Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sali Berisha tha se demokratët janë të vendosur në rezultatin që duan të arrijnë në zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërkohë që shtoi se nuk ka asnjë forcë që mund t'i ndalë.
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie në Lezhë në zgjedhjet e 14 majit, Pashk Gjoni.
Në takimin e sotëm me qytetarët gjatë fjalës së tij, Berisha tha se askush nuk do të mund të ndalojë PD të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, teksa u shpreh i vendosur për fitoren e opozitës. E po ashtu, shtoi se demokratët janë të vendosur në rezultatin që duan të arrijnë në zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërkohë që shtoi se nuk ka asnjë forcë që mund t'i ndalë.
“Me pjesëmarrjen e tyre i çoni mesazhe drithëruese atyre që në pallatet e krimit mendojnë se do të mposhtin opozitën shqiptare, se do vazhdojnë pushtetin ë bazuar në vjedhje, krime poshtërsi. mendojnë se mund të mbajnë Shqipërinë si çifligun e tyre dhe familjarëve e do përzënë edhe shqiptarin e fundit nga kjo tokë. Kjo prani, kjo fushatë ka mesazhin më të fuqishëm, ne jemi këtu e do fitojmë. Sot Shqipëria po shkretohet, ka humbur në 8 vite 1/3 e popullatës së saj. Në 8 vite vetëm hapësirën e BE janë larguar 937 mijë shqiptare, 80 perqind nën 30 vjeç, kjo është politikë shkretimi, genocidi, shpopullimi. Ata do përfundojnë në koshet e historisë. Jemi të vendosur më 14 maj të firmosim ndryshimin shpëtimtar për Shqipërinë. Nuk ka forcë në botë që na pengon të marrim pjesë në zgjedhje e t’i fitojmë. Kam bindjen më të thellë se Kurbini, Mirdita, së bashku me Lezhën do të firmosin ndryshimin në 14 maj. Pjerin, nuk dua të ndalem sot në këtë takim madhështor dhe të zjarrtë me ty, por dy fjalë do ti them; ke ardhur në këtë bashki si kriminel elektoral, si kriminel elektoral i damkosur. Do të largohesh si hajdut xhepash dhe çtë duash tjetër, se nuk ke vjedhur dhe nuk ke bërë asgjë veç se fasada dhe mashtrime. Kurse kandidatit socialistë të Rrëshenit të them; zoti të shpëtoftë nga ujqërit e shpellës tënde,”- ka deklaruar Berisha.
FJALA E PLOTË:
Ne jemi të vendosur me 14 maj të firmosim ndryshimin, firmosim ndryshimin shpëtimtar për Shqipërinë. Nuk ka forcë në botë që na pengon ne të marrim pjesë në zgjedhje dhe ti fitojmë ato. Miqtë e mi. Shqipëria, Zoti dhe natyra i kanë dhënë asaj pasuritë më përrallore se çdo vend në rajon, njerëzit punëtorë dhe atdhedashës. Por ky regjim sillet si një pushtues i egër ndaj qytetarëve shqiptarë. Sot në shumicën e familjes së shqiptarëve troket varfëria, në një pjesë tjetër, mjerimi. Të gjitha këto janë të qëllimshme. Uluni me çdo lezhjan, mik, mikeshë, debatoni dhe shpjegojani, kjo është politikë e qëllimshme. Në 8 vite në pushtet, PD-ja duke rritur borxhin nga 58 në 62.6 %, pra 4.6% borxh arriti të dyfishojë rrogat e qytetarëve. Por ai ishte qëllimi më madhor i saj, sepse nëqoftëse qytetarët jetojnë më mirë, vendi bëhet më i dashur, më i mirë, më i besueshëm për ata dhe fëmijët e tyre. Dhe ata e meritojnë plotësisht. Me ato të ardhura dhe atë borxh, ndërtuam dhe asfaltuam 11 mijë km rrugë, shkurtuam distancat. Gjirokastrën në dy orë, Kukësin, në 1 orë e 30 min, Elbasanin në 15 minuta. Ne pra po transformonim vendin. Në 8 vite vetëm me rritjen e borxhit 4% ndërtuam dhe rindërtuam mbi 1300 shkolla e kopshte, qindra qendra shëndetësore dhe spitale. Çfarë ndodhi në 10 vitet që erdhën pas. Borxhi është rritur jo 4.6 %, por nga 62.6 në 107 %, është rritur 43%. Po rrogat sa u rritën? Çdo shqiptar, pensionist merr sot për shkak të rritjes së çmimeve nga 2014 e deri më sot, merr së paku 30% më pak, se sa blinte me rrogën e tij në vitin 2013. Ai ishte kjo pamundësi, absolutisht jo. Ishte qëllim, qëllim, dhe vetëm qëllim. Qëllimi i atij që vjedh ditën e natën qytetarët shqiptarë. E meqë i vjedh ditën e natën, në panverë, verë, dimër në çdo stinë e në çdo kohë, ai i urren viktimat e tij. Ai për të justifikuar kalbësinë e tij morale, i urren ata që vjedh. Ndaj nuk rrit rroga, pensionet. Ka dy muaj që u përmend pensionistëve 80 mijë lekë që do u japë një tranzh. Ti gëzojnë, por çdo pensionisti i them se çdo vit, nëse ai do të kishte respektin më të vogël për ju, mund të ua rriste me 80 mijë lekë pensionet. Kush e thotë këtë? E thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit. KLSH thotë se në 9 muaj, vitin e kaluar vodhën 122 miliardë lekë. Vodhën një shumë të atillë me të cilën mund të rrisnin rrogat në vitin 2022 me 130%, mund të rrisnin pensionet me 100%. Këta vjedhin 80-90% të çmimeve të punëve publike. Këta ndërtojnë autostradë në fushë me 24 mln euro, në një kohë kur kudo në botë ajo nuk kushton kurrë më shumë se 2.3 mln euro. Këta ndërtojnë shkolla me 6 mln euro, në një kohë kur shkolla me manuale të BE-së, nuk kushtojnë më shumë se 6-700 mijë euro. Këta blejnë vazo druri 4 mln euro, për të kënaqur sytë në oborrin e tij Edi Rama. Udhëton me avion, 22 mln euro shpenzime udhëtimesh dhe as që pyet ai për varfërinë dhe mjerimin e frikshëm për shqiptarët. Firmos afera 420 mln djegësit, ata duhet të jenë pronë e juaja, por nuk ekzistojnë askund, asnjë. Kurse paratë tuaja kanë përfunduar në llogaritë ofshore të tyre. Vetëm porti i Durrësit kushton së paku 5 miliardë euro, pasuri publike e shqiptarëve që vidhen dhe u grabiten nga mafia e Edi Ramës. Miqtë e mi, nuk po ndalem në shifra të mëdha, por në dy të vogla. Për djegësat paguajmë çdo ditë rreth 100 mijë euro. Tani kanë dalë dhe dy gjeneratorë në det që Belinda u thotë Tigri 1 dhe Tigri 2, trigrat e Belindës të cilët që kur kanë ardhur në ato ujëra gjer sot nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energjie elektrike. Kurse ju, qytetarë të mirë të Lezhës dhe Shqipërisë, paguani qera çdo ditë atyre, pa prodhuar asnjë kilovat orë, 90 mijë euro në ditë. 64 mln euro vetëm ato gjobisin shqiptarët. Natyrisht i ndan Belinda me tigrat e tij dhe Rama merr pjesën e vet. Pra aq sa ka zogu, jetik ajrin, aq e kanë jetik edhe qytetarët e Lezhës, ndryshimin. Rëndësi të jashtëzakonshme ka kjo fushatë elektorale. Unë kam nder të madh që paraqes para jush një përfaqësues tuaj të moralit, vyrtitit, doktor Pashk Gjonin, njeriun që me gjithë zemër ju respekton, që ndjehet njëri prej jush që do Lezhën dhe Shqipërinë dhe që bashkinë, të ardhurat e saj do ti shndërrojë të gjitha në shërbime në mirësi për ju dhe fëmijët tuaj. Dy fjalë për kandidatët e Kurbinit dhe Mirditës. Kandidatë të shkëlqyer, të zgjedhur të tre me votën tuaj të lirë, me burrërinë, guximin për të dalë para jush, për tu besuar ju, për tu provuar nga ju. Kam bindjen më të thellë se Kurbini, Mirdita, së bashku me Lezhën do të firmosin ndryshimin në 14 maj. Pjerin, nuk dua të ndalem sot në këtë takim madhështor dhe të zjarrtë me ty, por dy fjalë do ti them; ke ardhur në këtë bashki si kriminel elektoral, si kriminel elektoral i damkosur. Do të largohesh si hajdut xhepash dhe çtë duash tjetër, se nuk ke vjedhur dhe nuk ke bërë asgjë veç se fasada dhe mashtrime. Kurse kandidatit socialistë të Rrëshenit të them; zoti të shpëtoftë nga ujqërit e shpellës tënde. Ajo zonja e Kurbinit, ajo qoftë. Gjysmën e rrogave ua jep atyre që janë në Spanjë dhe vende të tjera. Behari do të vendosë rregullin që duhet aty dhe ligjin.
Tani kemi një problem. Edi Rama me dy pengje të veta hyri në një lojë makbethiane për të mos lejuar PD-në që të marrë pjesë në zgjedhje, sepse e di që është i humbur. I them çdo demokrati, i bëj thirrje në mënyrë më miqësore; të mendojë, koha është të bashkohemi sot më shumë se kurrë në fitore. Koha është të denoncojmë Edi Ramën dhe veglat e tij, si armiq të egër të pluralizmit, të demokracisë të ardhmes së Shqipërisë. Demokratet dhe demokratet që akoma nuk kanë bërë vendimin, janë të ftuar të mendojnë me qytetarët, me demokratët, me Shqipërinë apo me organizatën kriminale të Edi Ramë dhe pengjet e tij, brava-basha, Basha-brava. Nuk ka. Ne jemi të bindur në zgjedhjen e tyre, mençurinë e tyre. Jemi të bindur se çdo ditë bashkimi ynë do të bëhet më i fuqishëm, se orteku elektoral i kësaj pranvere do të njohë fitoren më të shkëlqyer, disfatën më të thellë të Edi Ramës, të klikës së Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.
Ndaj dhe një herë, mirënjohje të pakufishme për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Le të bëjmë ne, këto dy muaj, natën ditë. Të bëjmë gjithçka me përkushtimin më të madh që kemi treguar ndonjëherë, këto zgjedhje janë zgjedhje për Shqipërinë, këto zgjedhje janë për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, këto zgjedhje janë për rikthimin e qytetarit në vlerat e tij. Janë për shndërrimin e bashkive në shtëpitë e qytetarëve. Në këto zgjedhje duhet të firmosim ndryshimin e madh dhe të merituar që Shqipëria e pret me padurimin më të madh që çdo shqiptar e pret nga ne.
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar njoftimin e DEA-s amerikane për Shqipërinë, agjen...
Kur del drejtori i tyre dhe thotë që edhe presidenca nuk i la letrat në rregull. Këta i kanë vënë syrin presidencës t&...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të...
Arlind Qori TIRANË- Beteja për Bashkinë e Tiranës duket se do të fokusohet vetëm mes Erjon Veliajt dhe Belind Këlli&cced...
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar vendimin e Ilirjan Celibash...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë , Ilir Meta u pyet ditën e sotme në një konferencë me gazetar&e...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët u pyet për takimin e nj&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Këshilli i BE-së miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Rama e quan k&...
Ilir Alimehmeti TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti në nj&eu...
Arlind Qori TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të mos e regjistronte "Lëvizjen Bashkë" në zgjedhjet lokal...