All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Meta prezanton planin për Shëndetësinë, nga dyfishimi i pagës deri të ilaçet falas për pensionistët

Ndërkohë që theksoi se do të rriten pagat për të gjithë personelin mjekësor duke nisur nga infiermjerët dhe deri te mjekët.

31 Mars 2023, 11:44 Nga I.A
Meta prezanton planin për Shëndetësinë, nga dyfishimi i
Ilir Meta
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka prezantuar sot programin për shëndetësinë. Gjatë një tryeze për shëndetësinë, Meta u shpreh kur të vijnë në pushtet të gjitha ilaçet e pensionistëve do të rimbursohen. Ndërkohë që theksoi se do të rriten pagat për të gjithë personelin mjekësor duke nisur nga infiermjerët dhe deri te mjekët. Po ashtu Meta peremtoi se qendrat shëndetësore dhe ambulancat do të jenë shumë pranë qendrave të banuara.

"Ndaj sot është koha më shumë se kurrë më parë, për të marrë në duar dhe për të transformuar në rradhë të parë, në atë që është zemra e sistemit, mjekët dhe infermierët, me pagesa më të mira, dhe së dyti, duke financuar në mënyrë dinjitoze sistemin shëndetësor që ai të ketë infrastrukturë dhe të gjithë teknologjinë për të trajtuar në mënyrë profesionale shëndetin e popullit shqiptar. Është e pabesueshme dhe e papranueshme, por Tirana, sot megjithëse me një popullsi 7 herë më të madhe, ka thuajse të njëjtin numër Qendrash Shëndetësore dhe Poliklinikash si para viteve 90, kur kryeqyteti nuk kishte më shumë se 165 mijë banorë. Ndërkohë që jepen qindra mijëra metra katrorë për kulla pafund, nxirren njerëzit me dhunë nga shtëpitë, që në banesat e tyre të ndërtohen sërish kulla, nuk ndërtohen Qendra Shëndetësore të Reja, ndërkohë që ka njësi Administrative të Tiranës që kanë 10-fishuar popullsinë e tyre.

Kjo i lodh qytetarët, ezauron mjekët nga mbigarkesa, dhe i bën Shqiptarët t’i drejtohen shërbimit privat me shumë kosto, ose të largohen nga vendi. Ndaj shëndetësia kërkon veprime, kërkon masa, kërkon ndërhyrje. Nuk kërkon propagandë Rilindase që e rrënon përditë atë, me koncesionet më korruptive që janë parë ndonjëherë dhe që grabisin qindra milionë euro nga shëndeti i njerëzve. Disa ditë më parë kam marrë angazhimin publik, që me ardhjen në pushtet, të gjithë pensionistët e Shqipërisë nuk do të paguajnë asnjë lek, për barnat, që u duhen atyre për shëndetin dhe që mjekët ua rekomandojnë nëpërmjet recetës. Në shumë takime jam impresionuar nga vlerësimi shumë pozitiv i këtij angazhimi tonë si Parti e Lirisë, jo vetëm nga pensionistët e nderuar, por aq më shumë nga të rinjtë, apo qytetarë në moshë aktive, të cilët janë të preokupuar për shëndetin e prindërve dhe gjyshërve të tyre më shumë së për çdo gjë tjetër. Aksesi, pra marrja e shërbimit sa më afër banesës, është elementi thelbësor i sistemit shëndetësor. Element që ka marrë goditje shumë të Rënda nga çorganizimi i qëllimshëm Rilindas. Ne, duke zbatuar me këmbënguljeje hartën sanitare, do të afrojmë shërbimin shëndetësor pranë qytetarit duke e mbuluar territorin me qendra shëndetësore dhe ambulanca, sa më pranë banesës.

Nuk mund të kuptohet sistemi shëndetësor pa mjekë dhe infermierë të paguar në mënyrë dinjitoze. Pikërisht për këtë arsye kaq të rëndësishme, ne angazhohemi për rritje 50% e menjëhershme e pagës së mjekëve, specialistëve dhe infermierëve me synimin afatgjate te dyfishimit te pagave ne shendetesi. Kjo rritje është plotësisht e mundshme dhe do te mund të jetë edhe më e madhe, pasi mundësitë financiare janë të gjitha, por kjo eshte penguar deri tani sepse xhepat gjigand të oligarkëve dhe të qeverisë, përpijnë miliarda Euro. Një nga problemet që unë e kam ndjekur në mënyrë të vazhdueshme me ekspertët mjaft të përgatitur të Partisë së Lirisë, është pikërisht barnat pra ilaçet, si elementi më delikat i trajtimit që lidh Pacientin me sëmundjen dhe nga ku buron trajtimi i mirë apo trajtimi i gabuar ose jo efektiv. Ndaj, eliminimi i plotë i kontrabandës dhe furnizimi me barna 100% të sigurta të certifikuara nga institucionet Europiane të Barnave, është një sfidë pa kthim që ne do e fitojmë patjetër.

Në periudhën 2005-2013 u arrit eleminimi thuajse i plotë i kontrabadës së ilaceve. Ndersa nga 2013 me ardhjen e Rilindjes ne pushtet u shqyen portat e kontrabandës dhe per pasoje shqiptarët sot janë të pasigurt për barnat që marrin. Gjithashtu është ulur ne menyre kritike numri i barnave ne treg pasi monopolet rilindase kane larguar kompanite me prestigjioze boterore per ti zevendesuar me klientet rilindas te pushtetit. Pregatitja profesionale i mjekëve dhe infermierëve është jetik për trajtimin shëndetësor të qytetarëve. Ndaj, edukimi në vazhdim, për të cilën aq fort u investua në periudhën 2005-2013, me ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim dhe futjen e sistemit të krediteve, për të cilat sot thuajse nuk flitet më fare, do të marrë sërish vëmendje maksimale, duke krijuar mundesi financimi te rendesishme nga ana e shtetit, që mjekët dhe specialistët te trajnohen e specializohen per të njohur dhe përdorur të rejat më të fundit të shkencës dhe teknologjise mjekësore. Financimi i sistemit është pasqyra se si e shikon një qeveri shëndetësinë. Rritja e buxhetit të shëndetësisë në të paktën 5% të GDP, që do të arrinte nivelin mesatar të vendeve të Ballkanit, është detyrim përpara qytetarëve tanë. Mundësitë për ta arritur një objektiv të tillë janë aty dhe largimi i kësaj qeverie e bën të realizueshëm këtë objektiv kaq të madh. Ky financim deri ne 5% te GDP i jep realisht frymëmarrje sistemit shëndetësor, frenon ikjen e mjekëve dhe infermierëve, rrit cilësinë dhe u jep shqiptarëve sistemin shëndetësor, që ata meritojnë dhe për të cilin kontribuojnë aq shumë me taksat, me djersën dhe me mundin e tyre”, tha Meta.

ilir meta

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet