LIVE UPDATES
Politike

Kush është I.M.? Meta: Rama, raca e pështirë e Kristaqëve, po zhyt në akuza Autoritetin e Dosjeve e ish-SHIK

Meta shtoi se pavarësisht çdo akuze që ai e konsideron shpikje, Rama nuk do të mund ta largojë dot atë nga jeta politike në Shqipëri. 

5 Gusht 2022, 20:52 Nga F.M
 Kush është I.M.? Meta: Rama, raca e pështirë e
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama një pasardhës të një race të pështirë. Në një intervistë për MCNTV, Meta tha se personi me inicialet I.M., që ka dalë si bashkëpunëtor me ish-Sigurimin e Shtetit nuk është ai dhe se të gjitha këto janë të sajuara nga qeveria. Ai tha se edhe vetë ata që e kanë sajuara këtë dosje rëndojnë me akuza Autoritetin e Dosjeve, që sipas tij ka treguar që është kthyer në një instrument të verbër politik të Edi Ramës. I pyetur për të drejtën e tërheqjes së dosjes, Meta tha se Autoriteti i Dosjeve duhet të jetë 'çmendur' që e thotë këtë sepse nëse do të kishte një provë të vetme, do ta kishte çuar kreun e PL-së për ndjekje penale. Meta shtoi se pavarësisht çdo akuze që ai e konsideron shpikje, Rama nuk do të mund ta largojë dot atë nga jeta politike në Shqipëri. 

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Doli në skenë një dosje që flet për bashkëpunim me ish-Sigurimin e Shtetit. Flitet për një qytetar me inicialet I.M. Kush është ky?

Meta: Tmerri që e ka kapluar Ramën nga llogaridhënia që po i vjen dhe mjekimi i detyruar që po i afron, sepse s’duhet harruar që ka pasur edhe probleme shëndeti, që tensioni, stresi dhe vapa ia rëndon akoma më shumë, është i pashmangshëm. Në këtë drejtim shoh edhe këtë shpikje kaq ordinere dhe vulgare, të denjë vetëm për pasuesit më të ndyrë të ish-regjimit të Sigurimit të Shtetit, që përfaqësohen sot nga djali i një babai, që ky është akoma krenar pse në vitin 89’ firmosi për varjen e një poeti të fjalës së lirë, si Havzi Nela. S’mund të presim nga monstra të tilla, asgjë që i shërben demokracisë, të vërtetave, shtetit ligjor. Kjo histori është një histori aq absurde, aq banale, aq kriminale, saqë jo vetëm s’mund ta besoj askush, edhe vet ata që e kanë shpikur e falsifikuar, por që rëndon me akuza të reja për fat të keq Autoritetin e Dosjeve, i cili ka treguar që është kthyer në një instrument të verbër politik të Edi Ramës. Rëndon edhe të gjithë ata punonjës të ish-SHIK-ut që kanë vënë dorë në dosjen e qytetarit F.F., të përndjekur nga Sigurimi i Shtetit për tentativë arratisje në atë kohë, i cili po ashtu është edhe shtetas amerikan sot. Ai vet pasi e ka marrë dosjen e tij, e ka shumë të qartë dhe po ndjek rrugën e tij ligjore. Ajo që mund t’ju them që jo vetëm I.M. s’është Ilir Meta dhe s’ka si të jetë, dhe I.M., ka dosjen e tij si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe këtë e di Autoriteti i Dosjeve, por nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn, në asnjë lloj kohe, në asnjë lloj rrethane. E gjitha kjo është një shpikje për të bërë një zhurmë mediatike, për të shmangur vëmendjen nga skandali kryesor i inceneratorëve, që unë kisha premtuar se do të marrë përmasa të tjera, dhe vetëm maja e ajsbergut ka dalë në sipërfaqe, nga gjithë skandalet e tjera dhe ky vrull i madh liridashës që ka shpërthyer akoma më tej edhe pas shpalljes së Partisë së Lirisë. Autoriteti i Dosjeve në rast se ka një fakt që provon një akuzë të tillë monstruoze të prodhuar nga regjimi i Edi Ramës përmes falsifikimit të tij e çon Metën për ndjekje penale. Sepse Ilir Meta gjithmonë kur ka bërë kërkesën për verifikimin e figurës së tij, në çdo rast ka marrë përgjegjësi penale, siç do njeri i cili gënjen, kur thotë që s’kam qenë pjesëtar, bashkëpunëtor, apo i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit. Por Autoriteti i Dosjeve nuk e bëri këtë veprim sepse e dinte shumë mirë që kemi të bëjmë me një falsifikim, kemi të bëjmë me një mashtrim, me një email gjoja elektronik që ka ardhur në 24 korrik nga SHBA-të që kushdo që ta lexojë do vërë duart në kokë për përmbajtjen aq vulgare dhe ordinere, i cili padyshim që është dërguar me koordinim të plotë me njerëz aty brenda Autoritetit, dhe me njerëz të tjerë nën komandën e Edi Ramës, për të prodhuar një situatë kaotike dhe konfuze, ku ky Autoritet u vënka menjëherë në lëvizje, vënka në lëvizje edhe Parlamentin, dhe na dalin edhe disa IM të tjera. E gjithë kjo bëhet vetëm për të shmangur vëmendjen nga problemet e mëdha, të cilat e presin Edi Ramën, për të dhënë llogari si Çeçua, kjo është e padiskutueshme. E dyta çfarë tregon kjo? Tregon se çfarë regjimi kriminal përfaqëson Edi Rama, që pas 32 vjetësh lëndon qytetarë që kanë qenë viktima apo të përndjekur në atë kohë, përsëri, duke u nxjerrë emrin në mënyrë të qëllimshme dhe kundër ligjit, duke i marrë nëpër gojë, duke i bërë objekt spekulimesh apo shantazhesh, për arsye politike sepse dëshiron tani të demonizojë një lidership tejet të provuar, tejet të provuar dhe të pandalshëm si ai i Ilir Metës. Është betejë e humbur dhe një bumerang i cili padyshim në fund fare ka një përgjegjës kryesor, i cili është Edi Rama.

Pyetje: Kryeministri ka paralajmëruar se në shtator do të kalojë ndryshimet ligjore dhe do të nisë riverfikimin e dosjeve…

Meta: Nuk ka më asnjë vlerë se ç’do riverifikojë Edi Rama. Edi Ramën e dinë të gjithë që ka qenë spiun i shokëve të tij kur ishte basketbollist. Edhe falë spiunllëqeve që bënte e fusnin me Kombëtaren, sepse ai kosh nuk dinte të bënte, vetëm faulla, dilte me 5 personale, Edi Rama dihet djali i kujt ka qenë, dihet çfarë race të pështirë përfaqëson. Edi Rama përfaqëson më të pështirën e asaj race, e cila në vend të kërkonte ndjesë e reflektim, sot përdor format më të ndyra të ish-Sigurimit të Shtetit, përdor njerëz nga më të rëndomtët dhe ordinerët, qoftë si ish-sigurimsa apo ish-bashkëpunëtorë, për qëllime përfitimi politik. Nuk ka për të përfituar asnjë gjë. Në atë gropë që ai përpiqet t’u ngrejë të tjerëve, të jetë i sigurt që do t’i kthehet në humnerë me fund të llahtarshëm për të, siç kanë qenë të llahtarshme vuajtjet e Havzi Nelës dhe atyre që kanë vuajtur nga ai regjim i etërve të tij.

Pyetje: Shtetasin Ilir Murati e keni pasur në klasë?

Meta: Unë nuk jam këtu për të bërë biografinë e njerëzve që kam pasur në klasë. Sepse jam një ish-President, ish-kryeministër, ish-kryeparlamentar, dhe më duket gjëja më ordinere t’u them qytetarëve se cilët kam pasur në klasë dhe se çfarë mund të kenë bërë ata, etj. Kjo është jashtë çdo standardi moral, njerëzor, shtetëror. Ka një ligj për këtë çështje, të ndjekin rrugën ligjore të gjithë personat që janë cenuar apo janë prekur. Këtë duhet të ketë parasysh edhe autoriteti i dosjeve, i cili për fat të keq po rikthen praktikat më të shëmtuara, manipuluese, falsifikuese të sigurimit të shtetit.

Pyetje: Autoriteti i dosjeve tha që Meta mund ta kërkojë dosjen e tij?

Meta: Nëse Autoriteti i Dosjeve ka thënë këtë gjë është çmendur! Sepse Ilir Meta nuk ka dosje, dhe në qoftë se Ilir Meta ka dosje, Autoriteti duhet ta padiste Ilir Metën penalisht, sepse ky kur ka bërë kërkesën, ka marrë përgjegjësi penale që s’ka qenë as bashkëpunëtor, as i favorizuar, as pjesëtar, siç e ka ligji. Por Autoriteti i e di shumë mirë këtë dhe bën lojën e Edi Ramës. Unë e di shumë mirë se pse secili anëtar i Autoritetit bën lojën e Edi Ramës. Kjo ngjarje u shpik pasi u bënë ndryshimet në Autoritetin e Dosjeve, ku u hoqën njerëzit me integritet si Simon Miraka.

Pyetje: I druheni një skualifikimi eventual nga e drejta për të kandiduar si deputet?

Meta: Nuk më skualifikon asgjë nga jeta politike në Shqipëri, përkundrazi lidershipi im do të forcohet akoma më tej nga këto beteja, ku e vërteta është me mua, dhe ku populli shqiptar do të shikojë edhe një herë tjetër se si raca më e pështirë e kolegëve dhe Kristaqëve, që persekutuan shqiptarët në format më të ndyra, duke vjedhur në mënyrën më çnjerëzore popullin e Shqipërisë, si afera e inceneratorëve, ku vazhdon edhe tani që flasim paguan Edi Rama, për regjimin e tij dhe veten e tij. Kjo është histori që ka përfunduar. Nuk shmanget dot Edi Rama me këtë përballje, të shpikë çfarë të ketë dëshirë për Berishën, Metën. Iku koha kur Rama blinte ndeshjen para se të fillonte ndeshja, se blinte kryetarin e opozitës. Rama vetëm thellon më tej thellësinë e humnerës ku e pret një fund i llahtarshëm. E pret një fund i llahtarshëm, si vuajtjet e Havzi Nelës dhe vuajtjet e atyre shqiptarëve që vuajtën nga ato praktika dhe ato forma të regjimit, të etërve të Edi Ramës, që ky kërkon t’i kthejë në Shqipëri pas 32 vitesh.

Si nisi historia me I.M.?

E gjithë historia ka nisur pas një statusi në Facebook nga Autoriteti i Dosjeve. Më pas, u zbulua se bëhej fjalë për një politikan me iniciale I.M., për të cilin u aludua se ishte Ilir Meta. I spiunuari për të cilin flitet në dosje ishte Filip Talo ka qenë shok fakulteti me një person me iniciale I.M., që e ka "dorëzuar" tek autoritetet e Sigurimit teksa tentonte të arratisej para viteve ‘90. Vetë Talo ka mohuar të ketë qenë ish-presidenti Meta personi që e spiunoi. Autoriteti i Dosjeve disa ditë më parë, ka bërë të ditur se kanë zbuluar se një ish-sigurims është një politikan i nivelit të lartë të njoftuar si I.M. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. PS kërkoi ndryshimin e Ligjit për Dosjet. Klotilda Bushka tha se nisma kërkon një shtrat ligjor për të bërë verifikimin e politikanëve edhe të atyre që kanë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini-Bezhani.

ilir meta edi rama

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen