LIVE UPDATES
Politike

'Më arrestuan në mënyrë kinematografike, si terrorist'/ Beleri për 'Kathimerini': Falenderoj Qeverinë greke, Rama filloi sulm denigrues kundër meje

Beleri përshkruan kushtet e paraburgimit të tij, pesëdhjetë ditë pas arrestimit dhe shpjegon se si u krijua komploti kundër tij.

9 Korrik 2023, 13:26 Nga A.B
'Më arrestuan në mënyrë kinematografike, si
Fredi Beleri

TIRANË- Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në qeli, ka dhënë intervistë me gazetën greke "Kathimerini". Beleri përshkruan kushtet e paraburgimit të tij, pesëdhjetë ditë pas arrestimit dhe shpjegon se si u krijua komploti kundër tij.

Ai tregon momentin e arrestimit, duke e përshkruar si ndalim të një personi që konsiderohet 'terrorist'. Beleri u kërkon qytetarëve që të kenë durim dhe të mos humbasin besimin tek demokracia dhe në shtetin e së drejtës.

INTERVISTA nga Jani Soulioti

Pyetje- Zoti Beleri, së pari si jeni, jeni i paraburgosur 50 ditë, cilat janë kushtet me të cilat jeni të përballur brenda në burg?

Fredi Beleri: Mik, jam 50 vjeç. Jo vetëm bashkëmoshatarët e mi por edhe ata më të mëdhenj, pjesëtarë të minoritetit etnik grek të Shqipërisë, u lindem dhe u rritem në sistemin diktatorial Hoxha. Për ne liria dhe të drejtat e njeriut nuk janë të vetëkuptueshme, siç ndodh me ju. Janë një betejë e pandërprerë për ti arritur. Dhe kur i kemi, jetojmë me agoninë qe të mos i humbasim.

Për mua, pas zgjedhjes time, nuk ka më asnjë rendësi ku jam, por ku nuk jam. Duhet të isha në pozicionin tim si Kryetar i bashkisë së Himarës, duke mbrojtur të drejtën e bashkëqytetarëve të mi, shqiptarë apo grekë. Në të gjithë fushatën elektorale fola si nënshtetas shqiptar qe pretendon përparimin dhe mirëqenien e vendit të tij, rrugën e tij integruese në BE.  

Një qytetar shqiptar i përkatësisë greke qe sheh në marrëdhëniet e Minoritetit Etnik Grek dhe të Qeverisë Shqiptare precedentin qe të bindë shteti Shqiptar komunitetin ndërkombëtar për shtetin e së drejtës dhe për demokracinë liberale qe funksionon në të gjithë territorin e tij.

Pyetje- Çfarë ndodhi në prag të zgjedhjeve administrative lokale kur ju dhe bashkëpunëtori juaj u arrestuat me procedurën e arrestimit në flagrancë dhe me akuzën e tentativës për blerje votash. Na përshkruani ngjarjet.

Fredi Beleri Asgjë. Thjesht po përmbyllej afati kohor qe regjimi i kishte përcaktuar shtetit të krimit për të më eliminuar. Goditën kur mësuan se sa Himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë. Për ata që nuk e njohin, Himara nuk konsiderohet si krahinë minoritare nga autoritetet shqiptare. Të enjten në darkë, dy ditë para zgjedhjeve, pas një ditë rraskapitëse, po qëndroja në një kafe bashkë me avokatin tim dhe me një kushëri timin, duke diskutuar dhe duke u relaksuar.

Aty me arrestuan me një mënyrë kinematografike të ngjashme me arrestimin e terroristëve ndërkombëtarë. Donin të ndërprisnin valën e bashkëqytetarëve nga Athina qe vinin për të votuar, dhe të terrorizonin qytetarët shqiptarë qe më mbështesnin. Qe atëherë më mbajnë të paraburgosur dhe pengojnë marrjen e detyrave të mia. Qëllimi i tyre është qe, pas plotësimit të mungesës time 3-mujore nga konstituimi i Këshillit Bashkiak qe u realizua me 27 qershor, të humbash postin dhe të rishpallen zgjedhjet, si e parashikon ligji elektoral shqiptar.

PYETJE- Ju dhe bashkëpunëtori juaj ratë pre e ndonjë gabimi që u dha pretekst autoriteteve shqiptare që tju akuzojnë?    

Fredi Beleri: ​Asnjë. Pothuajse 15 ditë përpara zgjedhjeve u duk qartë nga klima elektorale se fitoja. Në sondazhet, me shumë se 3 në 10 votuesit e Ramës dhe 4 në 10 votues të përkatësisë shqiptare votonin për mua dhe jo të preferuarin e tij, kryebashkiakun në ikje pas një mandat 12-vjeçar. Në 7 ditët e fundit vetë Rama filloi një sulm denigrues kundër meje, me sharje dhe karakterizime të padëgjuara për ligjërimin publik, ndërkohë që medjat miqësore të regjimit yshtnin për raprezalje ndaj minoritetit grek. Unë e ftoja të qëndronte në lartësinë e rolit të Kryeministrit dhe e siguroja se ditën e nesërme të zgjedhjes time do të kisha kundërshtar vetëm problemet dhe do të nxitoja të bashkëpunoja me të për aq vite sa do të ishte kryeministër.

Regjimi dëshiron që Bashkia e Himarës të mbetet patjetër në duart e tij. Në qoftë se do të ushtroj detyrat e mia do të vijnë në dijeninë time dëshmi që sot nuk janë të aksesueshme publikisht. Bëhet fjalë për dëshmi rrëmbimi të pronave të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek  dhe kalimi i tyre në duart e «investitorëve». Behët fjalë për dëshmi dhunimi me kërcënimin e mosdhënies të titujve të pronësisë dhe detyrimin të nënshkruash projekt-marrëveshje për të shitur pronën tënde tek ai që të kanë rekomanduar.

PYETJE- Si të janë sjellë gjatë hetimit?

Fredi Beleri: ​Nuk më kanë thirrur deri më tani për ndonjë seancë hetimore. Më mbajnë kaq kohë dhe nuk më kanë pyetur as për emrin tim!

PYETJE- Jeni njohur me dosjen gjyqësore? Ekzistojnë elementë që mund të na i tregoni që dëshmojnë se ndjeka penale ndaj jush nuk dëshmohet nga ngjarje konkrete, por ka motive politike?

Fredi Beleri: Shkeljet procedurale ligjore janë të shumta në numër. Dosja gjyqësore qe na u dha ishte praktikisht boshe,  pa asnjë dëshmi elementare. Akuza është e mbushur me paligjshmëri dhe me falsifikime.

Është karakteristike se dëshmia ime e penalitetit, që përfshihet në dosje, është e falsifikuar. Është e ndryshme nga ajo që u lëshua 2 muaj para zgjedhjeve dhe që paraqitëm në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo e fundit ishte e pastër, pasi më mundësoi në regjistrimin dhe në shpalljen time si kandidat.

Jam i vetmi qytetar shqiptar, midis 31 çështjeve të tjera penale që u referohen shkeljeve zgjedhore në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe i vetmi në të 32 vitet që zhvillohen zgjedhje, në dëm të të cilit është zbatuar kushti kufizues “paraburgim” me akuzën se një mbështetës i imi mundet që të këtë blerë vota, domethënë me akuzën e bashkëpunimit në korrupsion zgjedhor.

Pavarësisht këtyre, besoj se ekzistojnë gjyqtarë në Shqipëri. Shumë shpejt ndonjë gjyqtar do të ngrejë personalitetin e vet ndaj regjimit, duke mbrojtur, jo mua, por trupën e gjyqtarëve, institucionin, por edhe rrugën integruese të Shqipërisë në BE, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

Pyetje- Cilat janë shkaqet më të thella të ndjekjes penale? Përse regjimi i Edi Ramës dëshiron qe, më çdo çmim, të kontrollojë Bashkinë e Himarës? Cili është qëllimi. Synon Minoritetin Grek apo motivet janë ekonomike?

Fredi Beleri: Janë qe të dyja, komplementare me njëra tjetrën. Mbështesin miqtë e tyre investitorë dhe ndërpresin kërthizën lidhëse të minoritetit etnik grek me krahinën, ku kanë pasurinë e tyre atërore. Duke çrrënjosur minoritetin etnik grek garantojnë interesat e bashkëortakëve të tyre.

Ne duam qe të shohim vendin tonë të zhvillohet dhe pjesëtarët e minoritetit etnik grek të gëzojnë mirëqenie në vendin e vet. Kurse regjimi do të përfitojë nga unikaliteti i vendit dhe të shohë pjesëtarët e minoritetit etnik grek të çrrenjosen, definitivisht dhe pakthyeshmërisht, pasi të kënë humbur pasurinë atërore. Mendoni se sa prej jush e kanë harruar fshatin e tyre, pasi nuk kanë ruajtur aty pasurinë patrogonike.

Përpos kësaj, me përndjekjen dhe me paraburgimin tim, regjimi dërgon një mesazh për të sotmen dhe për të ardhmen, një mesazh për vendosmërinë e tij. Burgu dhe mohimi de fakto i së drejtës për tu zgjedhur, është një mesazh i qartë demonstrimi force dhe terrorizimi. Do të mbretërojë frika se kush reagon ndaj regjimit do të këtë të njëjtin fund.

Pyetje- Besoni se ndjekja dhe paraburgimi juaj merr karakterin e një problemi etnik qe ndikon marrëdhëniet Greqi - Shqipëri?

Fredi Beleri: Së pari, më jepni rastin të falënderoj më gjithë shpirt Kryeministrin e Greqisë, por edhe të gjithë klasën politike të vendit dhe shoqërinë greke, duke përfshirë edhe europarlamentarët Grekë, për mbështetjen e tyre vendimtare, esenciale dhe korrekte të derisotme.

Greqia, si atdheu i demokracisë e kupton rëndësinë e shkeljes të së drejtës së zgjedhjes. Nuk dua të ndikojë marrëdhëniet Shqiptaro-Greke sjellja e regjimit ndaj meje. Por pretendoj dhe shpresoj që të vlejë si rast që Shqipëria të ndryshojë sjelljen e saj ndaj Minoritetit Grek dhe të shndërrohet në një shtet të së drejtës, në një demokraci liberale.

Pres nga bashkësia ndërkombëtare të shohë seriozisht paraburgimin dhe akuzën ndaj Kryebashkiakut të Zgjedhur të Himarës qe i takon një minoriteti. Mbrojta e të drejtave të njeriut dhe e parimeve të demokracisë është një ushtrim kolektiv dhe jo një përpjekje e njëanshme. Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara edhe Presidenti i Bashkimit Evropian dhe kryesuesit e organizmave ndërkombëtare, dhe Kryetari i Bashkisë së Himarës ose Kryebashkiaku në çdo skaj të botës perëndimore, të njëjtën demokraci, të njëjtat të drejta njerëzore, të njëjtin shtet të së drejtës mbrojnë.

Pyetje- Cili është mesazhi juaj për qytetarët e Himarës dhe si vlerësoni vazhdimin e çështjes suaj?

Fredi Beleri: U kërkoj të tregojnë durim, të mos e humbasin besimin e tyre të demokracia dhe në shtetin e së drejtës, të vazhdojnë të mbrojnë të drejtën. Sepse, më 15 maj, në Himarë fitoi demokracia. U jam mirënjohës gjithë atyre që treguan trimëri, por edhe të gjithë ata që ju nënshtruan terrorit.

Për mua nuk ekzistojnë fitimtarët dhe humbësit. Të gjithë qytetarët e Himarës dhe unë si Kryetar Bashkie i pari dhe i barabartë midis tyre, shumë shpejt do të marshojmë, të bashkuar, për të qenë akoma më të fortë. Personalisht, marrë forcë nga forca e tyre dhe duroj si një qytetar qe është mësuar të mbrojë idetë e tij për  lirinë dhe për demokracinë. Mirë u takofshim!

fredi beleri

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit