Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË- Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, duke komentuar ecuritë drejt formimit të institucioneve të reja të Kosovës, tha se pavarësisht nga sfidat, Kosova po kalon nëpër një proces të natyrshëm demokratik. Ahmeti në një intervistë për Ekonomia Online tha se beson se forcat politike në Kosovë do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike.
“Kosova nuk ka luftuar vetëm për çlirim nga pushtuesit, por edhe për demokraci të mirëfilltë,” tha Ahmeti.
Ai shtoi se dështimet e seancave nuk janë as tragjedi, as turp, por pjesë e rrugëtimit të një shteti që po forcon themelet e tij demokratike.
“Kosova ka aq energji që pas disa përpjekjeve të konstituohen organet e shtetit, mirëpo ne nuk kemi luftuar vetëm për liri dhe për të çliruar nga pushtuesit, por kemi luftuar edhe për demokraci. Kjo është demokracia e mirëfilltë në Kosovë. Besoj që forcat politike do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike. Për mua nuk është edhe aq tragjike, që aq shumë po e dëgjoj nëpër mediume. Nuk është asnjë turp i Kosovës”, tha ai.
Ahmeti tha se forcat politike në Kosovë kanë energji të mjaftueshme për të ndërtuar konsensus, në frymën e një demokracie të vërtetë, ku edhe maxhoranca, edhe opozita, gjejnë vendin e merituar.
“Kosova po shihet se po zhvillon një demokraci autentike, një demokraci të mirëfilltë dhe forcat politike kanë aq energji për të gjetur shtegun e daljes. Kjo është demokracia dhe përpjekjet maksimale që bëhen që opozita të fitojë pozicionin e vet dhe pozita t’i ruajë pozitat e veta. Kjo është formula e demokracisë. Ta shohim se si do ta arrijnë zgjidhjen përfundimtare”, tha Ahmeti.
Foto KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 12-të për konstituimin e legjislatur...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka treguar për ndikimin e LaCivitës në fushatën e tij...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama komentoi sot edhe akuzat ndaj tij dhe filantropit George Soros për shpalljen non grata të kreut ...
Edi Rama TIRANA- Kryeminitri Edi Rama komentoi sërish sot kontratën e lobimit të PD në SHBA. I ftuar në emisionin "Repol...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama u pyet sot edhe për një deklaratë të bërë disa javë më parë, ku sh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se është optimist se “shqiptarët do të nd...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kometuar fushatën elekotarale. Berisha i ftuar në “N...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama u pyet sot për komentet e bëra ndaj drejtësisë. Konretisht, i ftuar në emisionin "Repo...
TIRANË- Kreyministri Edi Rama nga takimi përmbyllës i fushatës në Elbasan ironizoi sërish drejtuesin e PD-së në k...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli sot për reformën në drejtësi dhe goditjet e kësaj të fundit në ra...