14 Maj 2023, 12:26
Nga A.B
Policia
DURRËS- Policia ka dhënë sqarime për disa ngjarje që ndodhën sot në dy qendra votimi në Durrës. Sipas njoftimit të Policisë, në komisionin e Qendrës së Votimit 1428-2, KZAZ Nr. 24, një person ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, për të larguar disa shtetas të paautorizuar që qëndronin në këtë Qendër Votimi dhe rrezikonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit.
Ndërkohë një tjetër incident ka ndodhur në një qendër votimin në Spitallë të Durrësit. Mësohet se kreu i Partisë Demokratike Durrës, Dritan Burgija, shtetasit Pjetër Pjetri dhe Ndec Pjetri, kanë goditur me grushte shtetasin Hekuran Markola, pjesë e këshillit bashkiak të Partisë Socialist. Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Durrës Markola ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë në korridorin e Qendrës së Votimit 1430-2.
Ndërkohë, policia po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e këtyre 3 shtetasve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 10:30, Komisioni i Qendrës së Votimit 1428-2, KZAZ Nr. 24, Durrës, bazuar në urdhrin nr. 62, të datës 03.05.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, me vendimin numër 13, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, për të larguar disa shtetas të paautorizuar që qëndronin në këtë Qendër Votimi dhe rrezikonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e vendimit, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi dhe kanë larguar nga ambientet e kësaj Qendre, personat e paautorizuar dhe ata që pengonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit.
Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas normalizimit të situatës, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.
Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi H. M., i cili ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë në korridorin e Qendrës së Votimit 1430-2, Durrës, e kanë goditur me grushte shtetasit D. B., P. P. dhe N. P.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm, për këtë rast.
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e këtyre 3 shtetasve.
durres zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
14 Maj 2023, 12:25
F.M
Foto Ilustruese
ELBASAN- Partia Socialiste ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit tek shkolla, “Dhaskal Todri”. PS ka aku...
Politike
14 Maj 2023, 12:20
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Zbardhen detaje nga pjesëmarrja në qarkun e Dibrës. I pari kryeson Mati me 19.53%. Mati ndiqet nga Dibra dhe Bu...
Politike
14 Maj 2023, 12:20
k.m.
Pamje nga kafeja
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi ka votuar në shkollën "Kosova" është ulur për...
Politike
14 Maj 2023, 12:15
f.i
Zija Ismaili
BERAT- Kandidati i “Bashkë fitojmë” në Berat, Zija Ismaili ka ushtruar të drejtën e votës. Pas votim...
Politike
14 Maj 2023, 12:02
f.i
Sotiraq Filo
KORÇË- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo ka votuar. Pas votimit a...
Politike
14 Maj 2023, 12:02
A.B
Majlinda Bufi dhe Erdit Hazizaj
TIRANË- Edhe pse gjatë fushatës elektorale akuzat dhe deklaratat kanë qenë të shumta, sot, n&...
Politike
14 Maj 2023, 11:58
I.A
Armando Cakrani
VLORË- Koalicioni Bashkë Fitojmë ka denoncuar shkeljen e ligjit në shumë qendra votimi në Vlorë.&nb...
Politike
14 Maj 2023, 11:59
F.M
Edmond Spaho
MALIQ- Deputeti i Partisë Dempokratike Edmond Spaho është konfliktuar me një person në një qendër votimi. N...
Politike
14 Maj 2023, 11:52
m.s
Erla Mehilli
TIRANË- Moderatorja Erla Mëhilli e cila ka shkuar që të votojë që në orët e para të ditës, ...
Politike
14 Maj 2023, 11:51
F.M
Bardh Spahia
SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në v...