LIVE UPDATES
Politike

"Në Itali shkove e sulmove Umberto Bossin", Berisha: A mund të flasësh ti për Bossin, kur yt vëlla është anëtar i grupit të Xibrakës, i lidhur Gentian Xhixhën

Berisha më tej shtoi se a mund të flasë Rama për familjen e Umberto Bossit, kur thjeshtra e tij fiton me dhjetëra e dhjetëra tendera për shkak të pushtetit të tij.

26 Maj 2024, 21:06 Nga N.F
"Në Itali shkove e sulmove Umberto Bossin", Berisha: A mund
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë pallatit ka komentuar takimin e zhvilluar sot në Milano nga kryeministri Rama me shqiptarët e diasporës në Itali. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama shkoi në Itali për të sulmuarUmberto Bossin, ish-liderin e Ligës së Veriut.

Berisha më tej shtoi se a mund të flasë Rama për familjen e Umberto Bossit, kur thjeshtra e tij fiton me dhjetëra e dhjetëra tendera për shkak të pushtetit të tij. Ai shtoi se Edi Rama para se të përmendë të tjerëve djalin apo vajzën, të tregojë njëherë si u ndërtua pallati dhe pse e çoi Lindën në bordin e Abi Bank.

Fjala e plotë:

Në Itali shkoi të sulmonte Umberto Bossin, ish-liderin e Ligës së Veriut, sepse i atribuoi atij shprehje që në memorien time, i ka thënë dikush tjetër. Por ai i del zot vetes, nuk merrem me të. Merrem me sulmin familjar që i bëri Umberto Bossit. Ku ke fytyrë ti mor për sulme familjare, se djali i tij paska marrë një diplomë dhe ka kryer një vepër të gabuar, të keqe, të dënueshme. Po yt vëlla, anëtar i grupit të Xibrakës, i lidhur kokë e këmbë me Gentian Xhixhën. Po Olsi Rama, trafikanti i Xibrakës.


A mund të flasësh ti për familjen e Umberto Bossit, kur thjeshtra jote fiton me dhjetëra e dhjetëra tendera për shkak të pushtetit tënd. Po si mund të flasësh ti për familjen e Umberto Bossit, kur Linda jote të erdhi në konak me pallatin 5-katësh të ndërtuar pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por vetëm siç tha me para gjaku. Akuzoi dhe të vëllanë, dhe njerëzit e vet. Edi Rama po si mund të përmendësh ti djalin e Umberto Bossit kur Linda jote sot e kësaj dite mashtron shqiptarët me tokën e Surrelit.


Edi Rama para se tu përmendësh të tjerëve djalin apo vajzën, tregoju njëherë si u ndërtua pallati, tregoju njëherë pse e çove Lindën në bordin e Abi Bank, tregoju shqiptarëve ka aksione dhe reaksione në atë bankë apo jo. Prandaj dhe kur je i zhytur në llucë gjer në vesh, qe do, pse e sulmon atë në Itali. Djali i tij ka bërë një vepër të gabuar, të keqe, por ai ka qenë anëtar koalicioni i qeverisë së Silvio Berluskonit, qeverisë më mike ndaj emigrantëve shqiptarë në historinë e gadishullit.


Po kur përmende Umberto Bossin, pse nuk përmende Silvio Berluskonin për fisnikërinë e tij ndaj shqiptarëve, pse nuk permende Giorgio Napolitanon, për respektin që u bëri shqiptarëve në vitet ’90. Ti je një sharës i keq që ndjen kënaqësi vetëm kur shan mor ordiner. Ti turpëron gjallë e të vdekur të këtij vendi. Ti je turpi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.

berisha edi rama ne itali

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje