LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha mbledh Kryesinë e PD pas protestës: Dhuna do të na çonte në asgjësim, rrisim rezistencën por nuk e dorëzojmë Parlamentin

• Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur deputetët e Partisë Demokratike një ditë pas protestës që u zhvillua dje para parlamentit. • Berisha deklaroi se skandali McGonigal është një tregues se kryeministri Edi Rama dhe qeveria duhet të largohen me revolucion. • Berisha iu përgjigj kritikëve të dy protestave që shprehën zemëratë për përfundimin e protestave dhe zërave në publik për përdorimin e dhunës. • Kreu i PD tha se "Që në këtë moment, kjo forcë asgjëson veten, nëse përdor dhunë". • Kryedemokrati risolli shkrimin e Uashington Post për lidhjen Rama-McGonigal, ku thuhet se raporti e ka zhytur deri në fyt ish-agjentin. • Berisha ka komentuar edhe zgjedhjet lokale për të cilat tha se PD nuk do ti bojkotojë. • Kryetari i PD, iu kërkoi deputetëve demokratë rezistencë parlamentare. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Berisha: Yuri Kim dhe Matthew Palmer prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës

Berisha mbledh Kryesinë e PD pas protestës: Dhuna do të na
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Mathew Palmer mezi po priste fitoren e Edi Ramës. Gjatë deklaratës për mediat, Berisha ka theksuar se ky grup ka ndërmarrë akte të turpshme si dhe kriminale ndaj opozitës dhe pluralizmit. Po ashtu Berisha theksoi se ata uruan Ramën në kundërshtim me kodin elektoral.

"Ne na duhet një dialog shumë intensiv. Sepse ky grup jo vetëm ndërmori aktet më të turpshme dhe kriminale ndaj opozitës dhe pluralizmit, por ky grup i siguroi kësaj organizate kriminale mbrojtjen më të fuqishme ndërkombëtare, evidente.
Nuk duhet të harrojmë qëllimet më kryesore, se si shkohej dhe urohej për zgjedhje në natën e zgjedhjeve, dhe përsëri të nesërmen në kundërshtim me kodin, që thotë uro fitoren, por të presim shqyrtimin e ankesave. Është një standard që e dha ambasadori i SHBA në OSBE në Vjenë. Por këtë nuk e dha Juri Kim, nuk e tha Metju Palmer. Prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës. Me çfarë meritash? Se e shndërroi Shqipërinë në narkoshtet? Që nxori të dhënat private të qytetarëve dhe ia dha partisë së tij? A ishin të paguar nga Edi Rama apo jo, nuk e di, por realiteti është ky dhe ne duhet ta themi në sy realitetin.
Çdo shqiptari, u luajt me fatet e tyre. Askush nuk e përcakton fatin më shumë se vota. Ky qëndrim u mbajt vetëm për të shtypur opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar një regjim kleptokratik, një narkoregjim. Ndaj e konsideroj jetik këtë dialog, shtëpi më shtëpi, derë më derë, me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike," tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'Nuk e dorëzojmë Parlamentin'/ Berisha para Kryesisë së PD: Rezistencën duhet ta shumëfishojmë

Berisha mbledh Kryesinë e PD pas protestës: Dhuna do të na
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike nuk e dorëzon Parlamentin. Kështu deklaroi ditën e sotme kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë. Berisha u shpreh se demokratët nuk do të tërhiqen nga zgjedhjet dhe nuk do të dorëzohen. Më tej, ai shtoi se PD do të vazhdojë rezistencën në parlament madje duhet ta shumëfishojë atë. 

'Demokratët nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga zgjedhjet, as të dorëzohen. Ky është revolucion.
Unë e kuptoj se ky term ngjall debat. Por në rast se një vendi, me forca madhore, i shkatërrohet pluralizmi, si mund ta rivendosë ai? Ai është një akt kundërrevolucionar, ky është revolucion. Ai është grusht shteti kundër pluralizmit.

Ne jemi në të drejtën tonë dhe ne i injorojmë këto. Marrim vetëm qëndrimet e parlamentit: a mund të veprohet në një parlament siç vepron Edi Rama me Lindën e tij kryetare? Në mënyrën më të turpshme dhe të padenjë. Ndaj dhe ne rezistencën në parlament duhet ta shumëfishojmë. Nuk e dorëzojmë ne parlamentin. Nuk kemi autoritet për të dorëzuar parlamentin. Ne përfaqësojmë 750 mijë zgjedhës.'- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

'Nuk i bojkotojmë zgjedhjet'/ Berisha: Ne kemi vendimin e gjykatës, ata që duan të na përjashtojnë do përballen me ne

Berisha mbledh Kryesinë e PD pas protestës: Dhuna do të na
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se PD nuk do të bojkotjë zgjedhjet. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha u shpreh se përpjekja për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet është etapa e tretë e skenarit të të njëjtëve autorë.

'Revolucioni ka një dimension tjetër, po kaq të rëndësishëm, po kaq jetik: dimensionin elektoral.
Sepse bëhet çdo gjë që të grabiten zgjedhjet, të plaçkiten zgjedhjet. Ne duhet të qëndrojmë ndaj çdo akti, ndaj çdo veprimi, ndaj çdo përpjekje të shkelmimit të ligjit të zgjedhjeve.

Ne nuk i bojkotojmë zgjedhjet. Përpjekja për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet është etapa e tretë e skenarit të të njëjtëve autorë. Por absolutisht do marrin përgjigjen e merituar. Sepse çdo vendim, përveç vendimit që është marrë, është i paligjshëm. Nuk ka asgjë më të paligjshme se shpallja palë e atij që nuk është palë. Ne kemi vendimin e gjykatës, ata që duan të na përjashtojnë ne, do përballen me ne. Kjo është e gjitha.'- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Synimi i mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha: Do përcaktojmë detyra më konkrete për të vazhduar betejën

Berisha mbledh Kryesinë e PD pas protestës: Dhuna do të na
Sali Berisha

TIRANË- Synimi i mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ishte përcaktimi i detyrave për secilin deputet. Kështu deklaroi në mbledhje kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit, tha se përcaktimi i detyrave do t'i ndihmojë që të vazhdojnë betejën kundër Qeverisë. 

'Ata që duan të na përjashtojnë do përballen me në. Demokratët nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga zgjedhjet. Do përcaktojmë detyra më konkrete dhe të vazhdojmë betejën'- tha ndër të tjera Berisha. 

3 VITE ME PARE

Dhunë për të marrë pushtetin? Berisha: Jemi në hapat më fillestare të mosbindjes civile, do përdorim çdo forcë

Berisha mbledh Kryesinë e PD pas protestës: Dhuna do të na
Mbledhja

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se demokratët nuk do të përdorin dhunë për të marrë pushtetin. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha mohoi përdorimin e dhunës, duke shtuar se do të përdoret çdo forcë e mosbindjes civile.

'Sot është koha që ne të bëjmë gjithcka për një komunikim. Të vazhdojmë këtë revolucionin në mënyrë kreative. Atyre se pa dhunë nuk përmbyset, u them se dhuna nuk na sjell objektivat që kërkojmë. Jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile, të shfrytëzimit të potencialit, nuk shkojmë të forca, se kjo do të thotë të marrim pushtetin me forcë. Por përdorim cdo forcë të mosbindjes civile.'- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Kryesia e PD, Berisha: Rama është porositës i vrasjes së opozitës, ai largohet vetëm me revolucion

Berisha mbledh Kryesinë e PD pas protestës: Dhuna do të na
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzon kryeministrin Edi Rama se është porositës i vrasjes së opozitës. Në mbledhjen e kryesisë së PD-së, kryedemokrati tha se Rama do të largohet nga pushteti vetëm me revolucion. Po ashtu, kreu i PD deklaroi se shqiptarët po vidhen, duke përmendur se 4.5 milionë euro po ndërtohet autostrada Kakavijë-Janinë ndërsa 22 milionë euro po ndërtohet autostrada Limuth-Rrogozhinë.

'McGonigal, që vazhdon të jetë kryefjalë e medieve botërore, është në burg, kurse porositësi i vrasjes me pagesë të opozitës shqiptare, është në pushtet. Cilido që mendon se ky porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet me votën e lirë, gabon. Është iluziv, gënjen veten. Kjo është e vërteta.

Ky porositës i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion. Sepse, Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, ka degraduar në shkallën më ekstreme. Në Europë është narkoshteti i parë dhe i vetëm. Do të thotë se vendos mafia e drogës. Shqipëria është vendi i qytetarëve, që vidhen në mënyrën më monstruoze. 4.5 milionë euro po ndërtohet autostrada Kakavijë-Janinë, 22 milionë euro po ndërtohet autostrada Limuth-Rrogozhinë. A munden shqiptarët të pranojnë një gjë të tillë? Marrim vetëm këto krahasime. Kurse rrugët anësore të autostradës Lekaj-Tepelenë shkojnë 7.1 milionë dollarë për kilometër. 320 milionë së bashku.'- tha Berisha. 

protesta e opozites 13 shkurt 2023 sali berisha

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët