LIVE UPDATES
Politike

'Modeli ekonomik i Rilindjes bazohet në PPP'/ Meta: Rama ka instaluar kulturën e hajdutërisë në dogana

Meta u shpreh se kjo qeveri po shpopullon vendin dhe se po financon fëmijët e zyrtarëve dhe oligarkëve e jo të rinjtë e talentuar.

21 Dhjetor 2022, 17:53 Nga A.B
'Modeli ekonomik i Rilindjes bazohet në PPP'/ Meta: Rama ka
Ilir Meta

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij, Meta u shpreh se kjo qeveri po shpopullon vendin dhe se po financon fëmijët e zyrtarëve dhe oligarkëve e jo të rinjtë e talentuar.

Ti jepet fund shpopullimit të vendit dhe kësaj qeverisje skizofrenike në nivel qëndron e lokal. Edhe sot dëshmoi me aktin e nisjes së punimeve për Teatrin se ka hedhur përfundimisht çdo normë kushtetuese dhe vetë vendimin e GJK për çështjen e teatrit në koshin e plehrave, në vend që të përfundojë vetë atje siç e meriton çdo regjim që kërkon të instalojë regjimin kriminal policor. Është kjo e vetmja rrugë për ti dhënë fund shpopullimit. Kohët e fundit u njohët edhe me skandalin e Ministrisë së Sipërmarrësve që financon fëmijët e oligarkëve dhe zyrtarëve por jo të rinjtë e talentet që paraqesin projekte për të çuar para teknologjinë. Lista e fituesve tregoi se edhe ato pak para që shkojnë për inovacionin, shkojnë për fëmijët e qeveritarëve e oligarkëve e jo për bizneset me ide të qartë start upi. Shkelet konkurrenca e demotivohen të rinjtë.

E njejta skemë është ndjekur edhe me fondet e shpërndara nga Bashkia Tiranë ndaj Organizatave të ndryshme me rastin e vitit të rinisë. Ndaj lufta ndaj korrupsionit mbetet një prioritet madhor i Partisë së Lirisë. Korrupsioni Skizofrenik i Rilindjes po varfëron çdo familje, po dëmton ëndrat çdo të riu, po mban në këmbë te keqen që po gërryen Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar, sikundër edhe opozita ka paralajmëruar më herët, ka ngritur së fundmi alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqet modeli ekonomik i Rilindjes për stabilitetin financiar të Shqipërisë. FMN njoftoi rrezikun që mbart modeli ekonomik i Rilindjes i bazuar në PPP. Një denoncim më të qartë për mungesën e transparencës së kësaj qeverie nuk ka. Rilindja është kaq e pashpirt sa mirëpret fatkeqësitë që ti shfrytëzojë”, tha Meta.

Meta tha se vendi është në nevojë urgjente për marrjen e masave për daljen nga lista gri e pastrimit të parave. Meta shtoi se tanimë IKMT është kthyer në kamxhikun ndëshkues të kryeministrit Rama, ndërsa tha më tej se ai ka instaluar kulturën e hajdutërisë në dogana dhe institucione të tjera pasi sipas tij korrupsioni është provuar me zë e figurë nga investigimet.

Është nevojë urgjente marrja e masave për daljen nga lista gri për pastrimin e parave ku kullat në Tiranë janë kthyer në lavatriçen kryesore të pastrimit të parave të pista. Banditët e rilindjes nuk prisnin dot as të linin banorët te pallati te Myslym Keta dhe nuk pritën të merrnin një vendim gjykate. Horrave të bashkisë nuk u priste ora dhe e dinë që IKMT është kthyer në kamxhikun ndëshkues të Ramës dhe rilindjes ndaj të pambrojturve dhe të tjerëve. E kanë parë të gjithë se si Rama ka instaluar kulturën e hajdutërisë së pacipë në dogana e çdo institucion. Realiteti tregon qartë që kemi një drejtësi me regji ndërsa grabiten miliarda dhe pastrohen para sheshit në aferën e portit të Durrësit ndërsa inceneratorët gllabërojnë dhjetëra milionë euro. Sot nisën dhe punimet e teatrit në mënyrë të jashtëligjshme, po paguhen qindra miliona euro për arbitrazhet e humbura sepse Rama ka prishur kontratat. Korrupsioni i provuar me zë e figurë në dogana ku bëhet batërdia vazhdon i pa shqetësuar nga drejtësia, korrupsioni me energjinë vazhdon në kulmin e krizës, korrupsioni i provuar në ujësjellësa vazhdon dhe uji nuk vjen. Korrupsioni me gjoja investime strategjike është kudo sheshit ku oligarkët dhe Edi Rama vjedhin me qindra miliona euro, ndërsa justifikim për rritjen e çmimeve është lufta në Ukrainë, ku çmimi i naftës është më i lirë se këtu. Shqipëria është me e dështuar nga vendet e Evropës, kjo qeveria ka një administratë të paaftë, qeveria nuk i do projektet e BE-së sepse ato kanë rregulla dhe procedura transparente. Ato kanë edhe monitorim, kjo është arsyeja që refuzohen shumë fonde e projekte nga BE në mënyrë që rilindja me borxhet që merr të bëjë autostrada me kilometër 20 milionë euro”, tha ai.

ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet