LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Bandat erdhën nga Dubai, diktuan votën. U pagua deri në 600 euro për 1 votë

Berisha: Bandat me Policinë e Shtetit të shkrira në një

19 Maj 2023, 12:17 Nga m.s
Berisha: Bandat erdhën nga Dubai, diktuan votën. U pagua deri në
Sali Berisha

TIRANE- Kreu i PD-së Sali Berisha akuzon qeverinë për blerjen e votave për zgjedhjet e 14 Majit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se bashkëpunëtorë në këtë krim është edhe Policia e Shtetit. Duke përmendur disa shembuj, kreu i PD-së zbuloi se në Shkodër, eksponentë të PD u kërcënuan në mënyrën më të egër prej tyre, u ofruan deri në 20 milionë lekë për komisionerë, nga 10 mijë euro për komisionerë.

Në Lezhë, nën mbrojtjen e Policisë së Lezhës, bandat shpërndanë para gjatë gjithë natës në zonat e ndryshme të rrethit të Lezhës. Po kështu, eksponentë të PD-së ranë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, në Vaun e Dejës, në Lezhë, etj. Në Mamurras, tha më tej Berisha, bandat shpërndanë deri në 600 euro votën.

Ish-kryeministri tha ndër të tjera se bandat e ardhura nga Dubai në Durrës dhe rrethe të tjera, diktuan vullnetin e qytetarëve nën mbrojtjen e policisë.

“Farsa elektorale maj 2023, njërin prej aspekteve më të shëmtuara dhe kriminale kishte shkrirjen në një të bandave, të vrasësve dhe trafikantëve me Policinë e Shtetit në veprimin e tyre terrorizues, kriminal ndaj zgjedhësve dhe qytetarëve.

Bandat u bënë një apo ishin tërësisht nën ombrellën e policisë. Ndaj tyre, narkopolicia jo vetëm që nuk mori masa, por u mor me inskenime të turpshme për opozitarët, në një kohë kur kamionët me euro disponoheshin dhe qarkullonin në krahun e narkoqeverisë kundër zgjedhësve.

Në Shkodër, eksponentë tanë të PD u telefonuan nga banditët, u kërcënuan në mënyrën më të egër prej tyre, u ofruan gjer në 20 milionë lekë për komisioner, nga 10 mijë euro për komisioner.

Në Lezhë, nën mbrojtjen e Policisë së Lezhës, bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zonat e ndryshme të rrethit të Lezhës. Diku, diku janë të filmuara dhe aty duken makinat e bandave dhe makina e policisë që u rri në krahun tjetër për të garantuar veprimtarinë e tyre kriminale.

Bandat e kthyera nga Dubai, në Durrës dhe rrethe të tjera, në Elbasan dhe vende të tjera, diktuan nën mbrojtjen e policisë, vullnetin e qytetarëve.

Eksponentë të PD-së u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, në Vaun e Dejës, në Lezhë, etj.

Bandat pushtuan qendrat e votimit, siç është rasti i Velipojës. Në Mamurras, ato shpërndanë gjer në 600 euro votën. Të gjitha këto haptas, sepse kishin mbrojtjen e narkopolicisë.

Në Nikël, vrasës e trafikantë bllokuan qendrat e votimit, vunë në presion të madh komisionerët, kurse narkopolicia arrestonte një person me një makinë dhe e mashtronte opinionin publik shqiptar se ai po blinte vota, në një kohë kur ai nuk kishte as edhe një qindarkë me vete. Pavarësisht se nuk kishte në makinë asnjë qindarkë, komunikata e policisë thoshte se u kap duke blerë vota. Si e si të krijojnë zhurmën për blerjen e votave nga opozita dhe jo nga qeveria.

Edhe numri i policisë, atë ditë janë bërë qindra thirrje nga opozitarët. Policia ose nuk përgjigjej, ose u thoshte: paraqiteni me shkrim ankesën, në një kohë kur qendra e votimit ishte e pushtuar", deklaroi Berisha.

sali berisha blerja e votes

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit