11 Nëntor 2023, 12:54
Nga A.B

KORÇË- Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ka komentuar disa nga situatat politike në vend. Nga Korça, ai u ndal te kaosi në Kuvend, ku tha se po pengohet puna në Parlament. Në lidhje me marrëveshjen për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë, ai tha se të dyja vendet kanë bërë çmos për të respektuar rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Intervista e plotë:
Sipas mendimit tuaj, marrveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, a është bërë konsultim me BE në lidhje me emigrantët që do të vijnë?
Bergner: Mendoj se konsultimet po vazhdojnë. Ne kemi marrë dokumentet dhe memorandumin e mirëkuptimit pak ditë më parë dhe është pak herët për të dhënë komentet dhe mendimet e mia në lidhje me detajet. Por e di shumë mirë që si Shqipëria po ashtu dhe Italia kanë bërë çmos për të respektuar rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Situata në parlamentin Shqiptar është bërë pak e rrëmujshme. Si e shihni ju këtë?
Bergner: Sinqerisht do të shpresoja të shihja shumë shpejt opozita më të bashkuara që të luajnë rolin e tyre si kontrollues të qeverisë në një mënyrë më të mirë. Mendoj se edhe qeveria mund të ndihmojë në respektimin e të drejtave, gjithashtu të ketë një balancim mes të drejtave të opozitës dhe të qeverisë.
Sali Berisha ka thënë se shumë shpejt do bëhen protesta të mëdha. A mendoni se është mirë për Shqipërinë?
Bergner: Mendoj se nëse gjërat çohen deri në protestë nuk do të shkojë mirë pasi gjithë përpjekjet duhet të shkojnë në formulimin e rregullave për qeverisjen. Mendoj se duhet të bëjnë përpjekje për të ofruar propozimet e tyre.
Deri më tani shoh më shumë energji duke penguar parlamentin. Por mendoj se ka mënyra të tjera më të drejta për të kundërshtuar diçka që është zgjedhur nga qeverisja.
karl bergner
Politike
11 Nëntor 2023, 12:16
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Forumin e Paqes në Paris se ka takuar lidera dhe zyrtarë të ndryshëm, ...
Politike
11 Nëntor 2023, 11:45
A.B
Ivi Kaso
TIRANË- Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit për Çështjet Ligjore i bëri thirrje sot Proku...
Politike
11 Nëntor 2023, 11:10
A.B
Rama dhe Mitsotakis
GREQI- Për shkak të çështjes 'Beleri', shteti fqinj, ka vendosur barrierën e parë ndaj integr...
Politike
11 Nëntor 2023, 10:54
A.B
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme se të gjitha nismat për vettingun n&e...
Politike
11 Nëntor 2023, 10:43
A.B
PD
TIRANË-Partia Demokratike denoncoi ditën e sotme kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Denoncimi bëhet fjalë për abuzimet me f...
Politike
11 Nëntor 2023, 10:07
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane ‘Corriere della Sera”...
Politike
11 Nëntor 2023, 08:16
A.B
Rama dhe Soros
FRANCË- Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda kanë qenë për dy ditë me radhë në ...
Politike
10 Nëntor 2023, 21:36
I.A
Rexhë Byberi
TIRANË- Gabimet e pafajshme, apo të qëllimshme të kryetarëve të Bashkive, duket se po u kushtojnë shum...
Politike
10 Nëntor 2023, 21:15
a.l
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka quajtur 'historike' marrëveshjen e emigrantëve me...
Politike
10 Nëntor 2023, 20:51
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se investimi kryesor i Edi Ramës, përveç kapjes së sis...