LIVE UPDATES
Politike

"Njeriu që duhej të na mbronte, u bë tradhtar"/ Afera Rama-McGonigal, Gazetari amerikan: U korruptua nga zyrtarët shqiptarë kur ishte akoma në FBI

Stone thekson se teksa McGonigal ishte ende në FBI, ai fshehu mbi 225.000 dollarë që lidhen me zyrtarë shqiptarë që po përpiqeshin të siguronin viza amerikane dhe të krijonin influencë.

18 Shtator 2025, 21:28 Nga E. D
"Njeriu që duhej të na mbronte, u bë tradhtar"/ Afera
 Charles McGoniga

SHBA- Gazetari amerikan Roger Stone ka shkruar një artikull lidhur me aferën Rama-McGonigal. Stone e nis artikullin duke shkruajtur se Charles McGonigal dikur ishte një emër i madh në FBI dhe për më shumë se dy dekada ishte ai që merrej me zbulimin e spiunëve rusë në Nju Jork. 

Në artikull thuhet më tej se McGonigal sapo u pensionua  nuk mbeti pa punë, ai u përfshi menjëherë me Oleg Deripaskën, një oligark rus me lidhje të forta me Kremlinin që ishte vendosur nën sanksione nga SHBA. Stone thekson se më vonë u zbulua se ai po merrte para edhe nga një shqiptaro-amerikan me emrin Agron Neza, një person me lidhje me inteligjencën shqiptare dhe disa biznese të dyshimta. Sipas gazetarit teksa McGonigal ishte ende në FBI, ai fshehu mbi 225.000 dollarë që lidhen me zyrtarë shqiptarë që po përpiqeshin të siguronin viza amerikane dhe të krijonin influencë.

Artikulli i Plotë i Roger Stone: 

Charles McGonigal dikur ishte një emër i madh në FBI. Për më shumë se dy dekada ishte ai që merrej me zbulimin e spiunëve rusë në Nju Jork — drejtonte kundërzbulimin dhe hulumtimet për ndërhyrje elektorale. Kishte reputacion se ishte i fortë dhe i zgjuar — lloji i agjentit që ti mendon se i kap keqbërësit pa u lodhur fare. Të gjithë mendonin se ishte prej atyre “të mirëve”; një patriot që do të bënte gjithçka për të mbrojtur vendin. Sa gabim e kishin.

Sapo u pensionua në vitin 2018, McGonigal nuk mbeti pa punë dhe qetësi — jo, ai u përfshi menjëherë me Oleg Deripaskën, një oligark rus me lidhje të forta me Kremlinin që ishte vendosur nën sanksione nga SHBA. Nuk ishte ndonjë aktivitet i vogël anësor. McGonigal po merrte 225,000 dollarë, të kanalizuar përmes kompanive “guaskë” nga Nju Jorku deri në Qipro, vetëm për të gjetur baltë mbi një tjetër rus që nuk ishte miku më i mirë i Putinit. Mendoni për këtë: ai që kishte bërë karrierë duke zbatuar sanksionet, tani po i thyente ato dhe po përqafonte të njëjtën lloj ndyrësie që dikur e luftonte.

Agjentët federalë e zbuluan dhe në fillim të vitit 2023 gjithçka shpërtheu. Prokurorët në Nju Jork e akuzuan për komplot për larje parash. McGonigal nuk u përpoq ta shmangte – pranoi fajin atë gusht, duke deklaruar se e dinte që paratë ishin të “ndyra”. Në dhjetor, një gjykatës e dënoi me 50 muaj burg. Një nga dënimet më të forta që i është bërë ndonjëherë një – ish-agjenti i lartë i FBI-së. Prokurori i SHBA-s tha të vërtetën: McGonigal shiti vendin e tij për një thes parash.

Por nuk përfundon këtu. U zbulua po ashtu se ai po merrte para edhe nga një shqiptaro-amerikan me emrin Agron Neza — një person me lidhje me inteligjencën shqiptare dhe disa biznese të dyshimta. Ndërsa McGonigal ishte ende në FBI, ai fshehu mbi 225.000 dollarë që lidhen me zyrtarë shqiptarë që po përpiqeshin të siguronin viza amerikane dhe të krijonin influencë. Ai pranoi edhe këtë, duke u deklaruar fajtor për gënjeshtër lidhur me këtë rast dhe përfundoi me 28 muaj burg më herët në 2024. Fatmirësisht për të, e lejuan që ai ta kryente këtë dënim njëkohësisht me tjetrin.

Pastaj, për ta përkeqësuar, një raport nga Inspektori i Departamentit të Drejtësisë këtë vit ngriti çudi. Kthehemi prapa tek viti 2017: McGonigal i dha përparësi një kompanie kineze duke i lajmëruar për arrestimet që FBI planifikonte në një rast të madh kundërzbulimi. Me fjalë të tjera, ai sabotoi hetimin dhe lejonte që spiunët ekonomikë të kalonin të lirë. E quajtën “turpëruese” — por kjo është një shprehje shumë e butë. Ky nuk ishte vetëm agjent i korruptuar prej ryshfeti: ishte një drejtues që po shkatërronte vetë punën që ai dikur udhëhiqte.

Historia e McGonigal nuk është vetëm rasti i një pisllëku individual. Është një shenjë neon që diçka nuk shkon te sistemi. Si mundet që një njeri të ngjitet kaq lart në FBI, vetëm që të “kthejë” gjithçka sapo të dilte jashtë? Njerëzit po e quajnë këtë “problemi McGonigal” — ish-federalë që shesin shpëtimin e tyre për shuma të mëdha parash nga njerëz të gabuar. Ka zhurmë për rregulla më të forta, kontroll më të mirë — çfarëdo gjëje që ta pengojë që kjo të ndodhë përsëri. FBI-ja supozohet të jetë ajo që na mbrojë, por kur një njeri si McGonigal bëhet tradhtar, të bën të dyshosh: Kush po na mbron pra?

charles mcgoniga

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet