13 Gusht 2023, 17:22
Nga k.m.
Kostas Bakojanis
HIMARË- Kryetari i Bashkisë së Athinës Kostas Bakojanis do të jetë nesër në Himarë, për të mbajtur një fjalim në tubimin që do të mbahet për Fredi Belerin. Pjesëmarrësit kërkojnë lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, në mënyrë që ai të betohet dhe të marrë detyrën.
Data e zgjedhur nuk është e rastësishme, pasi përkon me skadimin e afatit 3-mujor të parashikuar nga ligji zgjedhor për betimin e tij. Sipas mediave greke, ajo që presin organizatorët është ndërgjegjësimi i komunitetit ndërkombëtar, që të protestojë kundër paraburgimit dhe aktakuzës ndaj kryetarit të zgjedhur të Himarës.
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. I vendosur në "arrest me burg" që nga prangosja e tij, Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Ndërsa Kokaveshi, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është lënë në shtëpi. Për arrestimin e Belerit ka reaguar disa herë Athina zyrtare, e cila ka "premtuar" se çështja do të bëhet një pengesë e madhe në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke pretenduar se arrestimi i kryebashkiakut të zgjedhur ka qenë i padrejtë.
kostas bakojanis fredi beleri arrestohet fredi beleri
Politike
13 Gusht 2023, 16:23
f.i
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
VLORË- Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni do të vizitojë Vlorën ditën e hënë. ...
Politike
13 Gusht 2023, 16:31
k.m.
Sali Berisha dhe Taulant Balla
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ngjarje që thotë se ka ndodhur në Librazhd, ...
Politike
13 Gusht 2023, 12:39
m.s
Edi Rama
Në një intervistë për të përditshmen italiane “Libero”, kryeministri Edi Rama ka folur për Shqip&e...
Politike
13 Gusht 2023, 11:42
m.s
Artan Fuga
TIRANE- Akademiku Artan Fuga ka publikuar shkresën që kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Flutura Açka, i ka d...
Politike
12 Gusht 2023, 17:44
m.s
Petrit Vasili
TIRANE- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka kërkuar hetim për vjedhjen me inceneratorët. I ftuar n...
Politike
12 Gusht 2023, 15:05
m.s
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka, i ka dërguar një letër Kreut të Shtetit, Bajram Begaj, ku i ...
Politike
12 Gusht 2023, 12:29
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për aksionin e Policisë dhe forcave speciale RENEA, i cili &cced...
Politike
12 Gusht 2023, 10:11
k.m.
Francesco Lollobrigida dhe Edi Rama
ITALI- Një meme e publikuar nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, ku krahasonte eksodin ...
Politike
12 Gusht 2023, 08:05
k.m.
Erion Veliaj dhe Armand Shkullaku
TIRANË- Kulla "Mali i Tiranës" ka ndezur debatin mes politikës më shumë se çdo ç&e...
Politike
12 Gusht 2023, 07:41
f.i
Erjon Veliaj dhe Edi Rama
TIRANË- Pasi tërhoqi vëmendjen e mediave italiane me postimin e fundit në rrjete sociale, duke krahasuar turi...