LIVE UPDATES
Politike

"Miting Donkishotesk", takimi i Ramës me emigrantët në Athinë, Berisha: Nga zero probleme me fqinjët, në Luftë të Ftohtë si diktatori

Sipas Berishës, Rama pas shpalljes së luftës së ftohtë Kosovës dhe shkatërrimit të marrëdhënieve me Kosovën, përçarjes së shqiptarëve dhe angazhimit në fushatën elektorale të njërës palë në Maqedoninë e Veriut, kulmoi dje me mitingun donkishotesk në Athinë.

13 Maj 2024, 13:50 Nga M.B
"Miting Donkishotesk", takimi i Ramës me emigrantët në
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar sërish në lidhje me takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë. Berisha shkruan se Rama kur erdhi në pushtet shpalli doktrinën e njohur të zero problemeve me fqinjët, por tani ka përfunduar në Luftë të Ftohtë si diktatori, Enver Hoxha.

Sipas Berishës, Rama pas shpalljes së luftës së ftohtë Kosovës dhe shkatërrimit të marrëdhënieve me Kosovën, përçarjes së shqiptarëve dhe angazhimit në fushatën elektorale të njërës palë në Maqedoninë e Veriut, kulmoi dje me mitingun donkishotesk në Athinë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, Edi Rama që sapo erdhi në pushtet shpalli me krenari doktrinën e njohur të zero problemeve me fqinjët, doktrinë që e aplikojnë diktatorët të cilët për pushtetin e tyre nuk pyesin për interesa kombëtare është sot sherrmbjellësi kryesor në rajon. Kështu ai pas shpalljes së luftës së ftohtë Kosovës dhe shkatërrimit të marrëdhënieve me Kosovën, përçarjes së shqiptarëve dhe angazhimit në fushatën elektorale të njërës palë në Maqedoninë e Veriut, kulmoi dje me mitingun donkishotesk në Athinë.

Tani do ndalemi tek ky i fundit, pse Donkishotesk?

Së pari duke shfrytëzuar standartet e lirisë të vendit fqinj, organizoi një miting në tërësi me punonjës të administratës së tij të llojit të luftës së ftohtë në Athinë. Mitingu që u kushtoi taksapagueseve shqiptarë mbi 1 milionë euro nuk u organizua nga organizatat e emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, nuk u përshëndet nga asnjë përfaqësues i ndoshta 1 milionë emigrantëve shqiptarë në atë vend, por u organizua nga Kryeministria dhe Ambasada e Shqipërisë në Athinë dhe në vend të përfaqësuesve të emigrantëve Rama por edhe mitingu u përshëndet nga Eliza e Skëderbuçit dhe ylli i bixhozit të Parisë.

Së dyti, në fjalën e tij Rama nuk shtroi as edhe një problem aktual që kanë apo mund të kenë emigrantët në Greqi si leje qendrimi, pashaportizime, legalizime, shkollim në gjuhën e nënës etj. probleme që ekzistojnë pothuaj në çdo vend tjetër. Kjo sepse ata nuk ishin ftuar aty për tu mbështetur në të drejtat që ju takojnë, mbasi për Ramën siç u shpreh 10 ditë më parë në Berlin, emigrantët janë thjesht mish i freskët. Emigrantët dje ishin ftuar aty si plaçkë për Belerin që e mundi Ramën në Himarë, në Shqipëri dhe ai e mban të burgosur politik për interesa të tij mafioze.

Së treti, fjala e Edi Ramës dje ishte një lloj replike e ngjashme mjerane me fjalimet e Enver Hoxhës, i cili dikur me marrëzinë e tij i kërcënonte grekët: “Kujdes nga ne, se ne jemi stërnipat e Bubullimës dhe Kollokotronit”, të cilët pavarësisht nga origjina janë heronj të Kombit Grekë dhe që kurrë nuk kanë hedhur një fishek për Shqipërinë apo shqiptarët. Edi Rama dje në të njëjtin kontekst përmendi Laskarinën, por ndryshe nga Enveri harroi Kollokotronin.

Po në funksion të luftës së ftohtë, ai dje zgjodhi diplomacinë e megafonit dhe evokoi në fjalën e tij çështje që në 10 vite pushtet apo dhe në tërë jetën e tij nuk i ka shqiptuar kurrë. Për herë të parë në jetën e tij e dëgjuam të përdorë fjalët çam, fjalën fshesë, ligji i luftës, shërbëtorë të afendikojt, racist apo prona të shqiptarëve në Greqi me qëllimin e vetëm për të justifikuar burgosjen politike të Belerit për interesa mafioze të tij në brigjet e Jonit.

Si përfundim mund të themi: pavarësisht nga problemet që kanë trashëguar Shqipëria dhe Greqia në të shkuarën, gjatë 33 viteve të fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë mbizotëruar nga mbështetje e Greqisë ndaj Shqipërisë në rrugën e saj të ndërtimit të demokracisë, tregut të lirë dhe integrimin Euroatlantik. Nuk ka dyshim se emigrantët shqiptar me punën, mundin, djersën dhe mendjen e tyre kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike-sociale të Greqisë. Po kështu në mënyrë të pamohueshme që nga koha e dyndjeve të para të shqiptarëve të paftuar si refugjat në këtë vend deri sot gjendja e tyre në Greqi në rrafshin ekonomik, social dhe të gjithanshëm ka njohur përmirësime thelbësore dhe sigurisht meritojnë dhe të tjera. Por ato nuk arrihen kurrë me mitingje donkishoteske as dhe përpjekje për shfrytëzimin e tyre në funksion të interesave obskure.

Por mitingu 1 milonësh, përdorimi i klisheve të vjetra hoxhiste, diplomacia e megafonit për zgjidhjen e problemeve me fqinjin janë që të gjitha në kundërshtim me interesin tonë kombëtar të marrëdhënieve të mira me fqinjët tanë, në dëm të interesave të 1 milionë shqiptarëve në Greqi dhe në funksion strikt të interesave mafioze të pushtetit të Edi Ramës dhe klanit të tij, janë akte që meritojnë dhe duhet dënuar me forcën më të madhe. 

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen