LIVE UPDATES
Politike

"Në 12 vite 30 herë kam shkuar në restorant", Rama: Mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë! Nuk bëj udhëtime në avion me biznes klas

Rama më tej foli edhe për udhëtimet e tij teksa theksoi se nuk bën fluturime private por si të gjithë bën udhëtime ekonomike. Sipas tij po ta kishte në dorë nuk do të udhëtonte aq shpesh dhe do ti minimizonte.

11 Mars 2025, 09:37 Nga N.F
"Në 12 vite 30 herë kam shkuar në restorant", Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka dhënë detaje nga udhëtimet dhe jeta e tij e përditshme. Rama u shpreh se jeton për të bërë gjëra dhe jo për të konsumuar. Ai u shpreh para ndjekësve se në këto 12 vite që ka qenë në krye të qeverisë mund të ketë shkuar 30 herë në restorante. Rama gjithashtu u shpreh se mund të ketë raste që rri pa ngrënë edhe dy ditë. Sipas tij vaktet i konsumon në shtëpi. 

"Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk punoj për të jetuar, unë jetoj për të punuar. Unë jetoj për të bërë gjëra, jo për të konsumuar gjëra. Kush më njeh e di shumë mirë, që qysh se jam bërë kryeministër mund të kem dalë në restorante nuk e di, thuajse në 12 vjet tanimë të të them 30 herë në total. Janë shumë. Dhe nga këto 25 me siguri me familjen. Është sakrificë e madhe për familjen, për fëmijët tanë, por është kështu.

Të gjithë pjesën e kënaqësive të imagjinuara ose propaganduara si ha e pi, kush më njeh e di shumë mirë që s’kam lidhje fare me këto. Patjetër që më shijon një ushqim i mirë kur është mundësia, por mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë. E bëj për arsye të favoreve që ka organizimi me këtë gjë. Nëse arrin të bësh një cikël prej 48 orësh vetëm me ujë, është një gjë pozitive për organizimin. Është gjëja më normale për mua që përgjithësisht të ha një vakt në darkë dhe në darkë në shtëpi rregullisht. Në drekë tek ajo tavolina aty mbrapa nëse ha drekë," tha ai.

Rama më tej foli edhe për udhëtimet e tij teksa theksoi se nuk bën fluturime private por si të gjithë bën udhëtime ekonomike. Sipas tij po ta kishte në dorë nuk do të udhëtonte aq shpesh dhe do ti minimizonte. Ai theksoi se deklaratat se Rama bën fluturime private janë broçkulla.

"Udhëtimet, nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë dhe ti minimizoja, do i minimizoja. Se janë udhëtime pune, jo qefi. Janë udhëtime pune dhe prandaj më vjen si zor shumë dhe gabime ca kërkojnë këtë njerëz kur flasin broçkulla, jo mori avion privat. Jo fluturime luksi, fluturimet private me familjen, i bëj vetëm ekonomik si të gjithë të tjerët. Thonë jo mori avionin, jo udhëtoi me çarter etj. Unë udhëtimet i bëj për punë, vetëm për punë dhe jo për veten time. Udhëtimet me familjen i kam në ekonomik, ato pak që janë.

Udhëtoj me avion në ekonomik dhe jo në biznes. Përjashtuar ato udhëtimet e gjata në SHBA-të. Ça janë udhëtime në Europë, janë të gjitha në ekonomik. Çfarë flisni, për ça thoni, ja fjalë e vërtetë (bie kambana)... Pra kur vjen puna te jeta e secilit nuk e di askush nuk përveç atij secilit dhe familjes,” shtoi ai.

 

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet