LIVE UPDATES
Politike

"Një falënderim të madh për gratë socialiste!" Berisha: Dje ia shndërruan në disfatë show-n njeriut më mizogjen në Europë

Ai shtoi se në 12 vite, 600 mijë të rinj kanë ikur nga Shqipëria dhe në 12 vite, Shqipëria po humbet ëndrrën e vet. Sipas tij, Partia Demokratike do të bëjmë gjithçka për shkollimin e tyre, për punësimin e tyre, çatinë e tyre, dhe për biznesin e tyre.

12 Prill 2025, 19:43 Nga M.B
"Një falënderim të madh për gratë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha "falenderoi" sot nga Pallati i Kongreseve gratë socialiste pasi, sipas tij, dje ato ia shndërruan në disfatë show-n kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se Rama është e keqja më e madhe e vendit pasi detyron të rinjt të largohen.

Ai shtoi se në 12 vite, 600 mijë të rinj kanë ikur nga Shqipëria dhe në 12 vite, Shqipëria po humbet ëndrrën e vet. Sipas tij, Partia Demokratike do të bëjmë gjithçka për shkollimin e tyre, për punësimin e tyre, çatinë e tyre, dhe për biznesin e tyre.

"Do bëjmë gjithçka që jo vetëm këta që janë këtu, por dhe ata që kanë ikur, të rikthehen në dheun e tyre dhe të ndërtojnë ëndrrën në Shqipëri", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miq, unë kam një falënderim të madh sot për gratë socialiste. Dje ato gra fisnike ia shndërruan në disfatë show-n njeriut më mizogjen në Europë, Edi Ramës. Dhe u detyrua të thoshte se na ka parë syri i keq. Po ti je e keqja vetë. Ku ka sy të keq që të sheh ty, ti je e keqja më e madhe. A të keqe më të madhe se atë që i largon nënës, djalin dhe vajzën nga shtëpia për rrugët e botës? Po a ka të keqe më të madhe për një zonjë, për një grua, për një motër, se t’u largosh burrin nga shtëpia për të siguruar kafshatën? A ka të keqe më të madhe se ti që me bullizmin tënd ke nxitur dhunën kundër grave? E ka me borxh të përrallisë për çdo gjë, po se flet një fjalë kurrë një grua dhunohet, se flet një fjalë kur një grua vritet barbarisht.

Kurrë ndonjëherë nuk keni për ta dëgjuar. Po pse? Sepse në thellësinë e tij ai ka një arkaizëm, ai është një mizogjen i pakorrigjueshëm. Dhe u garantoj se gratë dhe vajzat shqiptare do jenë ato të cilat me 11 maj do i presin biletën, do e nisin aty ku e meriton. Miqtë e mi, programi ynë i Shqipërisë Madhështore, po të kishte një emër të dytë, do ishte programi i rinisë shqiptare. Në 12 vite, 600 mijë të rinj kanë ikur nga Shqipëria. Në 12 vite, Shqipëria po humbet ëndrrën e vet.
Vilson Blloshmi, një poet i pavdekshëm, Shqipërinë në diktaturë e krahason me Saharanë, dhe thotë Saharaja ëndrra nuk ka, Saharaja nuk ëndërron.

E vërteta është se në narkodiktaturë, ëndrra po i ikën Shqipërisë. Ëndrrat po i ikin çdo ditë. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të qëndrojnë në Shqipëri. Do bëjmë gjithçka për shkollimin e tyre, për punësimin e tyre, çatinë e tyre, për biznesin e tyre. Do bëjmë gjithçka që jo vetëm këta që janë këtu, por dhe ata që kanë ikur, të rikthehen në dheun e tyre dhe të ndërtojnë ëndrrën në Shqipëri. Të kthehen dhe t’i japin Shqipërisë të ardhmen që meriton. Ndaj dhe programi ynë ka në themel mbështetjen e fuqishme për rininë shqiptare.

pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet