë fatin e universiteteve të tyre. Të ngrihen kundër një grupi lakejsh që i lëpijnë këpucët Edi Ramës për një favor apo një tjetër dhe e lejojnë të lavdërohet me mbylljen e doktoraturave, akt i padëgjuar në botë. Preteksti se Shqipëria është dheu i plagjiaturave, Edi Rama, Shqipëria është dheu i narkozyrtarëve, i zyrtarëve kriminelë, vrasës, i kryeministrit më hajdut në historinë e saj dhe në planet.

Pa diskutim që ka plagjiaturë, por në kushtet e sotme të programeve të shumta për diktimin e plagjiaturave, krijimi i sektorëve pranë universitetit anti-plagjiaturë është zgjidhja më e thjeshtë.
Po plagjiatura nuk është vetëm e Universitetit të Tiranës. Kanë dalë ministra, kanë dalë kryeministra, kanë dalë persona të njohura të vendeve më të zhvilluara që kanë kryer plagjiatura dhe është mbajtur qëndrim ndaj tyre. Por as Kim Jong-un, as diktatorët më mizorë nuk kanë ndërmarrë një akt të tillë që të mbyllin doktoraturat që janë edhe praktika kryesore e kërkimeve shkencore,' tha ai.

berisha rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj