22 Shtator 2025, 18:42
Nga E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktori dhe regjisorit Enver Petrovci. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se sot Kosova humbi një thesar kombëtar, por trashëgimia e tij artistike do të përcillet brez pas brezi. Kurti u shpreh gjithashtu se ai ishte themelues i Teatrit “Dodona” dhe i Shkollës së Aktrimit, profesor në degën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, i dashur për aq shumë gjenerata studentësh.
Postimi i plotë
Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit, regjisorit dhe pedagogut tonë Enver Petrovci. Kujtesa energjike dhe qartësia e mendimit e bënin të veçantë: në çdo takim përçonte frymëzim me liri shprehjeje, kurse me vështrime lucide e humor vitruoz ndriçonte çdo bisedë.
Para veprës së tij shtrihet një kaleidoskop artistik i pamasë. Ai ishte themelues i Teatrit “Dodona” dhe i Shkollës së Aktrimit, profesor në degën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, i dashur për aq shumë gjenerata studentësh. Me rolet e tij të paharrueshme dhe profesionalizmin e përpiktë, ai e ngriti teatrin dhe filmin tonë në skenën vendore, rajonale dhe evropiane.
Sot Kosova humbi një thesar kombëtar, por trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë, pasuri e përbashkët që institucionet tona dhe komuniteti i artistëve do ta ruajnë e përcjellin brez pas brezi. Ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe të gjithë artdashësve.
albin kurti
Politike
22 Shtator 2025, 18:15
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit të Kreut të SPAK, Altin Duma...
Politike
22 Shtator 2025, 17:38
E. D
Dorian Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka reaguar, duke kërkuar thirrjen e menj&eu...
Politike
22 Shtator 2025, 17:15
E. D
pamje nga takimi
VLORË- Partia Demokratike Dega Vlorë, ka reaguar pasi Elis Halili është përzgjedhur si kryebashkiak i parakohsh&e...
Politike
22 Shtator 2025, 16:51
E. D
Altin Dumani dhe Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK Altin Du...
Politike
22 Shtator 2025, 16:39
E. D
diella
TIRANË- AFP i ka kushtuar një artikull "Diellës", ku shkruan se ekspertët po vënë në pikëpyetje ministren e ...
Politike
22 Shtator 2025, 16:24
E. D
Andi Mahila
TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pak ditë pas betimit në presidencë, ka propozuar sh...
Politike
22 Shtator 2025, 16:13
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur Këshillit Bashkiak, pasi këta të fundit i kë...
Politike
22 Shtator 2025, 16:02
E. D
Belinda Balluku
MONAKO- Sot u zhvillua në Monako, Konferenca e 5-të Ndërkombëtare për Marinat e Qëndrueshme dhe ato Inteligje...
Politike
22 Shtator 2025, 15:55
Edmond Hoxhaj
foto ilustruese
TIRANË- Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri shprehet se i ndjek nga afër zhvillimet në sis...
Politike
22 Shtator 2025, 15:37
E. D
Enver Petrovc
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit Enver Petrovcit. Me anë të...