LIVE UPDATES
Politike

"Nga takimi dolën me fytyrë të nxirë!" Berisha: Në Bruksel ishin dy spiunë të nisur me urgjencë, nuk dihet nëse e mbrojtën apo e shitën Ramën

Gjithashtu kryedemokrati, duke nënkuptuar Toni Gogun dhe Etjen Xhafajn se i konsideron si të pafajshëm sepse ishin para një misioni të pamundur.

7 Qershor 2025, 12:46 Nga M.B
"Nga takimi dolën me fytyrë të nxirë!" Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se në Bruksel ishin dy spiunë të nisur me urgjencë, që sipas tij nuk dihet nëse e mbrojtën apo e shitën kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se ata dolën nga ajo mbledhje me fytyrë të nxirë.

Ai shtoi se njëri prej tyre, ata që e panë, konstatuan se ishte në shok psikik. Gjithashtu kryedemokrati, duke nënkuptuar Toni Gogun dhe Etjen Xhafajn se i konsideron si të pafajshëm sepse ishin para një misioni të pamundur.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Natyrisht në këtë histeri mediatike, thashë dhe njëherë që tejkaloi 34% zhurmën e Samitit më të madh që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri, e bëri këtë, mplekseshin interesa individuale, të intelektualëve kriminelë që mbështesin farsën. Të diplomatëve hajdutë të nxjerrë nga shërbimi si të tillë. Të banalistëve të denoncuar publikisht si gjobëvënës të neveritshëm. Të mjeranëve që janë të gatshëm të ndërrojnë flamur çdo ditë, për padronin që i paguan më shumë. Por të gjitha këto fije mblidhen tek një njeri, tek Edi Rama, i cili kupto dhe nisi me urgjencë dy përfaqësues të tijë, të cilët e mbrojtën apo e tradhëtuan atë nuk e di, por një gjë u them shqiptarëve, dolën nga ajo mbledhje me fytyrë të nxirë, më të nxirë se këpucët e tyre.

Dhe njëri prej tyre, ata që e panë, konstatuan se ishte në shok psikik. Po absolutisht. Pastori që ku mbahej, kurse Etieni ishte sfazuar fare. U kthyen dy spiunët e qeverisë siç erdhën. Unë i quaj të pafajshëm sepse ishin para një misioni të pamundur.
‘Mission impossible’ (mision i pamundur). Nuk mund të mbronin ata dorëzimin e portit prej vitesh kartelit më të fuqishëm të drogës, Pojave. Dorëzimin e autostradës së heroinës, Çelëve. Nuk mund të mbronin ata zhdukjen e inceneratorit 130 mln euro nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Nuk mund të mbronin ata implikimin e Olsi Ramës, ishte dhe nuk ishte, ua shpjegova unë punën e tij me grupin Xibraka. Ata ishin në një mision të pamundur.

Nuk mund të mbronin ata aferat e Alalabarit me Edi Ramën. Nuk mund të mbronin ata lidhjet e Edi Ramës me Pëllumb Gjokën. Por kur e dinin dhe Adelajdën, e morët vesh ju. Aty personazh nuk ishte vetëm Sueli, por edhe Adelajda Rroko, e cila garantonte të gjitha karteleve të drogës dhe karteleve kriminale, kundrejt shpërblimeve shumë të mëdha për Edi Ramën, lejet e ndërtimit dhe investimet e aferave. Pra, nuk mund të mbronin vendimin e Edi Ramës për të dhënë 100euro shpërblim për çdo pensionin në mes të fushatës elektorale. Nuk mund të mbronin faljen e 200 mln eurove në kundërshtim me çdo ligj, dy ditë para zgjedhjeve. Nuk mund të mbronin policinë politike e votës të administratës shqiptare të shndërruar në armatën e patronazhistëve, dhjetëra e mijëra punonjës.

Nuk mund të mbronin dhjetëra e mijëra leje legalizimi, certifikata pronësie, leje ndërtimi të dhëna për vota, gjatë fushatës elektorale. Nuk mund të mbronin 29 mijë hektar, 140 herë më shumë se e lejon ligji, kanabis për votë. Ndaj dhe ata dolën pothuajse si për serum nga ajo mbledhje. U përpoqa para shqiptarëve të bëjë zbërthimin se, pse kjo vaje e tmerrshme e narkomazhorancës nga takimet në Bruksel, që tejkaloi 34% samitin e Bashkimit Politik Europian në Tiranë. Jam këtu për tu zotuar para shqiptarëve se këto janë vetëm hapat e parë, se kurrë kjo farsë nuk do përligjet, kurrë kjo farsë nuk do të njihet.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet