6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në fjalën e tij Meta tha se edhe pse është e vonuar dita e sotme është e shkëplqyer për Shqipërinë pasi po hedh një hap para në rrugën europiane.
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp përshëndeti vendimin strategjik të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Në fjalën e tij Meta tha se edhe pse është e vonuar dita e sotme është e shkëplqyer për Shqipërinë pasi po hedh një hap para në rrugën europiane.
"E sotmja është një ditë e shkëlqyer edhe për rajonin tonë, që vazhdon të gëzojë përkrahjen dhe mbështetjen europiane. Ky është një sinjal i qartë, që perspektiva europiane e rajonit është e gjallë dhe alternativa e vetme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin."-tha Meta.
Fjala e plotë:
E përshëndes përzemërsisht vendimin strategjik të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.
E sotmja, edhe pse një ditë shumë e vonuar, përsëri është një ditë e shkëlqyer për Shqipërinë, duke hedhur një hap përpara në rrugën tonë europiane. Ky është një gur kilometrik i vendosur bashkërisht nga shqiptarët dhe miqtë tanë europianë.
E sotmja është një ditë e shkëlqyer edhe për rajonin tonë, që vazhdon të gëzojë përkrahjen dhe mbështetjen europiane. Ky është një sinjal i qartë, që perspektiva europiane e rajonit është e gjallë dhe alternativa e vetme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.
E sotmja është një ditë vendimtare për të ardhmen, një ditë kur duhet të ballafaqohemi me këmbë në tokë me realitetin, ashtu siç është. E vërteta është se kemi humbur shumë kohë.
Dokumenti i miratuar nga Bashkimi Europian është pasqyra e plotë që na zbulon të gjitha të metat, luhatjet, çorientimet dhe punët e pabëra apo të bëra keq.
Korniza negociuese i përmban edhe kushtet e Bundestagut, edhe shqetësimet e Holandës, dhe vërejtjet e Francës, edhe të gjitha ato shqetësime të shprehura në rezolutën e fundit të Parlamentit Europian.
Transformimi tërësor i një vendi kërkon vullnet, kërkon kërkon mund, kërkon punë të vazhdueshme.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos bien pre e fushatave që duan të na dekurajojnë dhe ta minojnë rrugën tonë europiane.
Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një proces që ia vlen çdo përpjekje dhe sakrificë, sepse është e vetmja rrugë që garanton që shtëpia jonë e përbashkët të ketë atë paqe, siguri dhe begati që për fat të keq ende bashkëqytetarët tanë po e kërkojnë në Gjermani, Francë, Itali, Britani dhe vende të tjera.
U bëj gjithashtu thirrje të gjitha institucioneve pa përjashtim, që të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave urgjente që kërkon ky proces. Është në dorën tone dhe vetëm në dorën tonë që deri në anëtarësimin e plotë të kalojnë 5 apo 30 vite të tjera.
Urime të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe mirënjohje të gjithë miqve që sot i kemi më të shumtë dhe më të afërt se dje.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me akuza të forta ndaj Këshillit të Evropës dhe Gjykatës s&...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Në Komisionin e Politikës së Jashtme u diskutua ditën e sotme projektrezoluta e propozuar nga socialist&e...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është përgjigjur se pse nuk kishte një përfaqësi të opozitës në tryez&...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinj&e...
Flutura Açka TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka reaguar në lidhje me mbajtjen e konferencës së ...
BRUKSEL- Në konferencën për shtyp të mbajtur nga kryeministri Edi Rama, ministri i jashtëm çek Jan Lipavsky, Komisio...
“E sotmja është një ditë e shkëlqyer, një gur themeli për shqiptarët. Kjo tregon se rajoni jonë vazhdon t&e...
Edi Rama, kryeminister BRUKSEL- Një moment i paprecedent është regjistruar në konferencën e parë ndërqeveritare në ...
Jan Lipavský BRUKSEL- Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavský në fjalën e tij në konferencën për shtyp, pas...
Shqipëria niis zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian këtë të martë, duke i dhënë fund pritje...