LIVE UPDATES
Politike

“PD e vërtetë ajo e Berishës, Alibeajt i mungojnë demokratët”, Ina Zhupa: Kandidatët e Primareve nuk dalin nën siglat e partive të tjera

Deputetja e PD-së u shpreh gjithashtu se kandidatët e dalë nga Primaret nuk do dalin në siglat e partive të tjera, por do bëjnë gjithçka që ata të garojnë nën logon e PD-së.

9 Mars 2023, 19:47 Nga F.M
“PD e vërtetë ajo e Berishës, Alibeajt i mungojnë
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka deklaruar se PD e vërtetë ka si kryetar Sali Berishën dhe ka strukturat e saj dhe Primaret. E ftuar në studion e Neës24 në rubrikën “Opinion”, Zhupa tha se grupit të deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën, u mungojnë demokratët dhe strukturat për të qenë Partia Demokratike zyrtare. Referuar vendimit të KQZ-së, Zhupa tha se nuk mundet që përgjegjësitë e kryetarit të partisë të delegohen ashtu si pretendohet nga pala tjetër, ndërsa shtoi se kërkesa e KQZ-së për të pasur një deklaratë me shkrim nga Lulzim Basha, i komplikon akoma më shumë gjërat. Deputetja e PD-së u shpreh gjithashtu se kandidatët e dalë nga Primaret nuk do dalin në siglat e partive të tjera, por do bëjnë gjithçka që ata të garojnë nën logon e PD-së.

“Vetë fakti që kërkohet ende të ngjallet Basha si kryetar i PD-së tregon absurditetin ku po jetojmë. Realiteti është Partia Demokratike me strukturat e saj, me Primaret dhe kryetarin e saj Sali Berisha. Kemi dhe palën tjetër me Alibeajn dhe Bashën të cilës i mungojnë demokratët dhe strukturat. Në momentin që Celibashi detyrohet nga Rama t’ia japë Alibeajt krijohet një tjetër ngërç ligjor. Nuk ka parti pa kryetar, kur ikën një kryetar organet zgjedhin menjëherë zëvendësin e tij. Është vullneti i Ramës për të krijuar këtë ngërç ligjor dhe të mos lejojë kandidatët e Primareve të kandidojnë. Frika e Ramës ka krijuar këto artifica ku Celibashi kërkon deklaratën e Bashës. Është si t’i kërkojmë një personi të delegojë votën. Kjo nuk lejohet, apo të delegosh dhëndrin në një martesë. Tjetër është kompetenca dhe tjetër është përgjegjësia. Kur ka vetëm një PD nuk mund të ketë dy palë në gjykatë sepse do të nënkuptonte dy parti. Problemi është ai që i përdor ata në palën tjetër. Nuk besoj se kanë fuqi Basha apo Alibeaj të çojnë çështjen në Apel dhe të bëjnë atë që ndodhën, atë forcë e ka Rama. Ne jemi të hapur për bashkëpunim, cilido deputet që e sheh zgjidhjen te bashkimi është i mirëpritur të vijë dhe të bëjë fushatë për ne. Alibeaj nuk ka parti, nuk ka struktura, nuk e njeh as KQZ si kryetar. Realiteti është ai që njeh çdo shqiptar, këta kanë nxjerrë kandidatët e tyre dhe tani thonë të nxjerrim në zgjedhje kandidatët e Primareve. Edhe një demokrat që nuk e ndjen veten mirë me zotin Berisha është i mirëpritur. Më mirë demokratë pa vulë se sa vulë pa demokratë. Ne nuk do dalim me siglën e asnjë partie tjetër. Kandidatët tanë do i nxjerrim me siglën që u takon. Nëse Rama e mban peng atë për interesat e veta ne do i nxjerrim në siglën e një koalicioni opozitar siç është vendosur nga Këshilli. Vendimi ishte që nuk tërhiqemi nga zgjedhjet dhe se kandidatët e Primareve do jenë kandidatët e opozitës së bashkuar. Do kemi listat tona dhe do përballemi për të siguruar kryebashkiakë të denjë për qytetarët. Keni të drejtë kur thoni që kemi përballë një ushtri aktivistësh dhe patronazhistësh. Administrata është në shërbim të fushatës së mazhorancës, por kundrejt tyre dhe prasë së krimit ne kemi vendosur kandidatët më të mirë që përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Ne kemi vënë emra me integritet dhe që askush nuk ka ku i kap. Kanë një program dhe janë zgjedhur nga demokratët. Kur të gjithë e shesin sapunin për djathë vjen momenti që kur ka djathë cilësor të gjithë mendojnë se është sapun. Këta që janë tani në bashki janë sapun, nuk kemi çfarë u shoshim më. Ne sot ishim për procesin e regjistrimit dhe do ndjekim të gjitha procedurat për të vijuar me regjistrimin tonë edhe nëse Rama na pengon do vijojmë me koalicionin. Edhe sikur të na jepnin logon e PD ashtu si na takon do vijonim me koalicionin. Rama ka koalicion me krimin e oligarkët, nga ana tjetër ne do ndërtojmë një koalicion të pastër me partitë e tjera opozitare dhe qytetarët. Vështirësia më e madhe në Shqipëri janë truket që kanë përdorur me votën ku mijëra vota janë shpallur të pavlefshme vetëm nga mekanizmat e vendosura,"- tha ajo.

ina zhupa kqz 9 mars 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet