LIVE UPDATES
Politike

Nga masat e sigurisë e deri te fjalimi i Ramës, mediat greke për takimin me emigrantët shqiptarë: Një sulm haptazi racist kundër vendit që priti fjalimin e tij elektoral

Ndër mediat të cilat i kushtoi një artikull është edhe media greke "Ta Nea" e cila nis shkrimin me titullin “Rama provokator i papenduar, kreshendo raciste kundër Greqisë me referenca për çamët”.  Media greke e nis artikullin duke shkruar se kryeministri i Shqipërisë bëri një sulm haptazi racist kundër vendit ku priti fjalimin e tij elektoral dhe ku jetojnë e punojnë mijëra bashkatdhetarë të tij.

12 Maj 2024, 20:26 Nga N.F
Nga masat e sigurisë e deri te fjalimi i Ramës, mediat greke për
Artikujt për takimin e Ramës

ATHINË- Kryeministri, Edi Rama ka nisur ditën e sotme turin e takimeve me diasporën "Krenar për Shqipërinë" ku ndalesën e parë e kishte në kryeqytetin grek në Athinë. Takim ky i cili u mbajt në stadiumin "Galatsi", në sallën “Christmas Theater”. Vizita e Ramës në Athinë dhe takimi me emigrantët shqiptarë mori vëmendjen e mediave greke të cilat kanë raportuar në lidhje me këtë ngjarjen.

Ndër mediat të cilat i kushtoi një artikull është edhe media greke "Ta Nea" e cila nis shkrimin me titullin “Rama provokator i papenduar, kreshendo raciste kundër Greqisë me referenca për çamët”.  Media greke e nis artikullin duke shkruar se kryeministri i Shqipërisë bëri një sulm haptazi racist kundër vendit ku priti fjalimin e tij elektoral dhe ku jetojnë e punojnë mijëra bashkatdhetarë të tij.

Sipas "Ta Nea"  Rama nxiti nacionalizmin shqiptar, duke shkuar deri aty sa iu referua edhe çamëve, dhe akuzoi Greqinë për urrejtje dhe sjellje raciste ndaj bashkatdhetarëve të tij. Shkrimi vijon duke vënë theksin te fjalimi përçarës dhe delirant i Ramës ku sipas medias greke u prit me entuziazëm, teksa vezulluan fotot e gjesteve të shqiponjës shqiptare.

Duke iu referuar racizmit që ai tha se kanë përjetuar emigrantët shqiptarë, ai theksoi se ata janë përballur me të gjitha llojet e shprehjeve brutale të arrogancës nga fqinji i pasur te fqinji i varfër. Më tej media greke shkruan se ai paralelizoi dëbimin e emigrantëve shqiptarë me çamët, duke vënë në dukje se ata jetuan poshtërimin e operacioneve të “fshesës” në fund të shekullit të 20-të.

"Ai pohoi se shumë nga shqiptarët që qëndruan në Greqi ndryshuan emrat që u kishin vënë prindërit, për të arritur të merrnin letra dhe t'i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë, duke thënë megjithatë se "e patë fëmijën tuaj duke qarë sepse ishte më i miri në shkollë, por nuk iu dha e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë e flamurit”.

Së fundmi Edi Rama tha se “hap pas hapi ia dolët dhe u bëtë qytetarë të barabartë të këtij vendi, me vlerat, me punën, me korrektësinë tuaj, u pritët sikur të mos ishit i huaj në këtë vend. Ju keni gjetur vendin tuaj në shoqërinë greke, keni fituar respektin e fqinjëve tuaj dhe dinjitetin e një vendi demokratik. Greqia është e jotja si dhe e grekëve," shkruan "Ta Nea".

 “Kathimetrini” gjithashtu është një tjetër media greke e cila ka shkruar në lidhje me vizitën e Ramës në Athinë. Kathimerini e nis shkrimin duke u ndalur tek masat e rrepta të sigurisë që morën në lidhje me evenyin ndërda thekson se Rama u shoqërua nga 1 mijë policë. Më tej shkruan sse ngjarja shkaktoi një turbullim të ri në marrëdhëniet greko-shqiptare e cila është përmendur nga kryeministri në një intervistë të djeshme.

Sa i përket takimit të Ramës me emigrantët ka shkruar edhe “CNN Greece” e cila e nis shkrimin duke vënë theksin se në stadium ishin  afërsisht 4000 personan ndër të cilët 2000 persona kanë shkuar nga Shqipëria. Sipas medias greke kryeministri Rama kishte paralajmëruar më herët se fjalimi i tij nuk do të jetë politik në funksion të zgjedhjeve evropiane, në përpjekje për të zbutur bujën që ishte bërë për momentin e mbërritjes së tij në Greqi.

 

edi rama ne athine

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën