LIVE UPDATES
Politike

Projekti i Portit/ Berisha: Plaçkitja më e madhe, Rama miratoi një ligj special për veten e tij

Berisha deklaron se kryeministri Edi Rama fshihet pas projektit të Portit të Durrësit.

25 Nëntor 2022, 12:23 Nga A.B
Projekti i Portit/ Berisha: Plaçkitja më e madhe, Rama miratoi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan miratimin e marrëveshjes së Portit të Durrësit, si plaçkitjen më të madhe që iu është bërë vendit. Në konferencë për gazetarët, Berisha deklaroi se Rama miratoi një ligj special për veten e tij e jo për qytetarët shqiptarë. 

'Ajo që ndodhi mbrëmë në parlament, ata e që e ndoqën, patën rastin të dëshmojnë më shumë se kurrë solidaritetin në krim të pseudomazhorancës socialiste. Ata votuan për grabitjen e portit të Durrësit nga Edi Rama dhe klani i tij. Është detyrim i medieve që të bëjnë transparent këtë zhvillim dramatik. Dy vite më parë, Edi Rama u deklaroi shqiptarëve se porti i Durrësit do shndërrohet në marinën më të madhe në Mesdhe dhe porti i ri do ndertohet në Porto Romano po nga kompania Emaar. Pra do ndërtonte marinën dhe portin e ri të Shqipërisë. Kjo ishte deklarata e tij, jeni të lutur që ta merrni dhe t’ua paraqisni shqiptarëve të vërtetën.
Cila është historia e këtij procesi? Historia është se gradualisht, Emaar siç informuan mediat dhe vetë ata, shet 100 përqind të aksioneve, kjo është e faktuar. Kush i bleu aksionet? Për t’i rënë shkurt për qytetarët, sot dihet që një pjesë të këtyre aksioneve i ka mbajtur Alabar, një miliarder arab. Por 60 përqind të tyre nuk dihet kush i ka.

Edi Rama nuk i thotë emrat se është vetë me vëllain dhe klientelën e tij. A mundet një kryeministër të fshehë aksionerët e një afere që shkon të paktën 4 miliardë euro? Kurrë. Këta aksionerë i kanë financat offshore, nuk ka shqiptar që mund të gjejë se të kujt janë. Janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Pastaj janë të enturazhit të tyre.
Çfarë ndodh më tej? Pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila nuk firmoset nga kryeministri, por ka direkt firmën e tij. Ndoshta Arben Ahmetaj nuk ka pranuar ta firmosë. Por marrëveshja ka firmën e Edi Ramës. Marrëveshja shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Shqipërisë, shkel MSA-në me vendet e BE-së. Në të cilën në nenet 70, 71, 74, Shqipëria zotohet se në të gjitha proceset e garave, tenderave, prokurimeve, do jetë e hapur për kompanitë e BE. A kishte garë? Asnjë garë. Përkundrazi, e kaluan me shpejtësi siç kaluan djegësat. Me urgjencë në parlament. Ajo marrëveshje thotë se përjashtohen nga procedurat e prokurimit të gjithë veprimtaritë. Pra, Edi Rama miratoi një ligj special për veten e tij.
Akti i parë, KE anuloi grantin prej 28 milionë eurosh për portin e Durrësit. Që dje. Nuk është pezulluar, është anuluar. Porti i Durrësit, një port mijëravjeçar nuk është i rëndësishëm vetëm për Shqipërinë, por edhe për NATO-n dhe BE-në. Edi Rama u përpoq të mashtronte NATO-n, ta angazhonte në Porto Romano, në mënyrë që të mbulohej vjedhja e tmerrshme e portit të Durrësit. U tregua ashtu siç është, i pangopur, i verbuar. Por NATO-n nuk mund ta mashtrojë kush.'- tha Berisha.

sali berisha berisha me gazetaret 25 nentor 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet