Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
ME VIDEO- Dorëheqja e Grida Dumës, nga fjalimi deri tek përlotja e kolegëve të saj
Grida Duma, e veshur me xhaketë të zezë me vija dhe me një fund të kuq, dha lajmin që për disa u konsiderua i trishtë.
8 Nëntor 2022, 15:10Nga A.B
Grida Duma dhe deputetet e PD-se
TIRANË-Dosja.al ju sjell përmes videove momentin e dorëheqjes së Grida Dumës nga mandati i deputetes së Partisë Demokratike. Duma njoftoi për mediat dhe qytetarët lajmin se do të tërhiqet nga politika. Nga kryesia e Kuvendit, Duma, e veshur me xhaketë të zezë me vija dhe me një fund të kuq, dha lajmin që për disa u konsiderua i trishtë.
Atë e shoqëronin deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka. Siç shihet edhe në videon e Dosja.al, në momentin e njoftimit, të dy janë përlotur dhe kanë qëndruar gjatë gjithë kohës me kokën ulur. Ishin Gjekmarkaj dhe Açka, dy personat që i qëndruan pranë Dumës që nga hyrja në Kuvend e deri në daljen nga Kuvendi.
Reagimi i demokratëve vjen pasi deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka hequr dorë sot nga mandati i deputetes. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se do të largohet nga politika, por asnjëherë nga misioni i saj në këtë fushë, si e djathtë. E zgjedhura më 25 prill të vitit të kaluar tha se nuk do t’ia falë kurrë asaj që e konsideron ‘politika e llumit’ sulmin që i kanë bërë, gjë që ka ndikuar dhe tek djali i saj. Vendin e Dumës, sipas ligjit, e pason Oriela Nebija, e cila aktualisht moderon emisionin e "përputhen" në Top Channel./Dosja.al