LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kanë nisur rekrutimet për inspektorë"/ Manja: KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë!

Manja gjatë fjalës së tij theksoi arritjet e vitit 2024, duke përmendur plotësimin e vakancave për prokurorë nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe SPAK, si dhe nisjen e rekrutimeve për inspektorë nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD).

13 Qershor 2025, 12:07 Nga E. D
"Kanë nisur rekrutimet për inspektorë"/ Manja: KLP dhe
Ulsi Manja

TIRANË- Në një takim të zhvilluar sot në Tiranë me Përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe partnerë ndërkombëtarë, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, theksoi rëndësinë strategjike të zbatimit të strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030, në kontekstin e avancimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Manja gjithashtu përmendi edhe sfidat e mbetura dhe nevojën për koordinim të ngushtë në procesin e integrimit evropian, që vazhdon të jetë prioriteti kryesor i qeverisë shqiptare. Më tej ai theksoi se përmbushja e objektivave të ndërmjetëm të përcaktuara në kuadër të procesit të integrimit evropian kërkon përpjekje të shtuara dhe koordinim të ngushtë ndërinstitucional në adresimin e masave të parashikuara në Strategji. 

Fjala e Ministrit të drejtësisë:

Takim me institucionet e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë mbi zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030 për vitin 2024

Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024-2030, arritjet dhe sfidat e zbatimit të saj në kontekstin e integrimit evropian

Data: 13 Qershor 2025, ora 11:00

Vendi: Salla “Classic”, Tirana International Hotel

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të drejtësisë,

Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave partnere,

Të nderuar kolegë dhe të ftuar,

Kam kënaqësinë t’ju uroj mirëseardhjen në këtë tryezë, e cila shënon një moment të rëndësishëm reflektimi dhe bashkërendimi institucional në kuadër të zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030.

Ky takim monitorues i Strategjisë vjen në një moment kulmor për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, me hapjen e grupkapitullit të parë më 15 tetor 2024 dhe punën tonë të përbashkët në përmbushjen e piketave të ndërmjetme, të cilat hapin rrugën për avancimin e mëtejshëm me të gjithë kapitujt e tjerë, ku deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj dhe presim që vjeshta të na gjejë me të tërë kapitujt e hapur.

Ndaj kjo Strategji Ndërsektoriale përfaqëson një angazhim të qartë për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur, efikas dhe të besueshëm, në përputhje me standardet dhe me angazhimet tona me BE.

Gjatë vitit 2024, janë shënuar përparime të rëndësishme në disa fusha kyçe të Strategjisë si:

Megjithatë, sfidat mbeten të pranishme. Zbatimi i mekanizmave të sinjalizimit dhe vlerësimet etike ndaj magjistratëve kanë hasur në vonesa. Po ashtu, përmbushja e objektivave të ndërmjetëm të përcaktuara në kuadër të procesit të integrimit evropian kërkon përpjekje të shtuara dhe koordinim të ngushtë ndërinstitucional në adresimin e masave të parashikuara në Strategji.

Në këtë kontekst, është thelbësore të theksojmë se avancimi i procesit të integrimit, nën drejtimin dhe koordinimin e Ministrisë së Drejtësisë, ka konfirmuar vullnetin politik të Shqipërisë për të thelluar reformat në drejtësi dhe për të përmbushur pritshmëritë e Bashkimit Evropian.

Përmbushja e piketave të ndërmjetme është gurthemeli për avancimin e mëtejshëm të negociatave të anëtarësimit. Ato përfaqësojnë jo vetëm një detyrim ndërkombëtar, por mbi të gjitha një përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë për të ndërtuar një sistem drejtësie që garanton të drejtat themelore dhe barazinë para ligjit.

Nga takimi ynë në 13 Dhjetor dhe deri më sot, një periudhë ekzaktësisht 6 mujore, institucionet tona kanë përballuar së bashku mbi 60 orë raportim pranë shërbimeve të Komisionit Evropian dhe kanë përgatitur mbi 1000 faqe raportime me shkrim dhe dokumenta. Kjo punë është treguese e dedikimit dhe profesionalizmit të institucioneve tona dhe një falenderim shkon për secilin nëpunës të institucioneve tona që ka kontribuar në këtë proces.

Në këtë frymë, ju ftoj të vazhdojmë angazhimin në nivelet më të larta drejtuese së bashku për të adresuar veprimtaritë dhe proceset komplekse që duhet të përmbushim brenda një kohe kaq të shkurtër në këtë proces transformues, duke u mbështetur në evidenca të qarta, planifikim të brendshëm të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të ngushtë mes njëri-tjetrit dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Jam besimplotë se do kemi bashkëbisedime të vlefshme përgjatë kësaj tryeze.

Ju falënderoj për praninë dhe kontributin tuaj të çmuar.

ulsi manja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj