LIVE UPDATES
Politike

"334 mln euro kosto në vit për emigrantët", Meloni në Shëngjin: Qendrat do të jenë operative nga 1 gushti, vonesa u shkaktuan për shkak të terrenit të vështirë

Ajo tregoi se “Meri Hostes” do të jetë shoqëria që do të ndjekë procedurën e menaxhimit të qendrave të pritjes. Transporti do të kryhet nga anijet e marinës italiane. 

5 Qershor 2024, 13:45 Nga r.ll
"334 mln euro kosto në vit për emigrantët", Meloni
meloni, rama

TIRANË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dhënë detaje të reja lidhur zbatimin e marrëveshjes për emigrantët. Meloni ka treguar se qendrat do të jenë operative nga data 1 gusht 2024, ndërsa shtoi se vonesat për përfundimin e qendrës, u shkaktua nga terreni i vështirë në Gjadër. 

Ajo tregoi se “Meri Hostes” do të jetë shoqëria që do të ndjekë procedurën e menaxhimit të qendrave të pritjes. Transporti do të kryhet nga anijet e marinës italiane. Meloni ka deklaruar se kostoja që paguan Italia për të gjitha procedurat dhe akomodimin e këtyre emigrantëve është 334 milionë Euro.

Ajo është shprehur përsëri se Shqipëria po sillet sikur të ishte pjesë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian, ndërsa shtoi gjithashtu mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

Meloni: Ne morëm parasysh disa kritere e kushte, emigracioni i jashtëligjshëm është fenomen shqetësues që vendet e BE nuk mund ta përballojnë të vetme, duhet ndihma edhe e vendeve jashtë BE. Na mbetet vetëm të forcojmë këtë bashkëpunim. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Shqipëria ka vendosur disa territore ku Italia po kryen punimet për ngritjen e dy qendrave. Fillimisht në Shëngjin ku do të pritet dhe në Gjadër ku do të strehohen. Emigrantët që janë shpëtuar, sigurisht që në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzëna, personat në moshë të caktuar, do të jetë një strukturë ku do të kryhen të gjitha procedurat e kalimit të kufirit, do të kemi përshpejtim të procedurave kur janë nga vendet e sigurta. Do të jenë operative nga 1 gushti 2024. Do ta realizojmë me sukses. Dy muajt e vonesës janë shkaktuar për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër.

Nga vendet e ashtuquajtura të sigurta, kanë mbërritur 11 mijë persona, gjysma janë subjekte vulnerabël. Ne duhet të kishim dërguar në Shqipëri 5 mijë e 500 emigrantë. “Meri Hostes” do të jetë shoqëria që do të ndjekë procedurën e menaxhimit. Transporti do të kryhet nga anijet e marinës italiane, ministria e brendshme ka shpallur dhe një garë përsa i përlket shpenzimeve të transportit 13,5 mln Euro.

334 milionë Euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territor kombëtar, këto burime nuk duhet të konsiderohen si burime shtesë. Emigrantët që do të vijnë në Shqipëri, ne mendojmë se elementi kryesor i kësaj marrëveshje është se mund të jetë një mjet i fuqishëm për të penguar emigrantët të mbërrijnë në brigjet e Europës dhe për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, reduktim të kostove apo shpenzimeve. Kemi arritur edhe një ulje të emigranëtve që kanë mbërritur në brigjet tona. Ne po bëjmë një investim. Me kapacitetin e këtyre qendrave, duke pasur parasysh faktin, atëherë ne në Itali do të kursejmë 136 milionë Euro. Ne jemi mjaft të kënaqshëm në përfundim të punimeve. Nëpërmjet kësaj marrëveshje jo vetëm që fuqizohet më tepër marrëdhënia jonë, por shkëmbimi tregtar me Shqipërinë rritet. Shqipëria është vend mike e Italisë dhe BE-së sepse Shqipëria sillet sikur të ishte pjesë anëtare me të drejta të plota të BE dhe i përmbahet të gjitha parimeve. Italia do të jetë dhe është një mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit jo vetëm të Shiqpëri, por edhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet