14 Mars 2024, 17:44
Nga h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL- Marrëveshja Rama-Meloni për të sjellë emigrantët në Shqipëri, rrezikon të shpërbëhet. Kështu raporton media italiane La Repubblica, e cila thotë se kjo pritet të ndodhë nëse është e vërtetë që gjyqtarët e seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane kanë nevojë për vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të thënë fjalën e fundit për legjitimitetin e procedurave të përshpejtuara kufitare.
Gjykata e Lartë në Itali u thirr për të shqyrtuar ankesat e Prokurorisë së Shtetit në emër të Ministrisë së Brendshme kundër urdhrave me të cilat Gjykata e Katanias nuk vërtetoi ndalimin e disa emigrantëve tunizianë në qendrën Pozzallo vjeshtën e kaluar. Gjykata vendosi të pezullojë gjykimet për procedurat në vazhdim dhe t’i drejtohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë duke kërkuar një vendim urgjent. Në përgjigje, Gjykata Europiane i tha jo procedurës së përshpejtuar kufitare.
Protokolli mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane parashikon se do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare për emigrantët e kapur në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane, duke përfshirë garancinë e diskutueshme prej 5000 eurosh për të pritur vendimin për kërkesën për azil në liri dhe jo në paraburgim në qendrat shqiptare.
Pra, efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë ai i një shtyrje e përkohshme e papërcaktuar e marrëveshjes së Italisë Shqipëri.
marreveshja rama meloni
Politike
14 Mars 2024, 16:41
M.B
Flamur Noka dhe Idajet Beqiri
TIRANA- Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar në SPAK deputetin demokrat Flamur Noka. Në kallëzim ...
Politike
13 Mars 2024, 22:50
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në “Open” në News 24, ...
Politike
13 Mars 2024, 22:38
r.ll
afrim krasniqi
TIRANË- “Mazhoranca ka një program për të cilin është votuar. Nëse lexoni programin e qeverisë...
Politike
13 Mars 2024, 22:35
r.ll
dashamir shehi
TIRANË- Për të kuptuar situatën, mjafton të sjellim një analizë konkrete mbi fakte. Në seancën...
Politike
13 Mars 2024, 22:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Mazhoranca socialiste ka 74 mandate në Kuvend. Bashkë me 3 mandatet e Partisë Social-Demokrate të Tom Dosh...
Politike
13 Mars 2024, 22:31
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Aktualisht Partia Demokratike është e ndarë në dy grupime. Deputetët që mbështesin rithemeli...
Politike
13 Mars 2024, 22:29
r.ll
TIRANË- ‘Ju lutem, kolegë deputetë, qytetarët kërkojnë të dëgjojnë buxhetin e tyre. Çfarë keni,...
Politike
13 Mars 2024, 22:26
r.ll
neritan alibali
TIRANË- Përballë radikalitetit të opozitës, mazhoranca ndërmori një tjetër hap, duke ndryshuar rre...
Politike
13 Mars 2024, 22:24
r.ll
dashamir shehi
TIRANË- Më 22 shtator 2023, u kërkua komisioni hetimor nga 45 deputetë të Kuvendit për rrjedhjen e të dh...
Politike
13 Mars 2024, 22:22
r.ll
kuvendi
TIRANË- Kjo, është gjuha që dëgjojmë rëndom nga i ashtuquajturi tempull demokracie….E enjtja e seancave ...