LIVE UPDATES
Politike

Meta zbërthen aksionin e shtatorit: Gjithçka në koordinim me Berishën, në çdo zgjedhje (Kontakti me SHBA)

Meta u shpreh se PL do të marrë pjesë në çdo palë zgjedhje, por që nuk preferoi të tregonte nëse do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës.

5 Gusht 2022, 20:55 Nga F.M
Meta zbërthen aksionin e shtatorit: Gjithçka në koordinim me
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbuluar aksionet e Opozitës në shtator dhe jo vetëm. Në një intervistë për MCN TV, Meta tha se aksioni opozitar është çdo ditë dhe se nuk duhet pritur shtator për këtë gjë. Ai tha se për gjithçka do të koordinohet me Partinë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha. Meta u shpreh se PL do të marrë pjesë në çdo palë zgjedhje, por që nuk preferoi të tregonte nëse do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës. 

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Sa i përket aksionit opozitar që pritet të nisë në muajin shtator, megjithëse edhe gjatë korrikut dhe gushtit kemi pasur goxha zhvillime në politikë, sidomos nga krahu i opozitës, çfarë presim nga shtatori?

Meta: Ne nuk presim shtatorin, ne jemi çdo ditë në aksion opozitar të vazhdueshëm, të përhershëm, sistematik, që vetëm do të vijë duke i intensifikuar, duke u zgjeruar në mënyrën më kapilare, kudo në gjithë shoqërinë, kështu që të gjithë ne punojmë për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë me një regjim të pashpirt, që synon zhbërjen e kombit tonë, vendit tonë, trashëgimisë tonë kulturore dhe historike, dhe largimin e Shqiptarëve dhe ndryshimin e strukturës demografike të vendit që dihet se kujt i shërben, atyre që gjithmonë kanë pasur synime dhe pretendime për të kontrolluar vendin tonë dhe pozitën e tij kaq të rëndësishme gjeostrategjike.

Do të jetë Partia e Lirisë në krah të PD-së në zhvillimin e këtij aksioni opozitar?

Meta: Ne do të jemi në krah të qytetarëve kudo dhe në bashkëpunim dhe koordinim me PD-në dhe gjithë partitë të cilat e këtë prioritet.

Pyetje: Me z.Berisha ‘non grata’ për amerikanët. Do të jeni ju kontakti i Ambasadës Amerikane me opozitën?

Meta: Janë pyetje që s’përbëjnë interes për mua. Berisha s’është një person, është një institucion dhe është në krye të institucionit më të rëndësishëm sot të opozitës, PD-së. Është njeri i zgjedhur në mënyrë publike. Ne respektojmë çdo vendim të PD-së dhe çdo force tjetër, dhe në këtë aspekt më duken pyetje pa asnjë lloj kuptimi. Është e rëndësishme që opozita në mënyrën më paqësore, më aktive, më qëndrestare, më demokratike dhe me një organizim shumë më të mirë se deri tani, të konkretizojë atë shpirt opozitar të jashtëzakonshëm që ekziston sot në Shqipëri, por që grinta e këtij shpirti u vra nga një ish-lidership jo vetëm i përgjumur, por edhe i korruptuar nga qeveria.

Pyetje: Për pak muaj kemi zgjedhjet lokale. Partia që ju drejtoni do të marrë pjesë?

Meta: Partia e Lirisë do të marrë pjesë në do palë zgjedhje, në çdo moment, urojmë dhe shpresojmë dhe punojmë që të kemi zgjedhje sa më të shpejta, të përgjithshme dhe vendore, sepse Shqipëria ka nevojë për legjitimitet, Shqipëria ka një Parlament me vota të vjedhura, e shikoni edhe vet si është atje, ka një qeveri jo legjitime, që shkel çdo ditë ligjin dhe Kushtetutën, s’mban asnjë përgjegjësi për këto fatkeqësi që i shkakton popullit shqiptar dhe populli i Shqipërisë ka ardhur koha të vendos sovranitetin e tij dhe t’u jap legjitimitet institucioneve përmes votës së lirë.

Pyetje: Do kandidoni për bashkinë?

Meta: Nuk jam këtu thjesht për të kandiduar dhe për të qenë në politikë, ky s’është problemi im kryesor.  Unë jam këtu në shërbim të popullit të 2 Marsit. Nuk kam parasysh vetëm ata që kanë qenë në shesh atë ditë, por edhe gjithë shqiptarët e tjerë që kuptojnë që s’durohet më ky regjim, dhe zgjidhja do të vij nga ne, përmes bashkimit dhe referendumit. Çështjet e funksioneve, zgjedhjeve, s’janë prioriteti im. Prioriteti im është të tregojmë lidership për të vrarë frikën kudo, për të denoncuar korrupsionin kudo, korrupsionin kudo, për të mbledhur të gjithë shqiptarët trima dhe patriotë për të shpëtuar vendin tonë, sepse askush tjetër s’mund ta shpëtojë vendin. I kam provuar të gjitha do t’i provoj prapë, por kjo s’është çështja kryesore tani. Çështja kryesore tani është referendumi, është triumfi i revolucionit anti-korrupsion, triumfi i lirisë në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari, të mos ketë më frikë.

Pyetje: Qeveria e Ramës do largohet ditën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare apo më herët?

Meta: Jam i sigurt që qeveria ka ikur prej kohësh, por ngaqë ne të tërë s’jemi ngritur për shumë arsye ashtu siç duhet, ajo vazhdon akoma ashtu si e pakallur, vetëm duke krijuar dëme të tjera për popullin e Shqipërisë, shtetin ligjor, dhe interesat kombëtare të vendit.

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj