6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Basha ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me këtë çështje duke thënë se ky është një perceptim i palëve dhe se ai nuk futet në debate numerike.
SHBA-Lulzim Basha Kryetari i Partisë së Vulës ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës. Basha është pyetur mbi gjendjen e grupimit të tij dhe mbi debatin se kush i zotëron numrat e shumicës partiake tek demokratët.
Basha ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me këtë çështje duke thënë se ky është një perceptim i palëve dhe se ai nuk futet në debate numerike.
Zëri i Amerikës: Pas shpalljes non-grata të zotit Berisha ju e përjashtuat atë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por ju nuk arritët të mbanit partinë të bashkuar. Si e shpjegoni faktin që sot shumica e Partisë Demokratike mbështet zotin Berisha?
Lulzim Basha: Unë nuk do të futem në një debat numerik, i cili gjithësesi bazohet mbi perceptimet e një pale, apo një tjetre. Dua të them se të luftosh për të vërtetën, të luftosh për të drejtën vjen me sakrifica dhe me kosto të mëdha. Por të mos luftosh për to është krimi më i madh kur je në shërbim publik, në shërbim të qytetarëve, kur je në politikë, sepse praktikisht dëmton interesat e tyre, varros shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë. Kjo është ajo që ka ndodhur në Shqipëri. Politikanët kryesorë në një teatër të sinergjizuar me njëri tjetrin, faktikisht kanë vrarë shpresën në Shqipëri, dhe problemi kryesor i shqiptarëve është që sot ata nuk besojnë tek institucionet demokratike dhe tek proceset zgjedhore. Ndaj misioni ynë kryesor është që të kthejmë besimin tek politika, si një instrument ndryshimi për të mirë, tek politika me fytyrë njerëzore, tek politika që mbron dhe promovon interesat e njerëzve dhe jo të një grushti politikanësh, që kanë 34 vjet, që nga rënia e komunizmit që urdhërojnë shqiptarët dhe vendosin për fatet e tyre.
Zëri i Amerikës: Megjithatë, shifrat nuk mund të anashkalohen lehtë. Numri i deputetëve, që iu mbështetin ju është më i vogël se numri i deputetëve, që mbështesin zotin Berisha. Siç u pa edhe me zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri, numri i votave për këtë krah të Partisë Demokratike ishte më i madh se pjesa tjetër…
Lulzim Basha: Prandaj nuk dua të futem në debate numrash, sepse në rastin e Partisë Demokratike, ajo nuk kandidoi në 51 bashki…
Zëri i Amerikës: Pyetja është …
Lulzim Basha: … ndërkohë që përsa i takon numrit të deputetëve, ata janë individë, që janë aty, sepse kanë qenë në një listë të mbyllur emërore të renditur nga kryetari i partisë, prandaj mendoj që t’i ikim debatit mbi numrat.
Zëri i Amerikës: Zgjedhjet e përgjithshme po afrojnë. Ato janë vitin e ardhshëm. Cila është oferta juaj për mbështetësit?
Lulzim Basha: E para dhe kryesorja është që të heqim dorë nga kjo telenovelë e shëmtuar që luhet në kurriz të shqiptarëve. Ditë për ditë shikojmë një teatër me akuza e kundërakuza, që pastaj natën shuhen apo kthehen në pazare. Kjo është mënyra e vjetër e të bërit politikë dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve u ka kushtuar shumë. Hapja e një dialogu të drejtpërdrejtë me qytetarët për ne do të thotë në radhë të parë, jo thjesht që të tregojmë me gisht se çfarë po ndodh në kurriz të tyre, sepse këtë shqiptarët e provojnë vet, por çfarë ofrojmë ne dhe a është kjo një ofertë e besueshme, dhe a ka një rrugë të besueshme për ta realizuar këtë? Që nga sistemi i taksave, i cili po rëndon gjithmonë e më shumë mbi sipërmarrjen e ndershme, mbi profesionistët, tek gjendja e fermerit shqiptar, e cila është më e rënda se e çdo fermeri në Ballkan, më e keqe se fermeri në Kosovë apo në Maqedoni të Veriut për shkak të mungesës së subvencioneve, investimeve dhe për shkak të mungesës së aksesit në treg. Gjendja e rinisë, ku lidhet gjithçka me situatën në arsim, në universitete, në tregun e punës. Gjendja e pensionistëve shqiptarë, që është më e dobëta nga gjithë pensionistët e Ballkanit perëndimor. Pra, një ofertë realiste, sepse do të bazohet mbi realitetin dhe mundësitë që ka Shqipëria dhe një ekip të besueshëm, që ta realizojë këtë program, pra të mos mbetet në një program elektoral, por të kthehet në një program qeverisës.
Zëri i Amerikës: Ju kritikuat udhëheqësit politikë, që janë aty për një kohë të gjatë, por edhe ju vet jeni në politikën shqiptare për shumë vite. Që nga përjashtimi i zotit Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, ju keni kërkuar ndjesë për gabimet tuaja, por nuk keni përmendur konkretisht se për çfarë. A mund të ndani me elektoratin tuaj dhe me ne disa nga ato gjëra, që sot do t’i bënit ndryshe?
Lulzim Basha: Në gjithë rastet që kam patur, së fundi edhe në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, e kemi shteruar se çfarë është bërë gabim. Kurrë nuk duhet të kemi hezitim për të kërkuar ndjesë për atë që është bërë gabim, por e rëndësishme për shqiptarët është se çfarë ofrojmë ne sot. Pse ata duhet të drejtojnë sytë nga Partia Demokratike? Dhe unë ju them se ka dy arsye: E para sepse ajo është e vetmja forcë politike, që ka hartuar një program të qenësishëm, jo parrulla elektorale, jo diçka për t’iu përgjigjur shijes apo kërkesave të momentit, por një program, i cili bazohet në një njohje të thellë të realitetit, të problemeve, që Shqipëria ka, si dhe të mundësive për t’u dhënë zgjidhje këtyre problemeve. Ky program është produkt i një ekipi ekspertësh, jo politikanësh, me asistencë nga ekspertë perëndimorë, evropianë dhe të SHBA-ve. Arsyeja e dytë, të cilës po i afrohemi me shpejtësi; nuk jemi ende aty, është ekipi i Partisë Demokratike, i cili do të përbëhet nga njerëz me reputacion, të kenë besim në komunitet, jo njerëz që e shohin politikën si një profesion për veten e tyre, por si një shërbim ndaj njerëzve. Jam i bindur se me përfundimin e porcesit të riorganizimit të Partisë Demokratike, shumë shpejt në një dialog, në një debat, jo në kulisa, do t’u japim shqiptarëve një ekip prej 140 kandidatesh dhe kandidatësh, të cilët do të jenë një pasqyrë e më të mirës, ku shqiptarët të kenë vërtet besim se do të përfaqësohen dhe mbrohen interesat e tyre dhe jo interesa klaneshm, tarafesh apo personash të caktuar.
Manastiri i Deçanit SARANDA- Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik grek, OMONOIA, ka dalë sot në një deklaratë për s...
Foto ilustruese TIRANË- Sali Berisha në deklaratat e tij të përditshme nga banesa e tij ka thëne ditën e sotme se Berbe...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se sipas tij, ka urdhëruar Damanin për të arrestuar...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar shqiptarët për Ditën e Verës dhe ka gjetur rastin t...
Foto ilustruese SHBA-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kritikon përpjekjen e fundit për normalizmin e punimeve të parlamenti...
Foto ilustruese SPANJË-Forcimi i lidhjeve ekonomike midis Shqipërisë dhe Spanjës kontribuon në stabilitetin rajonal të BE-s&...
Foto ilustruese BRUKSEL- Marrëveshja Rama-Meloni për të sjellë emigrantët në Shqipëri, rrezikon të shpërb&eum...
Flamur Noka dhe Idajet Beqiri TIRANA- Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar në SPAK deputetin demokrat Flamur Noka. Në kallëzim ...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në “Open” në News 24, ...
afrim krasniqi TIRANË- “Mazhoranca ka një program për të cilin është votuar. Nëse lexoni programin e qeverisë...