LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi merr emrin Kostandin. Homologu s'tërhiqet: Rruga për BE kalon nga zgjidhja e pronave

• Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndodhet sot në Himarë. • Ai është pritur nga qytetarë të shumtë dhe nga fëmijët e vegjël të cilët e mirëpritën me lule. • 'Jam i lumtur' u shpreh Mitsotakis për mediat, pak pasi zbriti nga helikopteri. •Kreu i qeverisë greke është shoqëruar nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, kreu i Omonias, Fredi Beleri si dhe kryeministri Edi Rama. • Në Derviçan, ai u prit me lule, muzik e valle greke dhe para banorëve, ai u shpreh se rruga e Shqipërisë drejt BE-së kalon nga çështja e zgjidhjes së pronave të minoritarëve, duke caktuar kushtin e tij për OK-n e Greqisë. • Vetë Rama tha se sheshit do t’ia vënë emrin Kostandin Mitsotakis në nderim të babait të kryeministrit grek, duke premtuar dhe vendosjen e bustit të tij. Kreu i qeverisë shtoi se vetë Kyriakos Mitsotakis ta meritojë këtë gjë, duhet ta vizitojë të paktën pesë herë vendin dhe të fitojë sërish zgjedhjet.

15 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO-Incidenti në Dropull, flamuri shqiptar venitet krah atij grek, a e ka parë ‘organizatori’ Rama këtë gjë

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Flamujt

DROPULL- Vizita e kryeministrit grek në Dropull, Kyriakos Mitsotakis në Dropull përcolli këngë e valle greke në media, por një nga kamerat ka pikasur dhe një moment, neglizhencën ndaj simboleve kombëtare shqiptare. Ishte momenti kur kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Mitsotakis po flisnin para banorëve të zonës, kur kamerat pikasën dy flamujt e vendosur në godinën pas tyre.

Ajo që vihet re është se flamurit grek, dukshëm i është dhënë përparësi, ndërsa ai shqiptar është në një madhësi dhjetë herë më të vogël.

Vetë kreu i qeverisë është shprehur se është marrë me organizimin e pritjes.

“Sot kjo është dita jote i dashur Kyriakos e me shumë respekt e dashuri unë po bëj dhe në një farë mënyrë organizatorin e lëvizjeve të fotografive se është vërtet nder të të mikpresim këtu e fjala është për ty,”- tha Rama.

Por a e ka parë organizatori Rama këtë pamje? Kush mban përgjegjësi për këtë incident?

3 VITE ME PARE

"Do të vija nga ana tjetër e botës", ish-peshëngritësi Pirro Dhima nuk "përmbahet" gjatë vizitë së Mitsotakis në Himarë

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Mitsotakis dhe Dhima

HIMARË-Ish-peshëngritësi Pirro Djima ishte i pranishëm në vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë, duke mos e fshehur gëzimin për këtë moment historik.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri grek e ftoi Dhimën të flasë, duke theksuar se me suksetet e arritura në karrierën e tij ka ngritur mbi kurriz gjithë Greqinë. 

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Nuk do të më mungonte për asgjë. Është një ditë historike për Himarën dhe për të gjithë ne himaroitët. Faleminderit kryeministër për vizitën. Nuk do të mungoja për asgjë, do të vija nga ana tjetër e botës. Faleminderit shumë”, tha Dhima, i cili shoqëroi kryeministrin në vizitën e tij, duke iu drejtuar bashkëqytetarëve.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis Mitsotakis, erdhi me një helikopter ushtarak, i cili u ul në orën 09:30 në fushën e sportit në Himarë. I pritur nga qytetarë të shumtë dhe mediat, Mitsotakis dukej i gëzuar në fytyrë. Ai u prit nga disa të rinj me tufa me lule. Kreu i qeverisë greke është shoqëruar nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i Omonias, Fredi Beleri. 

3 VITE ME PARE

Vizita e Mitsotakis në Himarë jehonë në mediat greke, Protothema: U prit me brohoritje dhe flamuj

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Mitsotakis

HIMARË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ishte në Himarë mëngjesin e sotëm i shoqëruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i Omonias, Fredi Beleri.

Kjo vizitë e Mitsotakis u pasqurua gjerësisht dhe në mediat greke të cilat i bënë jehonë pjesmarrësve dhe atmosferës në të cilën ju uruar mirëseardhja kreut të ekzketutivit. Protothema thekson se gjatë fjalës së tij Mitsotakis është shprehur se Shqipëria e ka për detyrë që të respektojë të drejtat e minoritetit grek.

Më tej një tjetër media shkruan se kryeministrit iu prit një pritje e ngrohtë, me flamuj dhe parulla greke, vajzat me kostume tradicionale i dhuruan lule dhe e falënderuan për vizitën në shkollën greke. Më pas, kryeministri zhvilloi një takim me anëtarë dhe përfaqësues të pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Mitsotakis, në përshëndetjen e tij, u shfaq optimist për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpremtimit për caktimin e kufirit të ZEE-së me Shqipërinë dhe këmbënguli se kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes vendeve të qytetëruara.

“Një moment i veçantë për mua dhe helenizmin kudo. Më kujtohet vizita e babait tim Mitsotakis në këto troje në vitin 1991. Ndihem shumë i nderuar që jam kryeministri i parë grek që viziton Himarën"-tha Mitsotakis.

Kryeministri vazhdoi duke thënë se “nëse ne zgjidhim çështjet e tepricave të pasiguruara dhe pensionet, qeveria do të jetë gjithmonë pranë tyre siç kanë qenë deri më sot.

3 VITE ME PARE

Busti i Konstandinit në qendër të Derviçanit, Rama i vë sheshit emrin e babait të Mitsotakis, porosia: Që ta meritosh Kyriakos, duhet të fitosh zgjedhjet

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis në Derviçan

DERVIÇAN- Kryeministri Edi Rama ka vendosur që sheshi në Derviçan të marrë emrin e babait të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Konstandini. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në mes të sheshit do të vendoset edge busti i Kostandinit, ndërsa shtoi se që Kyriakos ta meritojë duhet të shkojë të paktën pesë herë dhe të fitojë sërish zgjedhjet. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se e pret edhe për përvjetorin e babait të tij, duke shtuar se do të jetë po vetë kryeministër për t'i bërë pritjen.

"Sheshi do të mbajë emrin Kostandin, në nderim të babait të kryeministrit Mitsotakis. Do t'i vendosim dhe bustin në shesh për ta nderuar. Për të merituar një bust Kyriakos duhet të vijë nja pesë herë këtu, e para njëherë duhet të fitojë zgjedhjet sepse si mik mund të vijë 100 herë, por nëse nuk është kryeministër, bust nuk ka. Për përvjetorin e babait të presim këtu, se unë do jem prapë kryeministër,"- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

Rama në Derviçan: Kemi mes nesh djallin vetë! Ku je Spiro, të përshëndes si tradhëtar profesionist

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Edi Rama

GJIROKASTER- Kryeministri Edi Rama përshëndeti minoritetin grek në Dropull për pritjen që i organizuan kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Në fjalën e tij, Rama tha se e ka mbajtur premtimin ndërsa shtoi se komuniteti i Dropullit ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë dhe ekonominë shqiptare. Rama bëri edhe batutë me sportistin Pirro Dhima, me të cilin tha se ndan të njëjtin paragjykim nga publiku. "Më vjen mirë që kemi dhe djallin vetë Pirro Dhimën mes nesh, ku je Pirro? S’kanë lënë gjë pa i thënë por cfarë nuk të vret të forcon e unë si tradhtar profesionist të përshëndes."-tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ju kisha premtuar që do e sillja këtu të birin e të atit e ja ku e keni.  Vërtet prekëse dhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit që të jem sot këtu pas thuajse 30 vitesh që i pari dhe i fundit kryeministër i Greqisë ndaloi për të përshëndetur vëllezërit e motrat në minoritet, i ndjeri babai i kryeministrit aktual, i cili me shumë kënaqësi, e ka pritur këtë ftesë. Duhet të vinim të nesërmen e datës 6 kur kishim samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë por moti ishte jashtëzakonisht i keq dhe u detyruam ta shtyjmë. Por dhe më mirë akoma se nuk besoj se ka një ditë më të bukur se sa në një vigjilje Krishtlindjesh. Dua të falënderoj të gjithë banroët e Dervicanit por mbi të gjitha kryetarin e Bashkisë që ka siguruar bashkë me ju se dini si e keni reaizuar që të jetë ky diell kaq i bukur por me siguri me lutje e këmbëngulje. Faleminderit për këtë mikpritje fantastike.

Kjo është e gjitha për kryeministrin, por unë nuk kam pse mos përfitoj nga rasti dhe ta shijoj dhe unë këtë pamje kaq të bukur të të gjithëve ju të mbeldhur në këtë shesh për ti dëshmuar kryeministrit të gjithë bukurinë e mirëseardhjes e për të celebruar këtë moment. Për ne minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona dhe me shumë mirënjohje dua të përshëndes të gjithë ata qytetarë si ju të RSH me kombësi greke qëi i kanë dhënë shumë vendit dhe që falë lirisë e hapjes së kufijve, pas një periudhe të gjatë izolimi mund të lëvizin lirisht mes kësaj ane dhe asaj ane të kufirit.

Më vjen mirë që përfaqësuesit e këtij komuniteti në sipërmarrjen shqiptare janë nga më të rëndësishmit në ekonominë tonë. Me vjen mirë që nga ky komunitet ka artistë që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Janinë por që janë të pandarë nga kjo zonë. Më vjen mirë që kemi dhe djallin vetë Pirro Dhimën mes nesh, ku je Pirro? S’kanë lënë gjë pa i thënë por cfarë nuk të vret të forcon e unë si tradhtar profesionist të përshëndes. Sot kjo është dita jote i dashur Kiriakos e me shumë respekt e dashuri unë po bëj dhe në një farë mënyrë organizatorin e lëvizjeve të fotografive se është vërtet nder të të mikpresim këtu e fjala është për ty. Se asnjë herë nuk janë mbledhur kaq shumë për mua. Një gjë të përbashkët e kemi që të konsiderojmë njësoj mik e vëlla këtu në tokën tonë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Mitsotakis në Derviçan: Jam i emocionuar për pritjen, faleminderit

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Kyriakos Mitsotakis, kryeminister i Greqise

GJIROKASTER, DERVICAN- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu falenderimin e tij për minoritetin grek në Dropull për pritjen e ngrohtë që i bënë sot në sheshin kryesor të Derviçanit. Krah kryeministrit Edi Rama, Mitstotakis tha se u mërzit për shtyrjen e vizitës ndërsa shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve mund të tejkalojë çdo sfidë. 

"Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen. U mërzita ku u anulua vizita ime këtu në fillim të dhjetorit. Por premtova që do vija t’ju takoja para mbylljes së vitit. Moment emocionues për mua. Nuk mund të harroj faktin se para 30 vitesh këtu erdhi babi im, pak para se të shembej regjimi komunist në Shqipëri. Aso kohe babi im tha: minoriteti grek urë miqësie midis dy vendeve. E njëjta gjë vlen edhe tani. Me Ramën kemi bashkëpunim të ngushtë. Në mund të zgjidhim çështjet bashkë në çdo fushë."-tha Mitsotakis./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Kalimera, jasas"/ Rama e nis fjalën në greqisht: Ju solla birin e të atit, me lutje e lule bëtë që sot ta prisnit me diell

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Edi Rama

DERVIÇAN- Kryeministri Edi Rama e ka nisur greqisht fjalën e tij në Derviçan ku shkoi bashk me kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ai shpjegoi arsyen që bëri që vizita e Mitsotakis të shtyhej kur ishte planifikuar të bëhej pas Samitit BE0Ballkani Perëndimor që u bë më 6 dhjetor. Rama u shpreh se shkaku ka qenë moti i keq, ndërsa shtoi se lutjet e banorëve me siguris kishin bërë të mundur që sot të kishte një mot me diell në atë zonë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kalimera, jasas...Ju kisha premtuar që do ta sillja këtu të birin e të atit dhe ja ku e keni. Dhe është vërtetë prekëse edhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit që të jem këtu pas thuajse 30 vitesh që i pari dhe i fundit kryeministër i Greqisë ndaloi për të përshëndetur vëllezërit dhe motrat në minoritet, i ndjeri babai i kryeministrit aktual, që me shumë kënaqësi e ka pritur këtë ftesë. Duhet të vinim të nesërmen e datës 6, pas samitit të BE-së në Tiranë, por moti ishte jashtëzakonisht i keq dhe u detyruam që ta shtyjmë. Kështu gjetëm një ditë të bukur për të ardhur ktu, në vigjilje të Krishtlindjeve. Dua t;'ju falenderoj të gjithëve dhe kryetarin e bashkisë që ka siguruar bashkë me ju, nuk e di si e keni realizuar që të jetë ky diell kaq i bukur, por me siguri me lutje dhe me lule. Natyrisht kjo është e gjitha për kryeministrin por unë nuk kam pse të mos përfitoj dhe të shijoj këtë pamje, të gjithë të mbledhur në shesh. 

3 VITE ME PARE

Mitsotakis mbërrin me helikopter në Dervican, Rama: Ju premtova dhe ua solla

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Kyriakos Mitsotakis

TIRANË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur me helikopter në Dervican. I shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, Mitsotakis ka përshëndetur banorët e zonës. Vetë kryeministri Rama është shprehur se e kishte mbajtur premtimin e tij për dërgimin e kryeministrit grek në atë zonë.  

“Ju premtova që do jua sjell dhe ua solla,”- ka thënë Rama.

Mitsotakis pritet të zhvillojë takime me minoritarët grekë në Finiq dhe Dropull.

3 VITE ME PARE

Mitsotakis: Çështja e pronës në Himarë është kritike

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Kyriakos Mitsotakis

HIMARË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se çështja e pronës në Himarë të minoritetit grek është kritike. Duke folur nga pedonalja e qytetit, Mitsotakis, u shpreh se ata gjithashtu do të mundohen që të zgjidhin çështjen e pensioneve të tyre. Teksa po fliste, ai gjithashtu falenderoi dhe peshngritësin Pirro Dhima. 

"Detyrimi i Shqipërisë është të respektojë plotësisht të drejtat tuaja, pavarësisht nëse i referohemi të drejtës për vetëvendosje, ose të drejtës që fëmijët dhe nipërit tuaj të mësojnë gjuhën greke në të gjitha nivelet, ose nëse i referohemi çështjes kritike për të drejtat e pronës. Nëse ne zgjidhim çështjet e pensioneve tuaja dhe të tepricave të pasiguruara, qeveria do të jetë gjithmonë pranë jush. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë dhe kjo është ajo që do të bëjmë, gjithashtu dua t’ju them se Greqia jonë është tani një vend më i fortë dhe në zhvillim dhe sa më mirë të shkojë, aq më mirë do të jenë gjërat edhe për ju. Të gjithë do të ecim në rrugën që kemi vendosur për një Greqi të fortë në Evropë. Kur pashë fëmijët e vegjël që nga kopshti deri në gjimnaz që mësonin greqisht. Është brezi i ardhshëm që duhet të qëndrojë në vend. Për sa kohë që Shqipëria është duke luftuar, do të kenë vështirësi edhe këta fëmijë. Dhe ne do të kontribuojmë për këtë. Greqia po rritet dhe po forcohet. Kam kënaqësinë e madhe të jem i shoqëruar nga një nga njerezit tuaj, i cili ngriti në shpine gjithë Greqinë, Pirros. Suksesi i tij na bëri të gjithëve të ndihemi krenar. Pirro, faleminderit për atë që bëtë për Greqinë dhe për bashkëqytetarët tuaj," tha Mitsotakis.

3 VITE ME PARE

Kryebashkiaku i Himarës nuk pret Mitsotakis, Goro: Ceremonia u organizua nga Dule dhe OMONIA

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Jorgo Goro, Mitsotakis dhe Dule

HIMARE- Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro ka zgjedhur të mos e presë kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Në një prononcim për Report Tv, Goro ka thënë se ceremonia u organizua nga Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe OMONIA. Për këtë arsye ka thënë ai, ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm. 

"E organizoi Dule dhe OMONIA, s'kisha arsye pse të isha."-tha Goro. 

Megjithatë ky gjest nuk është parë si problem për vetë Dulen. Ai ka thënë se kjo është një ditë e madhe që nuk mund të eklipsohet nga të tilla episode. "Ditë e madhe për tu eklipsuar nga gjëra të vogla".-tha Dule.

Sot, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zbritur me helikopter në Himarë ku pritet të zhvillojë takime me minoritarët grekë në Finiq dhe Dropull. Në disa prej këtyre takimeve Mitsotakis pritet  të shoqërohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dule për vizitën e Mitsotakis: Historike! kjo duhet të jetë mësim për çdo politikan

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Vangjel Dule

HIMARË- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e ka quajtur vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë historike. Duke folur për mediat, Duke ka theksuar se vizita e Mitsotakis jep një mbështetje për pjesëtarët e minoritetit grek. Po ashtu ai ka shtuar se nga vizita e Mitsotakis duhet të marrin mësim çdo politikan shqiptar.

“Në radhë të parë ishte një vizitë historike. Për herë të parë km i Greqisë viziton Himarën, Sarandën dhe Gjirokastrën. Është një mesazh mbështetjeje për pjesëtarët e minoritetit grek. Është mesazhi i fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit. Mesazh për rajonin. Greqia është një nga shtyllat e arkitekturës së sigurisë. Një mësim që çdo politikan duke filluar nga unë i pari duhet ta ketë. Shumë larg standardeve të politikanëve dhe politikës në vendin tonë. Problemet janë ngritur në mënyrë të përsëritur dhe ajo që kërkohet është zgjidhja e këtyre problemeve. Ajo që përsërit  Mitsotakis është se kërkohet frymë e mirë dhe bashkëpunim për zgjidhjen e tyre," tha Dule.

3 VITE ME PARE

Mitsotakis flet me banorët e Himarës: Mbaj mend vizitën e babait tim këtu në vitin '91

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Himara

HIMARË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur një fjalim në pedonalen e Himarës për qytetarët. Duke folur mes ovacioneve, Mitsotakis ka theksuar se sot është një ditë e rrallë për kombin grek, ndërkohë që ka kujtuar dhe vizitën e babait të tij në vitin 1991 në Himarë. Po ashtu, Mitsotakis ka theksuar se Greqia e mbështet rrugën evropiane të Shqipërisë, por duke shtuar se duhet të përmbushen të drejtat e minoritetit.   

"Sot është një ditë e rrallë për mbarë kombin grek. Mbaj mend shumë të gjallë kujtimin e takimin e Mitsotakis në ’91. Dhe jam i nderuar që jam i pari kryeministër që kam vizituar Shqipërinë. Me mua Himara do të ketë jo vetëm një përfaqësues. Unë isha, jam dhe do të mbetem mbështetës ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë. Por duke përmbushur të drejtat tuaja, që rrjedhin nga minoriteti. Qeveria greke do të jetë pranë jush në përmbushje të të drejtave të kombësisë, mësimit në gjuhën greke të fëmijëve tuaj dhe të drejtat tuaja pronësore.  Betohem se do t’i mbroj të gjitha të drejtat tuaja”, tha Mitsotakis.

3 VITE ME PARE

Mitsotakis pritet me flamuj grekë nga qytetarët në pedonalen e Himarës

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Mitsotakis

SARANDË- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur me helikopter mëngjesin e sotëm në Himarë. Kreu i qeverisë greke ka zhvilluar një vizitë në shkollën Omiros më pas ka vizituar dhe Kishën dhe është takuar me qytetarët në shëtitoren e Himarës. Banorët e kanë pritur me thirrje dhe flamuj grekë. Në fjalën e tij, Para zyrës së Omonia-s, ka mbajtur një fjalim të shkurtër në greqisht kreu i saj Fredi Bejler. Më pas fjalën e mori kreu i qeverisë greke, Mitsotakis i cili shprehu falenderime para qytetarëve dhe përcolli një mesazh.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis Mitsotakis, erdhi me një helikopter ushtarak, i cili u ul në orën 09:30 në fushën e sportit në Himarë. I pritur nga qytetarë të shumtë dhe mediat, Mitsotakis dukej i gëzuar në fytyrë. Ai u prit nga disa të rinj me tufa me lule. Kreu i qeverisë greke është shoqëruar nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i Omonias, Fredi Beleri.  Mitsotakis pritet të zhvillojë një sërë vizitash në zonat në jug të Shqipërisë, ku edhe është vendosur minoriteti grek./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Jam i lumtur'/ Mitsotakis në Himarë, shoqërohet nga Pirro Dhima, kryeministri grek: Do flas pas pak!

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Mitsotakis

HIMARË- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në territorin shqiptar. Mitsotakis, erdhi me një helikopter ushtarak, i cili u ul në orën 09:30 në fushën e sportit në Himarë. I pritur nga qytetarë të shumtë dhe mediat, Mitsotakis dukej i gëzuar në fytyrë. Ai u prit nga disa të rinj me tufa me lule.

“Do flas pas pak, jam i lumtur që ndodhem këtu”, tha shkurt kryeministri grek për gazetarët.

Kreu i qeverisë greke është shoqëruar nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i Omonias, Fredi Beleri. 

Mitsotakis pritet të zhvillojë një sërë vizitash në zonat në jug të Shqipërisë, ku edhe është vendosur minoriteti grek.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Me helikopter ushtarak, Mitsotakis mbërrin në Himarë

Mitsotakis e Rama vizitojnë minoritarët grekë, premtimi: Sheshi
Kyriakos Mitsotakis

HIMARË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Himarë mëngjesin e sotëm. Me helikopter ushtarak, Mitsotakis u prit nga disa qytetarë në Himarë.

Helikopteri u ul rreth orës 09:30 minuta në fushën e sportit në Himarë.

kyriakos mitsotakis kyriakos mitsotakis ne shqiperi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje