LIVE UPDATES
Politike

"Narko-eurot e shkatërruan ekonominë familjare"/ Berisha: Rroga minimale në Shqipëri është 34 përqind më e ulët se në vendet e Ballkanit

Lideri i opozitës duke folur në një konferencë për shtyp, theksoi se kreyministri Edi Rama mendon vetëm për pasurimin e tij personal, ndërsa qytetarët përballen me varfëri dhe paga minimale ndër më të ulëtat në rajon.

3 Shtator 2025, 13:15 Nga E. D
"Narko-eurot e shkatërruan ekonominë familjare"/ Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se narko-eurot e kanë shkatërruar ekonominë shqiptare. Lideri i opozitës duke folur në një konferencë për shtyp, theksoi se kreyministri Edi Rama mendon vetëm për pasurimin e tij personal, ndërsa qytetarët përballen me varfëri dhe paga minimale ndër më të ulëtat në rajon.

"Narko-eurot e shkatërruan ekonominë dhe godasin shumë rëndë ekonominë familjare, krijojnë shpunësim masiv dhe qeveria, Edi Rama mendon se si të pasurohet çdo muaj edhe më shumë. E kam treguar njëherë, do e tregoj edhe 100 herë, atë që më tha pak vite më parë një ambasador i shquar i SHBA në Vjenë. Pati një takim këtu me një zyrtar shumë të lartë, e pyeta se si t’u duk ai në atë takim: ç’të të them, më tha, kam pasur klientë, jo një, por disa, që kishin vjedhur nga një miliard, por nuk ishte asnjëri prej tyre që nuk donte të vidhte miliardin e dytë.
Se problemi është sa më shumë të vjedhësh, aq më shumë të shtohet oreksi për të vjedhur. Kjo është.

A e morët vesh ju sa rriten pensionet në tetor? 3 mjië gjer në 6 mijë lekë. Kaq është rritja. Për vete ka vënë ligjin, kryeministri e ka pensionin 4 mijë euro. Presidenti e ka 3500 euro. Por problemi është i tmerrshëm, problemi është tek këta njerëz, sepse kjo nuk shpreh vetëm rrogën minimale të sektorit shtetëror, kjo shpreh rrogën minimale të shtetit, të vendit, se kur qeveria rri me një rrogë të tillë minimale, sipërmarrësi rri dhe rri.
Programi ynë ishte shumë i qartë, ishte i menjëhershëm.

A e dini ju sa është diferenca e rrogës minimale me rrogën minimale në vendet e Ballkanit? Rroga minimale në Shqipëri është 34 përqind më e ulët se në vendet e Ballkanit. Maqedonia e Veriut e ka 584 euro, Serbia e ka 618 euro, Mali i Zi e ka 670 euro. Pra çdo punonjës në Malin e Zi merr 262 euro më shumë se në Shqipëri si rrogë minimale. Çfarë ka Mali i Zi? As një të dhjetën e pasurive që ka Shqipëria. Asnjë prej këtyre vendeve nuk e kanë.
Por kanë një gjë, që nuk vidhen. Qeveritë e tyre janë si janë, me shumë problematika, por nuk vjedhin popullin e tyre siç vjedh Edi Rama me Lubinë.

Urdhëroni. Vodhën 50 milionë tunelin e Llogarasë, tani duan të vjedhin 60 milionë në aeroportin e Vlorës. Nuk kanë të ndalur në asgjë. Shqiptarët nuk kanë pse të pranojnë të jenë më të keqpaguarit në Europë. Shqiptarët nuk kanë kurrë pse të pranojnë këtë qëndrim prej shpirtkazme të qeveritarëve që përcaktojnë për vete rrogat më të larta në Europë në raport me rrogat e ulëta," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit