LIVE UPDATES
Politike

“Mori 800 mijë euro të tjera dje”, Meta: Incineratori, një nga provat pse Shqipëria ndodhet në gropën e korrupsionit

Meta bëri krahasimin me Kosovë, ku tha se ajo renditet e para në rajon në luftë kundë korrupsionit, ndërsa sipas tij Shqipëria vazhdon rrëshqitjen e rrezikshme drejt paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit

31 Tetor 2023, 11:31 Nga r.ll
“Mori 800 mijë euro të tjera dje”, Meta: Incineratori,
ilir meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sot për inceneratorin e Tiranës, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se marrin miliona euro nga kjo.

Ai tha se vetëm dje u morën 800 mijë euro për inceneratorin e Tiranës, dhe u shpreh se kjo ishte dëshmia se pse Shqipëria thellohet në gropën e korrupsionit.

Meta bëri krahasimin me Kosovë, ku tha se ajo renditet e para në rajon në luftë kundë korrupsionit, ndërsa sipas tij Shqipëria vazhdon rrëshqitjen e rrezikshme drejt paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit

“Inceneratori i Tiranës vazhdon merr miliona euro nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Dje mori edhe 800 mijë euro të tjera. Veliaj është i kallëzuar për tre inceneratorët. Inceneratori i Tiranës dëshmia pse Shqipëria thellohet në gropën e korrupsionit. Shqipëria për fat të keq, vazhdon rrëshqitjen e rrezikshme drejt paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit. Pranë nesh kemi një shembull shumë pozitiv, Kosova, që renditet e para në rajon në luftën kundër korrupsionit. Parlamenti është kapur për fyti nga Rama dhe shndërrimi në një zyrë që miraton ligje me porosi vetëm për të vjedhur.

Parlamenti është kapur për fyti nga Kryeministri me qëllimin e vetëm bllokimin e llogaridhënies dhe shndërrimin e Parlamentit në një zyrë të qeverisë, i cili miraton ligje me porosi. Bllokimi i të gjitha komisioneve hetimore, për koncesionet, për rrëmbimin e të dhënave të TIMS, çështjen McGonigal, etj., është dëshmi e pakundërshtueshme e qëllimit të qeverisë për të mos dhënë llogari në Parlament. Përjashtimi në vazhdimësi I deputetëve të opozitës, dhe së fundmi i 23 deputetëve të saj është një mjet agresioni i hapur ndaj opozitës që të ajo të asgjësohet në funksionin e saj dhe të vërtetat e mëdha të korrupsionit të qeverisë të mos njihen nga shqiptarët. Dhunimi i shfrenuar i funksionimit të Parlamentit ka arritur deri aty, sa ti imponojnë opozitës edhe anëtarët e komisioneve parlamentare. Siç është rasti i Komisionit të Reformës zgjedhore, me qëllimin e vetëm, për të bërë një pseudo reformë që legjitimion manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Edhe kur opozita propozon nisma ligjore për qytetarët, ato shqyrtohen me shumë vonesë. Bllokimi i projektligjeve të opozitës, të cilat janë vetëm në interes të qytetarëve, është një mjet tjetër presioni ndaj opozitës në Parlament. Dje, në mënyrë flagrante vetëm pas 20 muajsh u diskutua dhe NUK u pranua nga mazhoranca propozimi i Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të karburanteve.

Ndërkohë mbeten pa u shqyrtuar dhe dhjetëra ligje të tjera që Partia e Lirisë dhe opozita në tërësi kanë propozuar në Parlament. Jemi në kushtet e një konfrontimi të hapur midis qëndrimit demokratik që ka opozita dhe regjimit të Edi Ramës. Edi Rama dhe qeveria duan një Shqipëri pa opozitë, që të vënë në zbatim të pa penguar, planet e tyre korruptive për interesat e veta, dhe të grupimeve financiare, mafioze  që përfaqësojnë, ndërsa opozita punon për një qeverisje demokratike, ku funksionon llogaridhënia dhe transparenca ndaj qytetarëve, ku funksionon shteti i së drejtës dhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, dhe asnjë nuk gëzon privilegjin e pandëshkueshmërisë, ashtu siç po ndodh sot për fat të keq për shkak të kapjes të drejtësisë nga qeveria”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet