LIVE UPDATES
Politike

Mungoi në gjyqin ndaj Veliajt, gjykata e gjobiti me 50 miijë lekë/ Reagon Plarent Ndreca: Një precedent që prek lirinë dhe pavarësinë e profesionit të avokatit

 Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar ashpër pasi u gjobit nga gjykata për shkak të mungesës në një seancë gjyqësore, duke e cilësuar masën disiplinore si të pajustifikuar dhe arbitrare.

21 Korrik 2026, 14:08 Nga D.S
Mungoi në gjyqin ndaj Veliajt, gjykata e gjobiti me 50 miijë
Erion Veliaj

TIRANË-  Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar ashpër pasi u gjobit nga gjykata për shkak të mungesës në një seancë gjyqësore, duke e cilësuar masën disiplinore si të pajustifikuar dhe arbitrare.

Përmes një deklarate publike, Ndreca ka sqaruar se mungesa e tij erdhi si pasojë e një konflikti objektiv oraresh, pasi në të njëjtën kohë ishte i angazhuar në një gjyq civil që vijon prej pesë vitesh dhe ishte caktuar shumë më herët se seanca penale në fjalë.

Sipas avokatit, gjykata është njoftuar zyrtarisht rreth orës 09:00, duke bashkangjitur edhe dokumentacionin përkatës që provonte pamundësinë e paraqitjes.

Reagimi i plotë:

Sot disa media, që prej kohësh kanë hequr dorë nga objektiviteti dhe janë rreshtuar hapur në krah të akuzës kundër Erion Veliajt, nxituan të publikojnë lajmin se unë jam gjobitur nga gjykata për mungesë në seancë. Natyrisht, harruan të tregojnë arsyen e mungesës.

Ja e vërteta.
Sot, në orën 09:00, me shkresë zyrtare njoftova gjykatën se në të njëjtën orë (orën 10 a.m.) isha në një proces civil, që vijon prej pesë vitesh dhe ishte caktuar shumë kohë përpara seancës penale. Bashkëlidha provat dhe kërkova shtyrjen e seancës. Askush nuk mund të jetë fizikisht në dy gjykata në të njëjtën kohë. Kjo është një pamundësi objektive, për gjykatën penale jo.

Sipas kolegëve të pranishëm në sallë, arsyeja e gjobës ishte “se unë duhej ta kisha njoftuar këtë konflikt që në seancën e kaluar”. Ndërkohë seancën e kaluar gjykata vendosi datën dhe orën pa pyetur asnjë avokat. Nuk u interesua nëse mbrojtësit kishin angazhime të tjera, por sot gjobit një prej tyre sepse nuk e paska njoftuar për një konflikt oraresh, që ajo vetë nuk u interesua kurrë as ta pyeste, as ta verifikonte.

Nuk është hera e parë dhe me shumë gjasë nuk do të jetë as e fundit, që kam kritikuar publikisht mënyrën se si po zhvillohet ky proces. Shpresoj sinqerisht që kjo gjobë të mos jetë një reagim ndaj këtyre qëndrimeve. Por nëse dikush beson se me një gjobë, me disa gjoba, me procedime administrative apo edhe penale mund të më bëjë të hesht, gabon. Kush më njeh, e di se nuk jam nga ata që zgjedh rehatinë në kurriz të padrejtësisë dhe është shumë vonë të filloj ta bëj tani.

Po bëhet e qartë çdo ditë e më shumë se në këtë proces edhe pse akoma në fillim, shumë nga argumentet tona, të refuzuara fillimisht, janë pranuar nga gjykata më të larta. Të njëjtin fat do kenë edhe shkelje të tjera përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila shumë shpejt do të vihet zyrtarisht në lëvizje me kërkesën tonë. Kauza nuk është thjesht të fitojmë një proces, por nëpërmjet tij të ndërtojmë standarde më të mira kushtetuese dhe evropiane të drejtësisë.

Pikërisht për këto standarte do t’i drejtohem edhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Gjobitja e një avokati në krye të detyrës së tij nuk është një problem individual, por një precedent që prek lirinë dhe pavarësinë e profesionit të avokatit.

Nëse një gjykatë pretendon të diktojë mënyrën se si një avokat organizon veprimtarinë e tij profesionale dhe e ndëshkon kur ajo nuk përputhet me ritmin që gjykata imponon njëanshmërisht, atëherë nuk vihet në diskutim vetëm liria e avokatit, por vetë e drejta për një mbrojtje të pavarur.

Unë besoj në një drejtësi që pranon kondradiktoritetin, debatin, bashkëpunimin, mirëkuptimin institucional dhe e konsideron mbrojtjen një garanci kushtetuese, jo një pengesë procedurale.
Ndaj, as kjo gjobë dhe as ndonjë masë tjetër nuk do të më largojë nga kjo rrugë. Pa avokatë të lirë nuk ka mbrojtje efektive, pa mbrojtje efektive nuk ka proces të rregullt dhe pa proces të rregullt nuk ka shtet të së drejtës.", është shprehur Ndreca./Dosja.al

plarent ndreca veliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet