LIVE UPDATES
Politike

Meta publikon dosjen e agjentit I.M: Autoriteti luan me inicialet, kryetarja s’ka integritet

Ai gjithashtu iu përgjigj akuzave të Ramës se e njeh kryetaren e Autoritetit të Dosjeve dhe ia ka propozuar emërimin e saj kur ishin në koalicion, duke thënë se nuk ndan asnjë raport me të.

1 Shtator 2022, 21:39 Nga I.A
Meta publikon dosjen e agjentit I.M: Autoriteti luan me inicialet, kryetarja
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sot deklaratën e plotë që Filip Talo, personazhi që Autoriteti i Dosjeve pretendon se e ka denoncuar me një e-mail si ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. I ftuar në emisionin Open në News 24, Meta tha se Autoriteti është kthyer në portal shtesë të Edi Ramës dhe po shpik letra false. Ai gjithashtu iu përgjigj akuzave të Ramës se e njeh kryetaren e Autoritetit të Dosjeve dhe ia ka propozuar emërimin e saj kur ishin në koalicion, duke thënë se nuk ndan asnjë raport me të.

Meta: Një autoritet që paska identifikuar se Meta është president dhe paska pas lidhje me sigurimin e shtetit.

Sulo: Jo se ka verifikuar e ka konstatuar.

Meta: Pa bërë hetim pa bërë asnjë gjë ka vajt direkte se ka marrë porosinë.

Sulo: po ju pse nuk e rrëzoni këtë?

Meta: Unë kam bërë padi dhe kam çuar të gjitha provat.

Sulo: Kërkoji Autoritetit të nxjerri dosjen e plotë.

Meta: S’kam asgjë për të sqaruar unë dhe s’ka dosje për Ilir Metën mo. Autoriteti po të kishte moral le ta koshte hedhur në gjyq Ilir metën se herën e fundit kur u bë President ka firmosur se mbaj përgjegjësi penale në rast mashtrimi. Autoriteti e di shumë mirë kush është I.M. se loz me inicialet. Që të jesh bashkëpunëtor duhet të kesh nja 24 pika dhe këtë e di Autoriteti. E di shumë mirë se ehe sikur të zhduket një dosje, kartela nuk zhduket kurrë. Më mirë se kushdo ja ka sqaruar se në klasën tone kemi qene 5 me inicialet I.M. Dhe dy Ilir Metaj. E sqaron deklarata autentike e personit të ndjekur, që e ka bërë në 9 mars 1990 ku ai është ndaluar dhe i është thënë se ti do arratisesh dhe atëherë i kanë nxjerrë denoncimin e shokut të klasës dhe konviktit.

Eni Vasili: Si u ka rënë në dorë kjo pjesë e dosjes.

Meta: Se personi pasi doli kjo vajti dhe pa dosjen e tij. Unë isha i interesuar se ai u cenua prej meje.

Sulo: Ju i keni pasur në klasë këta të dy zoti Meta?

Meta: Ja ta sqaroj se kjo është deklarata e tij origjinale për sigurimin e shtetit

Sulo: Ju pretendoni se është falsifikuar Ilir Murataj me Ilir Metën?

Meta: E di shumë mirë Autoriteti se ja ka sqaruar zotëria shumë mirë se kush është I.M. që e ka përgjuar dhe denoncuar.

Sulo: sipas jush në procesverbalin e Sigurimit të Shtetit ku Filip Talo thotë se është denoncuar nga I.M.

Meta: Shiko kjo është me dorë, e ka shkruar zotëria vetë. Në çdo faqe ka vulën e vetë dhe bën të qartë se ka folur vetëm me dy njerëz. Dhe bisedën për t’u arratisur nga Saranda. Edhe Autoriteti dhe Sigurimi, se ka persona që kanë punuar në sigurim në Autoritet. S’them që të gjithë anëtarët kanë faj. Shko te rruga e Kavajës, heq denoncuesin Ilir Meta dhe vë denoncuesin Eni Vasili. Ben sa të duash nga ato. Kurse kjo është bërë me firmën e tij, se ndryshon dot këtë.

Rakipllari: Po ky manipulimi kur është bërë , në çfarë kohe?

Meta: Ky manipulim është bërë gjatë periudhës që kam qenë President i Republikës dhe kam prova për këtë. Nuk është bërë në 25 gusht.

Rakipllari: Për mua kjo është shumë e qartë nga pikëpamja, për faktin që e gjithë historia është stisur kur Meta iku nga presidenca me këtë e-mailin qesharak, palaço që pamë sot. Është një gjë e stisur ndaj një personazhi politik.

Meta: Është një goditje ndaj pluralizmit politik.

Rakipllari: Ju keni bashkëpunuar gjatë me zotin Rama. Dhe ai në shkrimin që bëri tha se i keni kërkuar ju që të emërohet Genta Sula atje.

Meta: Ore zotëri ajo ka qenë zv/ministre e Partisë Socialiste. Ai donte të hiqte përgjegjësinë nga vetja se ja kanë bërë këtë. Nuk kam asnjë marrëdhënie personale, vetëm se jemi një brez dhe kemi qenë në shkollë me bashkëshortin e saj.

Rakipllari: Keni pasur dyshime për integritetin e saj?

Meta: S’kam dyshime unë për integritetin në të kaluarën, e kam për këtë sot. Si mund të vihesh ti në lëvizje me një e-mail?

ilir meta

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën