Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
ME VIDEO/ "Hapuni mor çuna", Noka përplaset me Gardën në hyrjen e Kuvendit: S'kemi gjë me ju, mos lejoni t'ju përdorin
Deputeti dëgjohet tu thotë punonjësve të sigurisë që duan të futen brenda sepse kanë bërë ankimim, por Garda s'i lejon.
16 Shkurt 2023, 10:10Nga F.M
Deputetët e PD
TIRANË- Deputetët e përjashtuar nga Kuvendit, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka kanë mbërritur në dyert e Kuvendit, por nuk lejohen të futen brenda nga Garda e Republikës. Në videon e publikuar nga Albana Vokshi, duket Noka që përplaset verbalisht me anëtarët e gardës. Deputeti dëgjohet tu thotë punonjësve të sigurisë që duan të futen brenda sepse kanë bërë ankimim, por Garda s'i lejon.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Flamur Noka: Hapuni more çuna
Belind Këlliçi: Nuk është legale kjo që po bëni ore, mos lejoni t'ju përdorë.
Flamur Noka: Mos lejoni t'ju përdorë ai, ne kemi bërë ankimim
Albana Vokshi: Kanë bërë ankimim more, shikoni dokumentin
Flamur Noka: Nuk po futemi në shtëoinë e tij, po futemi në Kuvend, nuk kemi gjë me ju por nuk ka lezet.
Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.