23 Korrik 2025, 12:05
Nga N.F
Foto
KOSOVË- Seanca e sotme e radhës e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë duke vujuar më tej ngërçin politik në të cilin ndodhet vendi prej muajsh. Seanca u ndërpre për të vijuar më 25 korrik pas një debati mes kryesuesit të seancës Avni Dehari dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 51 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.
Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara. Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme. Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit po afron dita-ditës.
Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh nëse partitë nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike ditë më parë, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje, por situata nuk ka ndryshuar.
kuvendi i kosoves
Politike
23 Korrik 2025, 11:31
N.F
Foto
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga lirimi i hapësirave publike pas aksion...
Politike
23 Korrik 2025, 11:19
N.F
Foto
DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur zyrtarisht s...
Politike
23 Korrik 2025, 11:14
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut Tiranë...
Politike
23 Korrik 2025, 11:01
M.B
Dorina Prethi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë sot mandatet për qarkun e Tiranës. Përfaq&eum...
Politike
23 Korrik 2025, 10:54
N.F
Foto
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të panfehur biznesm...
Politike
23 Korrik 2025, 10:52
M.B
Asllan Dogjani
TIRANA- GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani. Ai akuzohet...
Politike
23 Korrik 2025, 09:40
M.B
Jurgis Çyrbja
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, p&eu...
Politike
23 Korrik 2025, 09:35
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Hetimet për kryebashkiakun e Tiranës do të përfundojnë më 29 shtator teksa Veliaj, është ...
Politike
23 Korrik 2025, 09:15
M.B
Ajola Xoxa
TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Xoxa ë...
Politike
23 Korrik 2025, 08:22
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Bëhe...