LIVE UPDATES
Politike

Ministri Salla në Lushnjë: Garancia sovrane 2026 dhe formalizimi, drejt një faze të re për bujqësinë shqiptare

Takimi u fokusua në rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja fiskale dhe risitë e skemës së re kombëtare, me synim përmbushjen e standardeve të prodhimit për tregun e Bashkimit Europian.

11 Prill 2026, 14:38 Nga I.A
Ministri Salla në Lushnjë: Garancia sovrane 2026 dhe formalizimi,
Andis Salla

LUSHNJE- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Financave Petrit Malaj dhe drejtuesen politike të qarkut Fier, Belinda Balluku, zhvilluan një takim me fermerë në Krutje të Lushnjës.

Takimi u fokusua në rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja fiskale dhe risitë e skemës së re kombëtare, me synim përmbushjen e standardeve të prodhimit për tregun e Bashkimit Europian.

Garancia Sovrane për vitin 2026, në vlerën 30 milionë euro, u prezantua si një instrument financiar që synon të lehtësojë aksesin e fermerëve në kredi. Përmes saj, qeveria vepron si garant pranë bankave të nivelit të dytë, duke mundësuar kredi të buta me interes rreth 2% dhe mbulim kolaterali deri në 70%.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Salla theksoi rëndësinë e zonës së Lushnjës si një nga qendrat kryesore të prodhimit bujqësor në vend.

“Lushnja është zemra e bujqësisë, me sipërfaqe të mëdha të mbjella dhe me një rritje të vazhdueshme vit pas viti, si në sera, ashtu edhe në kultura të tjera bujqësore,” u shpreh ai.

Ai u ndal te masat mbështetëse për fermerët, duke theksuar rolin e tyre në rritjen e prodhimit dhe përfshirjen e të rinjve në sektor.

“Të rinjtë mbështeten me deri në 10 mijë euro grante për investime në bujqësi, ndërsa mbrojtja biologjike financohet deri në 70%. Synimi ynë është që deri në vitin 2027 të arrijmë në 40 - 50% mbrojtje biologjike, nga rreth 10% që është sot,” deklaroi ministri.

Në vijim, Ministri Salla u ndal te ndryshimet në mënyrën e mbështetjes financiare dhe rëndësia e formalizimit të sektorit.

“Nëse deri vitin e kaluar kemi pasur një masë, e cila deri në vitin 2025 ishte 300 mijë lekë të vjetra për sipërfaqe të mbjella prej 1.5 hektarësh, siç e kemi aplikuar edhe në shembuj të tjerë për naftën, këtë vit kjo arrihet vetëm përmes faturimit që ne kryejmë. Bëhet fjalë për 10% të faturimit që duhet të paraqitet pranë tatimeve çdo gjashtë muaj, për të përfituar këstet, të cilat do të ishin shumë më të vlefshme nëse mblidhen dhe fermerët janë të formalizuar.

Kjo është një etapë e re për bujqësinë shqiptare. Sot prodhojmë shumë dhe duhet të formalizohemi. Formalizimi krijon një zinxhir të ri ekonomik, ku përmes faturimit fermerët përfitojnë më shumë. Nga një mbështetje prej 300 mijë lekësh, përmes faturimit mund të arrihet deri në 7 mijë – 8 milionë lekë të vjetra, çka tregon qartë rëndësinë e këtij procesi,” theksoi ai.

Ministri shtoi se këto masa janë shtesë ndaj fondit ekzistues të mbështetjes dhe synojnë uljen e kostove të prodhimit dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Kjo nuk është pjesë e fondit prej 52 milionë eurosh, por një buxhet i shtuar që vjen si një mbështetje konkrete për fermerët, për të ulur kostot dhe për të rritur prodhimin,” u shpreh Salla.

Ai vuri theksin edhe te rëndësia e organizimit të fermerëve në struktura bashkëpunimi.

“Nëse prodhojmë vetëm dhe shesim vetëm, humbim 25 - 30% të vlerës. Nëse bashkohemi, krijojmë deri në 30% më shumë ekonomi. Kjo është rruga për të kaluar në një fazë të re zhvillimi,” deklaroi ministri.

Në këtë kuadër, ai bëri të ditur se modeli i Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) do të shtrihet në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe krijimin e strukturave mbështetëse për zinxhirin agroushqimor.

“Do ta ndërtojmë këtë model në çdo bashki, duke krijuar një ekonomi më të fortë bashkëpunimi mes fermerëve dhe përpunuesve,” tha ai.

Ministri Salla u ndal gjithashtu te investimet në sigurinë ushqimore, duke theksuar ndërtimin e laboratorëve si një element kyç për standardet e prodhimit.

“Do të ndërtojmë laboratorë për të garantuar një zinxhir të sigurt ushqimor, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe kërkesat e tregut,” theksoi ai.

Në përfundim, ai nënvizoi se bujqësia shqiptare po hyn në një fazë të re zhvillimi, të orientuar drejt cilësisë, formalizimit dhe integrimit në tregun europian.

Duhet të punojmë së bashku për të rritur cilësinë, për të forcuar sigurinë ushqimore dhe për të konkurruar në tregun e madh të Bashkimit Europian,” përfundoi Ministri Salla./Dosja.al

andis salla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj