All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Nga shporta e bebes te rimbursimet, Meta tregon propozimet për familjen: Të mbështeten me kredi, të trefishohet bonusi i fëmijës

Po ashtu një nga propozimet që Meta theksoi ishte dhe një vit pagë e plotë për lejet e lindjeve.  

15 Mars 2023, 11:30 Nga I.A
Nga shporta e bebes te rimbursimet, Meta tregon propozimet për familjen:
Ilir Meta
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar propozimet që ka për familjen shqiptare. Gjatë fjalës së tij në Tryezën për Familjen, Meta ka propozuar mbështetje për çiftet e reja mbështetje me kredi si dhe të trefishohet bonusi i bebes. Po ashtu një nga propozimet që Meta theksoi ishte dhe një vit pagë e plotë për lejet e lindjeve si dhe krijimi i shportës së bebes me ushqimet bazë si dhe artikujt e higjenës. Në listën e propozimeve të Metës është edhe vendosja e sigurimit të jetës për fëmijët nga 0 deri në 18 vjeç.    

Propozimet e Metës:

Për të forcuar familjen shqiptare ka nevojë për politikia të drejpërdrejta mbështetëse sociale, ku Bashkitë luajnë një rol shumë të rëndësishëm.
1. Së pari, duhen ndërtuar çerdhe e kopshte sipas standarteve europiane. Fatkeqësisht, në Tiranë, në kryeqytetin e vendit, kemi zona të mbipopulluara, ku mungojnë kopshtet dhe çerdhet, apo ku prindërve ju duhet të humbasin kohë për t’i çuar fëmijët në çerdhen/kopshtin më të afërt.
2. Duhet shtuar numri i çerdheve e kopështeve, që të mos kemi më grupe me 40 e më shumë fëmijë dhe ku kujdesi dhe vëmendja ndaj secilit prej tyre bëhet shumë e vështirë për edukatoret.
3. Duhet të mbështesim familjet e reja, duke ju ofruar mundësinë që fëmijët e tyre janë të sigurtë e të qetë në kopshte e çerdhe, ndërkohë që të dy prindërit punojnë. Për këtë nevojitet zgjatja e orarit të çerdheve dhe kopshteve.
4. Për mirërritjen e fëmijëve tanë nevojitet rritje e cilësisë së ushqimit në çerdhe e kopshte, por edhe rritje e kontrolleve të cilësisë së ushqimeve nga strukturat përgjegjëse të bashkisë.

-Nga ana tjetër, kemi nevojë të mbështetesim dhe nxisim nënat e reja për të bërë më shumë fëmijë, duke ju ofruar infrastruktura më të mira mbështetëse, rritje të numrit të konsultoreve dhe qendrave shëndetësore, që fatkeqësisht në Tiranë edhe pse popullsa është shumëfishuar, nuk janë shtuar, përkundrazi.

-Po ashtu mbështetja e grave dhe vajzave, si pjesë thelbësore e familjes përmes fuqizimit të tyre ekonomik, politik e shoqëror brenda edhe jashtë familjes, luftës kundër dhunës ndaj tyre, dedikimit të programeve të veçanta për nxitjen e start-up-eve nga vajzat dhe gratë, mbështetjes së grave kryefamiljare, forcimit të ndihmës ekonomike për gruan kryefamiljare dhe për të porsalindurit, rritjes së ndihmës sociale për fëmijët në familje me prindër të divorcuar, arsim më cilësor dhe ekonomi më e qëndrueshme janë disa nga prioritetet e Partisë së Lirisë në programin e saj.

-Ndërkohë që thelbësore për forcimin e familjes shqiptare dhe ndalimin e largimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit mbeten veçanërisht politikat fiskale konkrete në mbështetje të saj. Ka shumë shembuj konkretë të politikave fiskale të vendeve të BE-së në mbështetje të familje dhe të të rinjve, qe mund të aplikohen tek ne.

Disa propozime konkrete të Partisë së Lirisë për politika fiskale në mbështetje të familjes:

1. Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat. (Në kuadrin e barazisë gjinore do të shihet mundësia që këtë të drejtë ta përfitojë edhe babai)
2. Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes. (Sot jepet 80% e pagës për 6 muajt e parë dhe 50% e pagës për 6 muajt e dytë)
3. Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja.
4. Të mbështetjen me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrësit e rinj, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.
5. Të trefishohet bonusi i bebes. (Sot kemi bonusin 40.000 fëmija i parë, 80.000 fëmija i dytë dhe 120.000 fëmija i tretë).
6. Nisur nga përqindja e lartë që ka konsumi i ushqimeve bazë në familjen shqiptare, Partia e Lirisë propozon:
A. Rimbursim deri në 5% të shumës së shpenzuar për ushqimet bazë (ushqimet e shportës), sipas faturave të blerjes.
B. Në veçanti, për familjet me fëmijë 0-3 vjeç të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% sipas faturave të blerjes.
7. Të vendoset sigurimi i detyrueshëm i jetës, në ambientet parashkollore, shkollore, rekreative e sportive, për fëmijët e moshës 0-18 vjeç.

Të gjitha këto politika konkrete fiskale do të ndihmonin në forcimin e familjes dhe krijimin e nukleve familjare më të mëdha e me më shumë fëmijë.

 

ilir meta

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet