LIVE UPDATES
Politike

Meta për median maqedonase: Maqedonia do të lulëzojë, nuk do të ketë destabilizim pas formimit të qeverisë së re

Duke folur për zhvillimet në Shqipëri, ai thekson mjaft kategorikisht se “Shqipërisë i nevojitet përmbysje, e jo ndryshim”, kurse për shqiptarët në përgjithësi thotë se i pret një ardhmëri e ndritur, por “duke luftuar së bashku kundër Kalit të Trojës”.

9 Qershor 2024, 12:45 Nga r.ll
Meta për median maqedonase: Maqedonia do të lulëzojë, nuk do
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për portalin Lideri.mk,  është shprehur optimist për të ardhmen e Maqedonisë pas formimit të qeverisë së re. Ai ka folur edhe për takimin e fundit me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

A e bindi Meta-Thaçin të bëhet pjesë e shumicës së re në Maqedoni është një nga pyetjet që iu bë ish-presidentit gjatë intervistës së zhvilluar në Tiranë. Meta ka folur edhe për dyshimet nëse RMV mund të ketë destabilizim si rezultat i përbërjes së re qeevritare, por edhe për pritjet nga koalicioni VLEN si pjesë e Qeverisë.

Kreu i PL është optimist se me ndryshimet e ndodhura në Maqedoni, vendi ynë do të largohet nga “Ballkani i Hapur”, të cilin e quan projekt të dëmshëm dhe asgjësues për shqiptarët.

Duke folur për zhvillimet në Shqipëri, ai thekson mjaft kategorikisht se “Shqipërisë i nevojitet përmbysje, e jo ndryshim”, kurse për shqiptarët në përgjithësi thotë se i pret një ardhmëri e ndritur, por “duke luftuar së bashku kundër Kalit të Trojës”.

INTERVISTA E PLOTË:

Lideri: Zotëri Meta, ju i njihni mjaft mirë rrethanat në Maqedoni. Si i komentoni ndryshimet që ndodhën në zgjedhjet e 8 majit?

Ilir Meta: Mendoj që janë ndryshime të mirëpritura, për arsye se vetë rezultati dhe diferenca e jashtëzakonshme midis dy partive kryesore maqedonase tregon për një uri për ndryshim.
Së dyti problemet në rritje sociale-ekonomike dhe të korrupsionit në Maqedoni e kanë bë këtë ndryshim më të mprehtë. Së treti, përvojat pozitive në të kaluarën në fushën e ekonomisë dhe tërheqjes së investimeve të huaja nga VMRO-ja kur ka qenë në pushtet, e bëjnë këtë forcë shumë të besueshme për të realizuar këtë program tepër ambicioz, që i përgjigjet të gjithë shtresave në Maqedoni që kanë nevojë për ndryshim dhe për një kujdes nga ana e shtetit dhe e qeverisjes.

Lideri: Në opinion ka edhe dilema nëse me rikthimin e fuqishëm të VMRO-së mund të kthehen edhe politikat e tensioneve ndëretnike?

Ilir Meta: Nuk e besoj se kjo gjë mund të ndodhë, pasi, most ë harrojmë që VMRO-ja ishte në pushtet në kohë kur Maqedonia e njohur Kosovën, mos harrojmë se VMRO-ja ka qenë kundër Ballkanit të Hapur, që në thelb është një projekt kundër Kosovës dhe që defaktorizon shqiptarët në tërësi në rajon, kështu që nuk besoj në histori të tilla. Plus që ata do të ndërtojnë partneritet me shqiptarët, si në qeveri, ashtu edhe në opozitë, sepse shoh që kanë një vizion të qartë. Natyrisht ata do të përballen me çështje delikate, siç është çështja me Bullgarinë, por unë besoj se të dy vendet do ta trajtojnë këtë çështje me urtësi, në interesin reciprok dhe në interesin e gjithë rajonit tonë ku edhe Bullgaria është prezente dhe ka rolin e saj.

Lideri: Si vlerësoni partitë e reja që do të përfaqësojnë shqiptarët në qeveri. A do të mund të na përfaqësojnë me dinjtitet?

Ilir Meta: Është një vendim i elektoratit shqiptar, është një vendim i fituesit për zgjedhur partnetrët dhe unë besoj se shqiptarët si në qeveri, poashtu edhe në opozitë do të jenë një garanci për të mbrojtur të gjitha arritjet europiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, por edhe për të shënuar arritje të reja. Unë pata kënaqësinë para pak ditësh të kisha këtu të ftuar kryetarin e partisë historike shqiptare, Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, z. Menduh Thaçi, i cili ishte shumë i ndërgjegjshëm për rolin e rëndësishëm që ka opozita në këto momente.

Lideri: Kishte aludime në Maqedoni se takimi juaj me z. Thaçi ka pasur për qëllim ta bindni atë të bëhet pjesë e mazhorancës. Biseduat në këtë temë në takim?

Ilir Meta: Absolutisht që nuk ka asnjë lidhje takimi ynë me aludime të tilla. Z. Thaçi është në politikë ndoshta më me përvojë se sa unë dhe ka kaluar edhe ai periudha dhe eksperienca tepër të vështira, të cilave u ka mbijetuar me shumë kurajo dhe vendosmëri. Njëkohësisht, z. Thaçi nuk është nga ata që mendon se të mbetesh në opozitë është fatkeqësi. Përkundrazi, ai shikon dhe e përjeton si një mision. Poashtu, sështë detyra ime të ndërhyj në çështjet e brendshme të Maqedonisë, përveç se në krizën e periudhës së 2001-shit, kur kam ndërhy për të ulur në tavolinë Ali Ahmetin me Arbër Xhaferin, sepse ishte një domosdoshmëri për Marrëeshjen e Ohrit që do të vinte dhe për të evituar konfrontimin mes shqiptarëe. Nëse zgjedhjet e fundit pati një ndërhyrje nga ana ime sa i takon palës maqedonase, kjo ishte për shkak se VMRO-ja është kundër Ballkanit të Hapur dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua si kryetar i një partie shumë të rëndësishme në Shqipëri, por edhe si ish president i Republikës, ish kryeministër dhe kryeparlamentar i Shqipërisë, sepse Ballkani i Hapur ishte një projekt asgjësues për Kosovën dhe për të forcuar rolin e Serbisë si një faktor hegjemon në rajonin tonë.

Lideri: A mendoni se Maqedonia mund të destablizohet shkaku i përbërjes së qeverisë së re?

Ilir Meta: Nuk shikoj asnjë arsye përse Maqedonia të ketë shqetësime të tilla. Është e rëndësishme që Maqedonia vetëm të ecë në rrugën e saj evropiane dhe të përmbushë detyrat e veta si anëtare e NATO-s. Çdo retorikë jokonstruktive mendoj se është e padobishme.

Lideri: Patëm ndryshime në Kosovë, ndodhën në Maqedoni, a mendoni se do të ndodhin së shpejti edhe në Shqipëri?

Ilir Meta: Ndryshimeve në Shqipëri u ka ikur koha me kohë dhe do të kishin ndodhur. Por pikërisht për të realizuar projektet ogurzeza për ndarjen e Kosovës, ku Edi Rama kishte një rol kryesor dhe ende ka një rol të rëndësishëm, për të realizuar Ballkanin e Hapur, për të realizuar shpopullimin e Shqipërisë, ndryshimi në Shqipëri u ble nga Edi Rama dhe u shit për fat të keq nga faktorë të caktuar ndërkombëtar, të cilët në të gjithë këto zhvillime në vendin tonë ishin në krah të agresorëve dhe jo të viktimës. Dhe kur them në krah të agresorëve, e kam fjalën në krah të politikave shoviniste të Beogradit dhe jo të viktimës, ku kam parasysh thjeshtë mbrojtjen e arritjeve të deritanishme të Kosovës për shtetbërjen e saj, që është realizuar me shumë sakrifica edhe të shqiptarëve edhe të ndërkombëtarëve. Shqipëria ka nevojë për përmbysje, nuk ka nevojë për ndryshim, sepse këtu praktikisht ka ndodhur një grushteti, ku janë përmbysur të gjitha parimet e së drejtës, të kontrollit dhe balancës së pushteteve dhe është bë një vend që është i pari në Evropë dhe i dyti në botë për korrupsion.

Lideri: Cili është mendimi juaj për të ardhmen, çka i pret shqiptarët?

Ilir Meta: Shqiptarët, duke luftuar së bashku, pas asnjë diksutim i pret një e ardhme shumë e mirë. Shqiptarët, duke izoluar të keqen, Kalin e Trojës dhe të gjithë mercenarët, sidomos këta të ideologjisë Prindi 1 dhe Prindi 2, pa asnjë dikustim do të mbrojnë kombin, do të mbrojnë familjen shqiptare, traditat tona më të mira, historinë tonë dhe identitetin tonë dhe do të kenë një të ardhme dinjitoze si shqiparë dhe evropianë njëkohësisht. Pra, nuk do të shndërrohen në statistika të pavlera që u interesojnë vetëm atyre që i shohin shqiptarët si konsumatorë.

Lideri: Falemnderit shumë që pranuat të jepni intervistë ekskluzive për portalin Lideri.mk.

Ilir Meta: Është kënaqësia ime, u uroj të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut suksese. Për ne është tepër jetike që Maqedonia e Veriut të lulëzojë si një shtet i së drejtës ku garantohen të drejtat e njeriut, në mënyrë të veçantë të drejtat e shqiptarëve, që janë një faktor madhor shtetëformues dhe prosperiteti dhe mbarëvatjta e Maqedonisë së Veriut është një kontribut madhor për të gjithë Ballkanin./Lideri.mk

ilir meta maqedonia e veriut lideri.mk

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet