LIVE UPDATES
Politike

NJË MË NJË! Të gjitha akuzat ndaj Artan Lames, ryshfete, legalizime preferenciale, grisje regjistrash e 1 AUDIO-PËRGJIM, ç'la pas i larguari nga Kadastra

Dosja.al ju sjell disa prej skandaleve që kanë rrethuar Lamen për 10 vitet që ka drejtuar Kadastrën.

9 Mars 2023, 23:15 Nga F.M

TIRANË- Artan Lame hoqi dorë nga drejtimi i Kadastrës përtu bërë kryebashkiak, por pa la një pirg me skandale, dosje të grisura, regjistra të dëmtuar dhe qytetarë që me zë e figurë flasin për ryshfetet që u japin sekserëve vetëm që të arrrijnë takime me drejtorët e Kadastrave apo që të marrin një ‘Ok’ prej tyre lidhur me regjistrimin e pronave.

Dosja.al ju sjell disa prej skandaleve që kanë rrethuar Lamen për 10 vitet që ka drejtuar Kadastrën.

Kadastra e Vlorës

Kadastra e Vlorës për shkak të pronave të bregdetit nuk ka gjetur rehati! Në vetëm 10 muajt e vitit 2021, Kadastra e Vlorës ka ndërruar shtatë drejtorë të ndryshëm. Njëri pas tjetrit, drejtorët kanë hequr dorë nga posti i tyre, në mënyrë të pashpjegueshme.

Vetë rejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka pranuar se lëvizjet e shpeshta në kadastrën e Vlorës kanë ndodhur si rezultat i presioneve kriminale. Ai ka thënë se interesat e larta të tokave të bregdetit në këtë zonë kanë sjellë një situatë të tillë në kadastrën e Vlorës.

Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit,”- thoshte Lame.

Akuzat e Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka bërë disa kallëzime penale për drejtorin larguar të Kadastrës, Artan Lame të cilin e akuzojnë për përdorim politik të lejeve të legalizimeve. Akuzat datojnë që nga viti 2014. Në atë kohë, Partia Demokratike hodhi akuza ndaj kreut të ALUIZNIT (siç quhej në atë kohë institucioni), Artan Lame duke shtuar se i ka bërë ndere një mikut të tij duke i dhuruar 1.5 mln dollar për një punë të kryer më parë nga vetë punonjësit e ALUIZNIT.

Partia Demokratike e ka akuzuar gjithashtu Lamen, se në mënyrë korruptive i ka falur një truall një subjekti privat. Sipas PD-së, Lame me një leje legalizimi i ka dhënë Hotel Diplomatit 372 metra katrorë tokë, që është sipërfaqja që rrethon këtë hotel.

“Vetë Hotel Diplomati ka bërë kërkesë për të legalizuar vetëm një shtesë kati. Me 14 shkurt, Artan Lame është treguar më i dashur dhe më bujar se sa duhet duke i falur hotelit edhe 372 metra katrorë truall në mes të Tiranës. Kjo është një shkelje e rëndë, një veprim qartazi korruptiv dhe në kundërshtim me ligjin,”- thuhej në denoncimin e asaj kohe.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeveritarët po falsifikojnë, djegin dhe shkatërrojnë dokumentet e pronave të shqiptarëve. 

“Para 3 ditësh doli shefi i kadastrës Artan Lame në televizion. Renditi me dhjetëra probleme me të cilat tregonte se kadastra nuk ekziston më, se tapitë fabrikohen te Rruga e Kavajës. Në Kadastrën e Tiranës në 2013 çdo gjë në mënyrë absolute është lënë e digjitalizuar dhe ai me atë dëshmi që ka bërë, ka faktuar se është një kriminel i përmasave të paimagjinueshme,”- tha Berisha duke shtuar se qeveria ka një projekt për grabitjen e pronave.

Ndërtesa tek sheshi Italia

Me firmë të Artan Lames, shteti shqiptar ka humbur disa qindra milionë lekë në vitin 2020 për legalizimin e një ndërtesë katër katëshe në mes të sheshit “Italia”. Kjo ndërtesë është shembur në korrik të vitit 2019 nga Bashkia e Tiranës për t’i hapur rrugën rikualifikimit të sheshit “Italia”, i cili tani është tërësisht i hapur. Pas legalizimit pronarët e ndërtesës janë dëshmpërblyer pas shembjes së ndërtesës. Sheshi i zënë rezultoi të ishte 421.9 dhe jo 348 metra katror sa ishte trualli ne lejen e ndërtimit. Pra dokumenti i legalizimit i miratuar nga institucioni që drejton Artan Lame, hoqi nga xhepat e taksapaguesve disa qindra milionë lekë për t’ja kaluar si kompesim pronarëve të ndërtimit me shkelje të rënda të lejes së ndërtimit. Cila ishte marrëveshja me të cilën u realizua ky legalizim? Lame e mori me vete!

Audio-skandali/ Artan Lame përdor legalizimet për fushatën e Rilindjes

Gazetari investigativ Artan Hoxha nxorri në dritë një tjetër skandal që komprometonte procesin zgjedhor të 25 prillit. Në një material audio që gazetari publikoi, shpalosej qartë se si administrata shtetërore po përdorte procesin e legalizimeve në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Lame dëgjohej se si udhëzonte punonjësit e tij të mbanin peng rreth 100 mijë legalizime për të mos krijuar pakënaqësi që mund të dëmtojnë PS në zgjedhje. Ndonëse këto ndërtime nuk do të legalizohen, Lame kërkonte që kjo të mos u thuhet qytetarëve të interesuar pasi mund të kalojnë me kundërshtarët në zgjedhje.

Këtë gjë, Kryeministri Edi Rama e justifikoi duke thënë se audio-përgjimi i dalë në media ishte i katër viteve më parë kur nuk ishte ndryshuar ende ligi për legalizimet.

Më poshtë materiali i plotë i publikuar nga Artan Hoxha:

Dëmtimi i regjistrave:

Një tjetër skandal përfshiu Kadastrën një vit më parë, kur vetë Lame denoncoi dëmtimin e regjistrave të pronave në kryeqytet. Përmes njoftimit për shtyp, Prokuroria deklaroi se kishte filluar hetimin kryesisht dhe se kishte regjistruar procedim penal për veprat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “zhdukjes dhe vjedhjes së dokumenteve”, por se nuk kishte ende autorë të dyshuar. Gjatë një komunikimi për mediat më 18 qershor 2022, Lame e cilësoi situatën e regjistrave pronësorë në Tiranë si mjaft problematike, por të pakrahasueshme me ‘situatën katastrofike” në kadastën e Durrësit, ku regjistrat u grisën. Sipas tij, nga 2342 regjistra pronash të Kadastrës së Tiranës, vetëm 250 ose 10% e tyre rezultojnë pa dëmtime.

Ai sqaroi se mungojnë tërësisht 515 faqe që rezultojnë të jenë grisur prej regjistrave dhe nuk janë zëvendësuar; me qindra faqe të tjera dyshohet se janë zëvendësuar pasi kanë dallime në ngjyrë dhe në format me faqet e tjera të regjistrave. Lame tha gjithashtu se një kontroll i brendshëm i ASHK-së ka zbuluar se 914 faqe janë dubluar. Sipas Lames, në regjistrat e pronave në Tiranë ka gjithashtu me mijëra faqe bosh që u përkasin pronave shtetërore, por që nuk janë plotësuar në të shkuarën. Më parë, Lame denoncoi publikisht edhe situatën në Kadastrën e Durrësit. Sipas tij, vetëm 15% e regjistrave kanë qenë pa probleme, ndërsa pjesa tjetër ka rezultuar me mungesa të faqeve, faqe të grisura dhe të dubluara. Prokuroria nisi hetimet.

Kulmin e pati Durrësi!

Raporti i KLSH-së nxorri në pah Kadastra e Durrësit po përdoret për vjedhjen e pronave në bregdet përmes dokumenteve të falsifikuara. Në raport, Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri me dije se ka ushtruar një auditim në këtë institucion dhe ka parë një sërë pronash të regjistruara me dokumente të parregullta, apo ku manipulohen sipërfaqet. KLSH shprehet se, nga auditimi i procedurave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme u konstatuan regjistrime në mungesë të titullit të pronësisë, të dokumentacionit tekniko-ligjor. Gjithashtu evidentohet të jenë bërë ndryshime të zërit kadastral dhe veprime të parregullta në kartelat e pasurive të paluajtshme. Të cilat kanë rezultuar në tjetërsime të paligjshme të pasurive. Të gjitha këto shkelje kanë sjellë tjetërsim pronash, fshirje të pronësisë, si dhe dhënie leje ndërtimi në zona shumë pranë bregut të detit.

Në raport KLSH, ka publikuar disa shembuj konkretë ku duken abuzimet e bëra me pronat. Bëhet fjalë për një truall në Zonën e Plazhit në Durrës. Pronari i vjetër i pronës, A.SH është shprehur se prona është regjistruar në vitin 1995, por në vitin 1997 është zaptuar nga familje të ardhura në Durrës, dhe në vitin 2002 Kadastra iu ka dhënë atyre pronësi për ndërtimet pa leje që ata kishin bërë. Këta të fundit bënë një padi dhe kërkonin certifikim e truallit si të tyrin. Dhe çfarë bëri Kadastra?! Në 2004  lëshoi një certifikatë pronësie për pronarin A.SH, por i ka reduktuar truallin me 338 m2 më pak.

Sipas KLSH, zaptimet dhe përplasjet me pronat kanë ardhur për shkak se,  jepen ndërtime pa leje në shkelje të ligjit. Konkretisht, në 65 raste, lejet e legalizimit nuk janë lëshuar brenda afatit ligjor të përcaktuar në ligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje“. KLSH shprehet se Kadastra Durrës ka vepruar me 2 standarde, lidhur me procedurat e legalizimit. Duke përfunduar procedurën e kualifikimit të disa objekteve brenda ditës. Ndërsa për disa të tjerë është marrë vendimi për kualifikim ose është zbardhur leja e legalizimit mbas disa vitesh.

Ky raport siç duket ka rënë dhe në duart e kryeministrit Ram që e largoi Lamen nga ky post…sigurisht me dorëheqje!

artan lame

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj