Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
ME VIDEO- Nuk i rezistojnë dot muzikës, samiti i bën 2 kryeministrat të kërcejnë, Macron këndon 'La Traviatën'
Ata u kapën në kamera duke kërcyer sado pak e duke qeshur me njëri-tjetrin.
6 Dhjetor 2022, 20:15Nga A.B
Mark Rutte dhe Xavier Bettel
TIRANË- Kërcimi i organizuar nga fëmijët me rastin e samitit BE-Ballkan Perëndimor, bëri që dy liderë të vendeve demokratike të kërcejnë dhe të shijojnë tingujt e muzikës. Kryeministri i Holandës Mark Rutte, si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel, nuk i rezistuan dot tingujve të muzikës. Ata u kapën në kamera duke kërcyer sado pak e duke qeshur me njëri-tjetrin.
Korrespondenti i Financial Times Henry Foy, shpërndau në Twitter videon, duke shkruar: Ja pse politikanet nuk duhen të kërcejnë, dhe t’ia lënë këtë gjë fëmijëve.
Po ashtu një moment tjetër që është kapur nga kamerat është edhe Presidenti francez, i cili këndon “La Traviatën” e Verdit.