LIVE UPDATES
Politike

Nga goditja e korrupsionit politik te përkohshmëria e drejtuesve, kontrolli i figurës dhe çlirimi i sistemit të prokurimeve, propozimet e PS në Komisionin e Posaçëm

Produktet e punës së tyre më tej do t’i nënshtrohen debatit publik në tryezat e ndryshme që do të zhvillohen. Ky moment është fillimi për fazën e parë të objektit të punës së këtij komisioni: përgatitjen e analizës.

19 Korrik 2024, 17:05 Nga r.ll
Nga goditja e korrupsionit politik te përkohshmëria e drejtuesve,
mbledhja

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, deputetët e mazhorancës prezantuan një koncept-ide për Dokumentin Analitik, i cili do të hartohet më pas nga ekspertët e nivelit të lartë sipas tre shtyllave. Materiali ishte një draft-pune apo një projekt orientues pasi në vijim dokumenti final i takon grupit të ekspertëve.

Produktet e punës së tyre më tej do t’i nënshtrohen debatit publik në tryezat e ndryshme që do të zhvillohen. Ky moment është fillimi për fazën e parë të objektit të punës së këtij komisioni: përgatitjen e analizës.

Sa i përket antikorrupsionit si një nga shtyllat kryesore, 5 komponentët e identifikuar janë; Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit politik; Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit në sektorët më risk më të lartë; Eficenca e institucioneve që luftojnë korrupsionin; Parandalimin e flukseve të paligjshme financiare me ndërhyrje keqdashëse; Përfshirja e të gjithë aktorëve dhe vetë shoqërisë.

ANTIKORRUPSIONI

Deputeti Erion Braçe duke iu referuar edhe raportit të DASH tha se aty vlerësohet përparimi i bërë në atë që njihet si “korrupsioni i vogël” falë përdorimit të teknologjisë, por dobësia jonë e ku duhet të thellohemi është ajo që konsiderohet si korrupsioni i madh, korrupsioni politik.

“Nga ky korrupsion impaktohet edhe demokracia edhe ekomonia e të ndërthurura bashkë e gjithë shoqëria, pikërisht për këtë arsye ne jemi fokusuar te këto shtylla dhe nuk e kemi nisur kot apo për shkak të hierarkisë vendimarrëse në korrupsionin politik. Sepse mendojmë që atje duhet adresuar problemi, te partitë politike dhe te trupat që krijohen nga zgjedhjet e njerëzve. Trupat politike brenda partive, trupat politike që krijohen brenda institucioneve të rëndësishme kushtetuese të shtetit siç janë Kuvendi, Qeveria e duke zbritur më pas në nivel administrativ”, tha Braçe duke propozuar këtu kontrollin e figurës.

“Deri tani ka qenë fakultative në vullnetin e partive politike, tani duam ta bëjmë të detyrueshme kontrollin e figurës sepse duam që këto trupa t’i ruajmë fort qoftë kapjes në nivelin kombëtar qoftë kapjes në nivelin ndërkombëtar. Vihet në evidencë që ndërhyrjet e huaja synimin kryesor kanë kapjen e elitave politike. Thënë këtë i kemi kushtuar një vëmendje mjaft të rëndësishme pikërisht këtij fakti, kontrollit të figurës e në krahun tjetër pastaj edhe proceseve që burojnë nga këto trupa. Shembull është Kuvendi i cili duhet mbrojtur pa më të voglin diskutim në procesin ligjvënës nga klientelizmi, korrupsioni dhe kapja. Ashtu siç edhe në procesin e kontrollit parlamentar duhet ruajtur fort nga këto fenomene”, tha Braçe.

Një tjetër pikë kyçe në luftën kundër korrupsionit sipas deputetit Braçe është përkohshmëria në detyrë.

“Kemi një problem shumë të madh sa i përket kënetëzimit të nivelit politik të drejtimit të administratës. Që do të thotë kemi vendosje dhe qëndrim nëpër detyra politike në administratë që shkojnë përtej afateve logjike ose që përshtaten me afate që i shkojnë përshtat korruptimit të zyrtarëve. Çfarë kemi menduar në këtë pikë? Duam të nxisim përkohshmërinë e drejtuesve politikë në të gjithë nivelin politik të drejtimit të shtetit. Nuk mundet që një drejtues të shkojë 6-7-8 apo 9 vjet. Dhe imagjinoni, ai drejtues është i pazgjedhur, nuk i nënshtrohet kontrollit dhe gjykimit me votë, por thjesht një emërimi politik që vjen nga një tjetër zyrtar politik. Pikërisht për këtë arsye duam përkohshmëri të qënies së tyre në detyrë, në funksionin politik që mbajnë. Këtu kam parasysh që të përfshijmë gjithçka, edhe ata që merren me korrupsionin e vogël e që buron nga një pushtet politik që shpesh kthehet në abuziv edhe ata që merren me korrupsionin e madh në këtë aspekt”, deklaroi Braçe.

Referuar po raportit të DASH për impaktin që korrupsioni jep mbi ekonominë, deputeti Braçe theksoi nevojën emergjente për një çlirim total e reformim tërësor në sistemin e prokurimeve publike, ku të ketë kontroll të figurës, përkohshmëri në detyrë e shmangie të konfliktit të interesit.

“E para kontrolli i figurës së këtyre zyrtarëve. Nëse deri më tani kontrolli i figurës së zyrtarëve e kemi pasur në nivelin e deputetëve, të zgjedhurve, kryetarëve të bashkive, duam ta shtrijmë kontrollin e figurës edhe në këtë aspekt. Dhe së dyti ndalesa për secilin prej tyre, që në ato pika në ato ndërthurje që deri më tani kanë sjellë klientelizmin e konfliktin e interesave si elementë kyç të evidentuar në raste të dyshuara si korrupsion, në raste të hetuara si korrupsion dhe në raste të gjykuara kohët e fundit si korrupsion. Çfarë dua të them. Që zyrtari politik që ka në dorë vendimarrjen, patjetër që duhet të ketë ndalime para marrjes së detyrës dhe pas marrjes së detyrës, me qëllim që të mirat që ai zotëron përmes vendimarrjes së tij të mos derivojnë aty ku ka qenë aksioner, atje ku ka qenë drejtues apo të mos derivojnë aty ku nesër do të jetë aksioner apo nesër do të jetë drejtues”, u shpreh Braçe.

Pikë tjetër e rëndësishme në propozimin e tij ishte kishte të bënte me atë fenomen që konsiderohet si korruptimi i antikorrupsionit. Përveçse reformimit të tyre, Braçe tha se lufta kundër korrupsionit duhet ngritur në nivel shoqëror. Duhet konsideruar një betejë e të gjithë shoqërisë.

“Nuk ka gjë më të tmerrshme për një vend sesa korruptimi i instrumentave të antikorrupsionit. Nëse bien dhe ato mund të pranojmë gjerësisht që jo vetëm nuk ka betejë kundër korrupsionit, por më keq akoma as në të ardhmen nuk mund të ketë betejë kundër korrupsionit. Çlirimin e instrumentave të korrupsionit dhe një imunitet që duhet t’u japim këtyre institucioneve për t’u mbrojtur edhe ato vetë nga korrupsioni. Korrupsioni nuk është vetëm problem i një partie politike apo një qeverie apo një opozite. Duhet të jetë problem shoqëror. Nëse nuk ngrihet në nivel shoqëror, nëse nuk bëhet palë shoqëria në luftën kundër korrupsionit, do të jetë shumë e vështirë që thjesht organet e drejtësisë, thjesht një qeveri me segmente te saj ekzekutive apo edhe thjesht një parlament më vete me funksionet e veta kontrolluese dhe legjislative nuk mund ta përballojnë këtë betejë”, tha Brace.

“Lufta kundër korrupsionit si shtyllë e dytë, është një fushë shumë e rëndësishme dhe besoj më sensitivja, pasi pavarësisht masave dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme, që janë bërë nga qeveria për të luftuar korrupsionin, jemi të vetëdijshëm dhe kemi njëkohësisht pjekurinë politike për të pranuar që kemi ende shumë për të bërë si dhe vullnetin dhe angazhimin për të adresuar dhe luftuar korrupsionin”, tha deputetja Etilda Gjonaj teksa dha më tepër detaje për 5 komponentët e identifikuar bashkë me kolegun Braçe dhe stafin e Kuvendit që punojnë në shtyllën Antikorrupsion pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

MIREQEVERISJA

Sa i përket mirëqeverisjes, deputetja Milva Ekonomi tha se do të fokusohet në 5 drejtime kryesore.

“Qëllimi i përgjithshëm do të jetë që përafrimi drejt Acquis të jetë një proces i monitoruar, duke zbatuar si vlerësimin e ndikimit rregullator, por edhe gjithëpërfshirjen e grupeve të interesit. Administrata publike duhet të jetë e aftë të ndjekë ndryshimet që vijnë si rezultat i zbatimit të direktivave, ndaj duhet të përpiqemi për të krijuar klasën e ekspertëve sipas fushave teknike. Kuvendi duhet të rrisë rolin mbikëqyrës kundrejt insitucioneve të pavarura duke pasur në vëmendje qeverisjen dhe qytetarët, por edhe performanën e monitoruar të qeverisë”, tha Ekonomi.

Deputetja Evis Kushi përmendi dixhitalizimin e shërbimeve si një histori suksesi.

“Sfida jonë për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve digjitale dhe garantimin e tyre është sfidë globale, ku Shqipëria nuk duhet të jetë e vetme por pjesë e rrjeteve, zhvillimeve të teknologjisë, kërkimeve shkencore, etj. Prandaj për vizionin tonë 2030 duhet të hartojmë një strategji më të qartë si të çojmë përpara investimet me më shumë efektivitet dhe qëndrueshmëri, si ta orientojmë kërkimin dhe inovacionin në këtë drejtim, si të shfrytëzojmë në maksimum potencialin e inteligjencës artificiale, si të rrisim kapacitetet e administratës publike etj”, tha Kushi.

Deputeti Eduard Shalsi tha se Kuvendi do duhet të kalojë në një nivel të ri në mënyrë që t’i përgjigjet procesit të integrimit, por dhe thellimit të reformave.

“Është e nevojshme që edhe shërbimet mbështetese, teknologjia e informacionit të jenë në lartësinë e duhur. Doja ta riktheksoja edhe njëherë se nuk i përgjigjemi dot këtyre sfidave nëse nuk japim shembullin e një procesi përmirësimi brenda vetes tonë. Kemi nisur procesin e reformimit, ristrukturimit të rolit të mbështetjes nga brenda Kuvendit. Do duhet të provojmë që kapacitetet, burimet njerëzore, struktura e parlamentit, bëjnë të mundur që roli ynë është ai që përcakton Kushtetua dhe presin njerëzit”, tha Shalsi.

SUNDIMI I LIGJIT

Në këtë fushë, deputetja Klotilda Bushka Ferhati tha se është e rëndësishme analiza për tre komponentë të cilët konsiderohen thelbësore nga raportet ndërkombëtare (Progres Raportet e BE, Këshilli i Europës, Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit, Departamenti Amerikan i Shtetit etj), si edhe ato vendase, kryesisht nga shoqëria civile.

“Tre komponentët për t’u analizuar janë: Funksioni ligjvënës, monitorues dhe koordinues i Kuvendit të Shqipërisë; Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut; Konsolidimi i Reformës në Drejtësi, me fokus tek pavarësia dhe paanësia e sistemit, llogaridhënia, cilësia e drejtësisë, efiçenca në drejtësi, aksesi në shërbimet e sistemit të drejtësisë, mirëqeverisja dhe transparenca. Për këtë komponent të fundit, analiza sipas metodologjisë së komisionit të posaçëm duhet të kryhet së bashku me përfaqësuesit e vetë institucioneve të drejtësisë për fushën e përgjegjësisë që mbulojnë respektivisht. Konsultimi me misionet e asistencës ndërkombëtare që monitorojnë, ndihmojnë dhe mbështesin sistemin tonë të drejtësisë, është i domosdoshëm për këtë komponent”, tha Bushka Ferhati.

Deputeti Toni Gogu duke folur adresimimin e problemit të kërcënimit të të drejtave të njeriut, tha se “Komisioni do të forcojë një sërë mekanzimash të mbrojtjes së të drejtave themelore si të e drejta e pronës, ku mirëfunksionimi dhe modernizimi i ASHK duhet të avancojë ndjeshëm regjistrimin e parë të pasurive të paluajstshme; forcimin e vendimarrjes së Autoritetit të së Drejtës së Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale; forcimin e institucioneve të pavarura dhe hartimi i një programi kombëtar të edukimit ligjor, sidomos në nivelin parashkollor dhe parauniversitar”.

ps komisioni antikorrupsion

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje