LIVE UPDATES
Politike

Nesër protesta për Belerin në Himarë/ Shpëtim Idrizi: E papranueshme! Cënon marëdhëniet midis dy vendeve

Në një deklaratë për shtyp, Idrizi shprehet se protesta e nesërme në Himarë është presion mbi drejtësinë shqiptare dhe cënon shtetin ligjor. Sipas tij, kjo është e papranueshme pasi cënon gjithashtu marëdhëniet midis dy vendeve.

13 Gusht 2023, 19:51 Nga a.l
Nesër protesta për Belerin në Himarë/ Shpëtim Idrizi: E
Fredi Beleri dhe Shpëtim Idrizi

TIRANË- Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka reaguar në lidhje me protestën e paralajmëruar nesër në Himarë për kryebashkiaun Fredi Beleri i cili ndodhet në burg për blerje votash.

Në një deklaratë për shtyp, Idrizi shprehet se protesta e nesërme në Himarë është presion mbi drejtësinë shqiptare dhe cënon shtetin ligjor. Sipas tij, kjo është e papranueshme pasi cënon gjithashtu marëdhëniet midis dy vendeve.

Sakaq shton se “PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të ndalojë në rrugë diplomatike ardhjen e Kryetarit të Bashkisë së Athinës, Bakojanis, deputeteve apo funksionarëve grekë mosndërhyrjen në një problem që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri”.

DEKLARATA E PLOTË:

Protesta e lajmëruar nesër në Himarë është ndërhyrje në punët e brendëshme të një vendi sovran, anëtar i NATOS dhe me statusin Kandiat i BE-së . Protesta e nesërme në Himarë është presion mbi drejtësinë shqiptare, cënon shtetin ligjor. Si e tillë ajo është e papranueshme, cënon marëdhëniet midis dy vendeve. U bë kohë që Greqia me aradhën pa fund të funksionarëve të saj, me dërgatat e zv/ministrave, deputeteve, etj, kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit neë BE, madje ministri i jashtëm grek arriti deri aty sa me një gjuhë aspak europiane e aq më pak diplomatike, perdori gjuhën e andartëve grekë kur u shpreh që:

Shqipëria po qëllon këmbën e vet me rastin Bejleri …?! Ata kërkojnë betimin dhe marrjen e detyrës nga Bejleri, i lënë me arrest në burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. Fredi Bejleri që “fitoi”me një grusht votash dhe me shumë autobuza nga Greqia, Bashkinë e Himarës, është i akuzuar nga SPAK për krime zgjedhore, për blerjen e pikërisht të atij grushti votash që e shpalli fitues. Nesër taborrit të deklaratave që nga Kryeministri, Ministri i Jashtëm, deputetëve, vizitave speciale në burg të Bejlerit është lajmëruar se do jetë në proteste edhe Kryetari i Bashkisë së Athinës Bakojanis. Greqia po përdor duart e forta dhe arrogancën me Shqipërinë m.gj.th. se ata e dinë që rasti Bejleri është çështje e drejtësisë.

Por qëllimi ështe rikthimi i tensioneve etnike në Himarë të harruara prej 10 vjetësh. Himara nuk është zonë minoritare si Finiqi e Dropulli dhe 36 fshatrat që Shqipëria i ka njohur që në kohën e mbretit Zog, kur u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve.

Himara s’ka asnjë kontinuitet tokësor me Greqinë siç ka p.sh krahina e Çamerisë me Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse u kandidua dhe një personazh butaforik si Bejleri, me edukimin më të lartë si hidraulik në Kretë dhe jo ndonjë intelektual që minoritetit grek nuk i mungojnë. Apo si personazh me ngarkesa të larta penale, si i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, ku u vranë dy ushtarë, dëshmorë të atdheut dhe i dënuar nga Gjykata e Vlorës për dhunim të simboleve Kombëtare (djegien e flamurit shqiptar). Prandaj Fredi Bejleri del pa teklif me flamurin e Republikës së Vorio – Epirit te vitit 1914, që përfshinte dhe Gjirokastrën, Korçën dhe një pjesë të Jugut, apo këput broçkulla si shqiptarët e kanë prejardhjen nga Kaukazi apo që do punojë për helenizmën në Himare, apo si deklarata e fundit që do mbrojë tokat “greke” në Himarë. Fatkeqesisht ketë skenar e mundësoi dhe kandidimi i Bejlerit nga forca politike shqiptare, por sot e në vazhdim po ja shohim e do t’ia shohim sherrin. PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të ndalojë në rrugë diplomatike ardhjen e Kryetarit të Bashkisë së Athinës, Bakojanis, deputeteve apo funksionarëve grekë mosndërhyrjen në një problem që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri. PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të reagojë për presionet dhe ndërhyrjen mbi sistemin e drejtësisë Shqiptare. PDIU i kujton Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministrit të Jashtëm, Parlamentit dhe forcave politike shqiptare që mardheniet e mira me Greqinë duhet të bazohen mbi parimin e reciprocitetit, dialogut dhe dinjitetit dhe çështje të tilla si:

Abrogimi i Ligjit të Luftës nga Greqia;

Zgjidhja e drejtë e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë;

Zgjidhja e problemit të pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi, që kanë 30 vjet që kontribojnë në sistemin e pensioneve në Greqi dhe që rezikojnë të mbeten pa pensione;

Marrëveshja për regjimin e kufijve tokësor dhe piramidave;

Çështja e Zonave Eskluzive Ekonomike dhe Shelfit Kontinental;

Të mos shtyhen në kalendat greke por të trajtohen me përparësi e dialog me parimin e reciprocitetit dhe dinjitetit kombëtar. 

shpëtim idrizi fredi beleri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj