LIVE UPDATES
Politike

Debate te Integrimi/ Tabaku: Përdorni luftën për të ndryshuar ligjiet, përjashtoni hotelet nga TVSH-ja! Balla: Distancohu nga Rusia

Në diskutim u përfshi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili 'thumboi' Tabakun në lidhje me marrëdhëniet e supozuara të Partisë Demokratike me Rusinë ku i kërkoi që të distancohet.

8 Nëntor 2022, 14:34 Nga e.k
Debate te Integrimi/ Tabaku: Përdorni luftën për të
Jorida Tabaku

TIRANË- Është shoqëruar me tensione dhe debate mbledhja e Komisionit për Integrimin Europian ku e pranishme ishte ministrja e Ekonomisë dhe Finacave Delina Ibrahimaj për të raportuar mbi ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, ligj që është akorduar në bazë të marrëveshjeve me Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së saj ministrja Ibrahimaj duke folur për akcizën tha se se akciza e duhanit është në fuqi. Shtyrjen e konsultimit publik ministrja e arsyetoi me luftën në Ukrainë pasi sipas saj qeveria ka vendosur që të mos bëjë ndryshime të rëndësishme në politikën fiskale. 

Kjo ka nxitur përfshirjen në debat të kryetares së Komisionit Jorida Tabaku, e cila i kujtoi ministres se nga përjashrtimi i TVSH-së janë futur hotelet me 5 yje ndërkohë sipas deputetes së PD profesionet e lira po tatohen. Në diskutim u përfshi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili 'thumboi' Tabakun në lidhje me marrëdhëniet e supozuara të Partisë Demokratike me Rusinë ku i kërkoi që të distancohet.

Pjesë nga debati:

Delina Ibrahimaj: Sa i përket projektligjit për akcizat ai ka kaluar në Këshillin e Ministrave dhe nuk mund të ju them se përse nuk ka ardhur në këtë komision. Sa i përket duhanit...

Jorida Tabaku: Tabelën e përafrimit e bëni ju, nëse nuk ka një tabelë përafrimi atëherë nuk vjen këtu. Në realciion thuhet se qëllimi i këtij projektligji është përafrimi me BE. 

Delina Ibrahimaj: Do të interesohem me stafin, në dije time ka ardhur një specialist i ministrisë dhe ka folur për ligjin e akcizave. 

Jorida Tabaku: Jo jo me dëshirën tuaj nuk e këni sjellë. 

Delina Ibrahimaj: Do të ju kthej përgjigje me shkrim. Sa i përket referencave për akcizën e duhanit apo aloolit ne gjatë vitit të kaluar kemi diskutuar gjithë skedulin e rritjes së akcizës së duhanit, e cila është në fuqi dhe do të jetë në fuqi.

Jorida Tabaku: Që ta kuptoj qartë ju për shkak të luftës në Ukrainë do të përjashtoni hotelet nga TVSH dhe do të taksoni profesionistët në Ukrainë. Këtë dua të sqaroj.

Delina Ibrahimaj: Jo nuk thashë këtë. Unë thashë përjashtimet nga TVSH për sektorë të caktuar ka përjashtime dhe nuk flasim këtu për turizmin por dhe për sektorë të tjerë. Këto përjashtime janë hedhur për konsultim publik, ne kemi vendosur ta shtyjmë për shkak të luftës pasi nuk duam të bëjnë ndërhyrje të rëndësishme në politikën tonë fiskale.

Jorida Tabaku: E përdorni luftën për çdo gjë. Po kjo e profesioneve të lira nuk është pjesë e këtioj përjashtimi por vetëm hotelet me 5 yje përfitojnë nga lufta.

Taulant Balla: Lufta nuk është vetëm e jona zonja Tabaku por dhe e juaja. Unë dhe ti dhe të gjithë e dimë që lufta është e Putinit. Do i bëja thirrje Partisë Demokratike të distancohet nga Putini. Unë e nënvizova që po mbështesim ato që kanë rrogat më të vogla, të ardhurat më të vogla. Kemi rritur buxhetin për familjet me ndihmë ekonomike. Kjo është diçka që të gjithë duhet ta përshëndesim. Luftën mund ta fitojmë nëse jeni të gjithë bashkë.

Jorida Tabaku: Lufta u përdor si justifikim nga ministria për të ndryshuar ligjin.

jorida tabaku delina ibrahimaj taulant balla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj