Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, kësaj here të gjithë shqiptarët e diasporës që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë do të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, nga shteti ku jetojnë. Ndërkohë që shpërndarja e fletëve të votimit ka nisur në disa prej tyre.
TIRANË- Mëngjesin e së dielës së 11 Majit qytetarët shqiptarë do u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe për të formuar kështu qeverinë e re, e cila do të jetë në pushtet për një mandat 4-vjeçar. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, kësaj here të gjithë shqiptarët e diasporës që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë do të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, nga shteti ku jetojnë. Ndërkohë që shpërndarja e fletëve të votimit ka nisur në disa prej tyre.
Duke u përqendruar pikërisht tek zgjedhjet e 11 Majit nga emisioni “Opinion” në Tv Klan, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi sqaroi për publikun se si do të zhvillohet procesi i votimit. Në studio ai soli gjithashtu dhe një shembull të fletës së votimit. I pyetur nga Fevziu, Celibashi tregoi se kur mund të jetë gati rezultati për partitë politike dhe kandidatët e listave të hapura.
Celibashi u shpreh se dita e martë pas zgjedhjeve do të jenë mbyllur rezultatet. Ai gjithashtu theksoi se do të ketë edhe rezultatet e shpërndarjes së mandateve për kandidatët në listën e hapur.
Pjesë nga intervista:
Fevziu: Kur mendoni ju zoti Celibashi që ne do të kemi një rezultat të zgjedhjeve?
Ilirjan Celibashi: Besoj se pa u mbyllur dita e martë do të kemi rezultatet si për partitë politike ashtu edhe për shpërndarjen e mandateve për kandidatët në listën e hapur.
Blendi Fevziu: Duke u mbyllur dita e martë, që i bie rreth 48 orë pas mbylljes së momentit të votimit.
Ilirjan Celibashi: Do përpiqemi që të jemi brenda parashikimeve të ligjit. E kemi bërë dhe në vitin 2021, që edhe rezultatet për partitë politike dhe koalicionet, por edhe kandidatët në listën e hapur t’i kishim rezultatet.
Blendi Fevziu: Ku do ketë votim elektronik?
Ilirjan Celibashi: Do ketë vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës. Është një projekt pilot në fakt.
Blendi Fevziu: Ngelët vetëm në Vorë edhe herës që kaloi në Vorë, pse nuk e bëni në të gjithë Tiranë dhe të hiqni gjithë sikletin.
Ilirjan Celibashi: E kemi diskutuar me partitë politike dhe akoma nuk ka një besim, ka hezitim
agron kapllanaj FIER- Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme mes njer&...
pamje nga fieri FIER- Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me përplasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Sipas infor...
foto ilustruese FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Njerëzit e Agron ...
Fleta e votimit TIRANË- Për të gjithë ju që keni paqartësi sa i takon mënyrës si duhet të votoni më 11 Ma...
Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu KOSOVË- A kanë dhënë dorëheqje anëtarët e Qeverisë që janë...
sali berisha TIRANË- Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të zhvillojë më 27 prill takim me shq...
Zhupa TIRANË- Kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Qarkun e Tiranës, Dhurat...
foto ilustruese FIER- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit mes hetuesve të BKH, të cilat shoqër...
Enver Hasani KOSOVË- Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhëni...
Takimi VLORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Vlorë u shpreh se diaspora është...