LIVE UPDATES
Politike

'Ministria e Shëndetësisë pagesa për shërbime të pakryera'/ Vokshi: KLSH kërkon ndërprerjen e pagesave të TVSH-së, për shërbime të përjashtuara nga ky lloj tatimi

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka gjetur me shkelje të rënda dhe jep edhe rekomandime.

11 Nëntor 2023, 14:21 Nga A.B
'Ministria e Shëndetësisë pagesa për shërbime
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka paraqitur sot një dëshmi të shpërdorimit dhe abuzimit të fondeve të Buxhetit të Shtetit nëpërmjet kontratave koncensionare. Këtë radhë është vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit që i ka gjetur me shkelje të rënda dhe jep edhe rekomandime.

DEKLARATA E PLOTË:

Para disa javësh, në emër të grupit parlamentar të PD, dorëzuam në Kuvend një kërkesë për ngritjen e Komisionit hetimor parlamentar për 4 koncesionet në shëndetësi të shndërruar në inceneratorë, në një vrimë të zezë ku digjen paratë e buxhetit të shtetit e të taksave të qytetarëve.

Neni 77 i Kushtetutës e detyron ngritjen e Komisionit hetimor nëse mblidhen firmat e 35 deputetëve. Ngritjen e Komisionit Hetimor e kanë firmosur 45 deputetë të opozitës, më synimin e zbardhjes së abuzimeve më të mëdha në sektorin e shëndetësisë dhe dështimin spektakolar të premtimit të bujshëm të Edi Ramës, ‘Shëndetësia falas’. Sot, qytetarët, jo vetëm nuk marrin shërbim shëndetësore falas, por i paguajnë shumë më shtrenjtë dhe, në të shumtën e rasteve, nuk ki marrim fare.

Me urdhër të Edi Ramës, deputetët e mazhorancës e rrëzuan me 71 vota, në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Komisioni Europian ngre shqetësimin e madh për rrëzimin e kërkesave legjitime e kushtetuese të Opozitës.

Qysh në fillim PD ka denoncuar këto koncesioneve abuzive, korruptive e të panevojshme. Ia dolëm që problemet në shëndetësi ne t’i kthenim në çështje kombëtare.

Për fat të keq, një nga përgjegjësit kryesorë për vjedhjen me koncesionet, hartuesi dhe implementuesi i skemës abuzive të koncesioneve, Ilir Beqja, është akoma i lirë; kryepërgjegjësi Edi Rama, apo implementuesja tjetër e koncesioneve, Ogerta Manastirlliu nuk janë as në hetim.

Denoncimeve të PD u vjen në ndihmë KLSH, me Raportin përfundimtar të auditimit, ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Çfarë thotë KLSH?

Edhe në 2022, janë bërë pagesa për shërbime të pakryera

Check up

Edhe në vitin 2022, si në vitet e mëparshme, që prej fillimit të zbatimit të kësaj kontrate, janë likuiduar fatura referuar numrit të projektuar të KMB sipas kontratës dhe jo sipas numrit faktik të kryer, për rrjedhojë është faturuar shërbim i pakryer për 20,172 raste, me një kosto në shumën 37,198 mijë lekë me TVSH.

Hemodializa-në total 8,854 raste, nga të cilat 6,918 raste nën projeksion dhe 1,936 raste mbi projeksion, në shumën 99,191 mijë lekë (rreth 1mln Euro), që përfaqëson pagesë për shërbim të pa kryer

Nga MSHMS nuk janë ndërmarrë hapa konkretë e për rrjedhojë dhe në vitin 2022 vazhdon e njëjta situate

Rekomandimi: të rishikojnë e kontratat me qëllim eliminimin e pagesave për shërbim të pakryer si dhe të kryhen analiza mbi efektshmërinë e dhënies së këtij shërbimi.

Gjithashtu, nga analizimi i disa treguesve ka rezultuar se, pavarësisht shtimit të numrit të analizave check up në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021, sëmundjet kronike janë shtuar me 8,603 raste, vlera e rimbursimit të barnave për shkak të rritjes së sëmundshmërisë dhe kompleksitetit të tyre me 1,184,831 mijë lekë më shumë; rritja e numrit të shtrimeve në spitale me 18,979 raste më shumë, rritja e vizitave ambulatore në Spitalet Universitare dhe Bashkiake me 123,354 raste më shumë etj., tregojnë se efektet e masës profilaktike ‘Kontrolli Mjekësor Bazë’, nuk janë reflektuar në rezultat konkrete, në uljen e sëmundshmërisë së popullatës, duke cenuar efektshmërinë e përdorimit të këtyre fondeve.

Në lidhje me koncesionin e Sterilizimit:

ka rezultuar se, për ndërhyrjet kirurgjikale të kryera gjatë vitit 2022, në tre llojet e spitaleve, universitare, rajonale dhe bashkiake, ka përdorim të seteve të ndryshme për të njëjtën tipologji kirurgjikale, në 15,339 raste në Spitalet Universitare; në 8,708 raste në Spitalet Rajonale dhe në 55 raste në Spitalet Bashkiake.

Niveli i lartë i deviacioneve, ku për të njëjtën tipologji kirurgjikale përdoren nivele të ndryshme të kompleksitetit të seteve, ku në spitalet universitare arrin deri në 52 % të rasteve, në spitalet rajonale deri në 48.5 % të rasteve, kundrejt totalit të ndërhyrjeve, reflekton mangësitë në përfshirjen e kirurgjive sipas tipologjisë, referuar nivelit të seteve, por dhe të përmbajtjes me instrumente mjekësorë të seteve referuar nivelit të kompleksitetit, gjë e cila është e shoqëruar edhe me rritjen e kostove të këtij shërbimi dhe për rrjedhojë të mbështetjes buxhetore për vazhdimësinë.

Rekomandimi:

të rishikohet Kontrata – përfshirjen e kirurgjive sipas tipologjisë, referuar nivelit të seteve;-numrin dhe llojin e instrumenteve dhe pajisjeve mjekësore që duhet të përmbajë një set, duke rritur gamën e tyre me qëllim minimizimin e kostove të këtij shërbimi,

Në lidhje me koncesionin e laboratorëve:

Përcaktimi i tavaneve vjetore buxhetore, kufizon kryerjen e analizave laboratorike, duke rrezikuar ofrimin e analizave laboratorike, në masën e duhur, sipas nevojave spitalore dhe duke sjellë për pasojë drejtimin e pacientëve në marrjen e këtij shërbimi tek subjektet private, me kosto për qytetarët, si dhe përkeqësim të shëndetit nga moskryerja në kohë e analizave përkatëse.

Gjatë vitit 2022, referuar të dhënave të tabelave të mëposhtme, ka rezultuar se numri i ekzaminimeve është rritur me 827,617 raste, ndërsa shpenzimet buxhetore me 509,715 mijë lekë, ose thënë ndryshe, niveli i rritjes së numrit të ekzaminimeve në total është 24.5 % më shumë se në vitin 2021, ndërsa niveli i rritjes së shpenzimeve buxhetore 46.2 % më shumë. Këta tregues demonstrojnë një rritje më të lartë të shpenzimeve buxhetore në krahasim me rritjen e numrit të ekzaminimeve. Në kushtet kur çmimet referuese nuk kanë ndryshuar, kjo rritje është rezultat i kryerjes së ekzaminimeve me tarifa të larta, kundrejt atyre me tarifa të ulta.

Për të gjitha koncesionet:

Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga FSDKSH, në lidhje me financimin e kontratave PPP, ka rezultuar se për tre kontrata vlera e financimit vjetor, si dhe parashikimet e financimit të tyre në PBA 2022-2024, janë përtej mbështetjes buxhetore të parashikuar për zbatimin e tyre.

Rekomandimi:

Fondi i Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si kontraktor, duhet të kryejnë analiza të thelluara në lidhje me ecurinë dhe cilësinë e dhënies së këtij shërbimi, si dhe shpenzimeve në rritje të tij, me qëllim rritjen e efektivitetin e përdorimit të fondeve buxhetore.

Rekomandimi:

marrin masa të menjëhershme për monitorimin e këtyre kontratave, me qëllim ndjekjen dhe disiplinimin e shpenzimeve, përdorimin me efektivitet të fondeve, të cilat rezultojnë me tendencë në rritje nga viti në vit, jo vetëm si rezultat i rritjes së rasteve, por dhe si rezultat i rritjes së kostove të shërbimit për pacient, duke tejkaluar mbështetjen buxhetore të parashikuar në kontratat koncesionare.

Mbi pagesën e TVSH për shërbimet mjekësore:

Për dy kontrata, në shkelje të ligjit është bërë pagesa me TVSH, në shkelje flagrante të ligjit.

– PPP ‘Kontrolli mjekësor bazë

– PPP ‘Sterilizimit të instrumenteve dhe pajisjeve mjekësore

Tabela nr.3.65 ‘TVSH sipas kontratave PPP’/ Në mijë lekë

Nr        PPP                  Vlera e faturave të paguara me TVSH           TVSH e paguar

1          Kontrolli mjekësor bazë          803,076           133,846

2          Sterilizimi        1,699,975        283,329

            Totali  2,503,051        417,175

Burimi i të dhënave FSDKSH

Përcaktimi i mënyrës së pagesës sipas faturës së lëshuar nga koncesionari me TVSH, nuk është në përputhje me: Ligji nr. 7928, datë 27.04.1995 ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar’ (i shfuqizuar), neni 25/11 ‘Barnat dhe shërbimi shëndetësor’ ku cilësohet: ‘Nga data 1 prill 2014, furnizimi i barnave dhe i shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private, është furnizim i përjashtuar.

Sa më sipër, angazhimi i fondeve buxhetore për likuidim TVSH-je, në masën 20 % të tyre, apo në shumën 417,175 mijë lekë, ka sjellë që përdorimi i këtyre fondeve të mos shkojë në destinacionin e përcaktuar, që është ofrimi i shërbimeve mjekësore. Për rrjedhojë nëse TVSH e paguar për sterilizimin në vitin 2022, do të përdorej në destinacionin e duhur do të ishin kryer edhe 12,705 ndërhyrje kirurgjikale të kompleksitetit të mesëm më shumë.

Rekomandimi: MSHMS, në bashkëpunim me Strukturat drejtuese të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, të marrin masa për kthimin në ligjshmëri dhe ndërprerjen e pagesave të TVSH-së, për këto shërbime të përjashtuara nga ky lloj tatimi, si dhe përdorimin e fondeve me efektivitet, në destinacionin e duhur, që është ofrimi i shërbimit

KLSH bën përgjegjëse Ministren e shëndetësisë Manastirlliu, drejtorin e FSKDSH dhe nëpunësit e përfshirë në kontrollin dhe monitorimin e koncesioneve.

SPAK, edhe mbi bazën e këtij informacioni të vlefshëm nga KLSH duhet të veprojë menjëherë.

Ritheksojmë se funksionimi normal i Kuvendit, dhe mbi të gjitha qeverisja transparente, është një nga kushtet e ecurisë pozitive të Shqipërisë në rrugën europiane.

Deputetët e grupit parlamentar të PD janë të vendosur për të mos lejuar shkeljen e Kushtetutës dhe të të drejtave të opozitës në parliament! Janë të vendosur të bëjnë transparencë për cdo abuzim që kanë sjellë kosto të larta në shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Edi Rama mund të vazhdojë me pengimin e opozitës, i trembur nga bashkimi i saj, por vendimi është marrë për rezistencë, dhe në këtë pikë nuk ka më kthim pas!!!

albana vokshi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje