Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Politike
"Ministri AI, tërësisht çmenduri"/ Studiuesi i njohur Jasmin Mujanović: Rama po konkurron të bëhet kryeministri më qesharak
Me anë të postimi në rrjetin social "X", Mujanović shkrun se Rama po bën një përpjekje shumë serioze për tu shpallur udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI. Analisti në reagimin e tij ka përmendur edhe momentin në Parlament ku "Diella" mori fjalën dhe u shpreh se ishte e lënduar.
19 Shtator 2025, 20:50Nga E. D
Jasmin Mujanović,
All - Paragraf - 1
TIRANË- Analisti politik dhe studiuesi i njohur i Ballkanit, Jasmin Mujanović, ka bërë një reagim ironik, pasi Kryeministri Edi Rama emëroi ministren e AI "Diellën". Me anë të postimi në rrjetin social "X", Mujanović shkrun se Rama po bën një përpjekje shumë serioze për tu shpallur udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI. Analisti në reagimin e tij ka përmendur edhe momentin në Parlament ku "Diella" mori fjalën dhe u shpreh se ishte e lënduar.
"Edi Rama po bën një përpjekje shumë serioze për t’u shpallur ‘udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI’. Mendoj se shumica e njerëzve e kishin marrë gjithë këtë punën me ‘ministren e AI’ si një manovër publicitare. Por fakti që e bëri të flasë në parlament, të thotë se ishte ‘e lënduar’ dhe të premtojë se do t’i japë një trup?! Tërësisht çmenduri," shkruan ai.
Në seancën e fundit parlamentare ministrja më e re Diella mbajti një fjalim dhe reagoi ndaj kritikave të opozitës. Pas fjalmit të saj situat akgravoi mes opozitës dhe mazhorancës.